Sektori i produkteve elektrike

Ky sektor duhet të kryejë në përputhje me legjislacionin për sigurinë e punës të pajisjeve dhe të instalimeve elektrike, verifikime dhe inspektime të pajisjeve dhe instalimeve ekektrike, me qëllim sigurimin e jetës, shëndetit publik, kafshëve shtëpiake dhe vlerave materiale, sipas planit të parashikuar vjetor në bashkëpunim edhe me struktura të tjera inspektuese;
Përgjigjet për plotësimin e kërkesave të sigurisë, të përcakruara në rregulloret në fuqi të projektimit, përdorimit, shfrytëzimit dhe vlerësimit të konformitetit;
Të mbikëqyrë sigurinë e pajisjeve, impjanteve, instalimeve dhe rrjeteve elektrike që janë në përdorim dhe të vlerësojë konformitetin e tyre me ligjet, rregulloret teknike dhe standartet në fuqi;
Të mbikëqyrë tregun për produktet elektrike, lidhur me sigurinë e tyre referuar kërkesave ligjore, të parandalojë praktikat tregtare të gabuara, mashtruese të paligjshme me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe krijimin e mundësive që bizneset të konkurojnë në një treg të rregullt dhe të barabartë.