Me datë 31/01/2019,
Inspektorati Shtetëror I Mbikëqyrjes sëTregut, në ambientet e Tirana International Hotel organizoi Analizën e Punës për vitin 2018. Në këtë takim morën pjesë dhe përfaqësues tëInspektoratit Qendror të cilët u përfaqësuan nga Inspektori I Përgjithshëm. Z. Shkëlqim Hajdari në fjalën e mbajtur përgëzoi punën e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe bëri thirrje për konsolidimin e proceseve të rregullta ligjore inspektuese.
Nëfjalën e saj, Znj. Ejana Xhixha prezantoi punëne drejtorive përkatëse në të cilën u evidentuan si arritjet po ashtu dhe problematikat e hasura gjatë vitit 2018.Gjatë kësaj analize, theksi u vendos tek forcimi I të drejtave të konsumatorëve, vazhdimi I ngritjes së kapaciteteve dhe informimi/këshillimi I operatorëve ekonomikë në përmbushje të detyrimeve ligjore.
Në fund, u konkludua me sfidat përvitin 2019 dhe iu la vendi bashkëbisedimit midis pjesëmarrësve mbi problematikat apo rekomandimet.