Takimi i radhës për veprimtarinë e Task-Forcës për ndalimin e përdorimit në territorin e Republikës së Shqipërisë të qeseve plastike mbajtëse, jashtë normave të lejuara, u zhvillua në qytetin e Gjirokastrës nën kujdesin e Z. Odise Kote, Prefekt i Qarkut Gjirokastër
Qëllimi ynë nuk është ndëshkimi.
Qëllimi ynë është Shqipëria e pastër, mjedisi i mbrojtur, dhe përgjegjshmëria për çfarë brezat e rinj do të trashëgojnë nga ne.
Krahas kontrolleve të vazhdueshme në treg, koordinimit efikas të punës ndërinstitucionale, ndërmjet ISHMT-së, AKM-së dhe Policive Bashkiake, fokus i veçantë do të jetë ndërgjegjësimi qytetar.
Për tu njohur me rolin dhe funksionet e ISHMT-së klikoni www.ishmt.gov.al