| Termi | Perkufizimi | Referenca | 
| Akreditim | “Akreditim” është dëshmia/certifikata e lëshuar nga organizmi kombëtar i akreditimit për organin e vlerësimit të konformitetit, që përmbush kërkesat e përcaktuara në standardet e harmonizuara dhe, sipas rastit, çdo kërkesë shtesë, përfshirë ato të vendosura në skemat përkatëse sektoriale, për kryerjen e një veprimtarie specifike të vlerësimit të konformitetit. | 
 
 LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011 | 
| Organ I vlerësimit të konformitetit | Organ I vlerësimit të konformitetit është cdo organ që kryen veprimtari të vlerësimit të konformitetit përfshirë kalibrimin, testimin, certifikimin dhe inspektimin | |
| Organ i miratuar | “Organ i miratuar” është organi i vlerësimit të konformitetit, i miratuar nga ministri përgjegjës, për kryerjen e detyrave specifike të vlerësimit të konformitetit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji. | LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011 | 
| Organizëm europian i notifikuar | “Organizëm europian i notifikuar” është organizmi i vlerësimit të konformitetit, i miratuar nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian, i notifikuar prej këtij të fundit në Komisionin Europian (KE) dhe i regjistruar në faqen zyrtare të KE-së, si një trup kompetent për kryerjen e detyrave specifike të vlerësimit të konformitetit të produktit për vendosjen e markimit CE | LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011 | 
| Përfaqësues i autorizuar | “Përfaqësues i autorizuar” është çdo person fizik ose juridik, i regjistruar në Shqipëri, i cili ka një akt përfaqësimi nga prodhuesi për të vepruar në emër të tij për detyra specifike, për detyrimet e prodhuesit që parashikohen në këtë ligj ose aktet nënligjore në zbatim të tij. | 
 LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011 | 
| Markimi CE | “Markim CE” është markimi, me të cilin prodhuesi tregon që produkti është në përputhje me kërkesat e legjislacionit të zbatueshëm, kur ky legjislacion parashikon fiksimin e këtij markimi. | 
 LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011 | 
| Vlerësimi i konformitetit 
 | “Vlerësim i konformitetit” është procesi që provon nëse janë përmbushur kërkesat e specifikuara për një produkt, proces, shërbim, sistem, person ose trup. Vlerësimi i konformitetit përfshin aktivitete si kalibrimi, testimi certifikimi dhe inspektimi. | LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011 | 
| Procedurat e vlerësimit të konformitetit 
 | Procedurat e vlerësimit të konformitetit mbulojnë fazën e dizenjimit dhe prodhimit të produktit. Procedurat përbëhen nga një ose dy module të përcaktuara në ligjin për tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut. Përzgjedhja e procedurave bëhet duke marrë parasysh tipin e produktit, natyren e riskut etj. | |
| Shpërndarës 
 | “Shpërndarës” është çdo person fizik ose juridik, i përfshirë në zinxhirin e furnizimit, përveç prodhuesit dhe importuesit, që bën të disponueshëm produktin në treg. | LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011 | 
| Operator ekonomik 
 | “Operator ekonomik” është prodhuesi, përfaqësuesi i tij i autorizuar, importuesi ose shpërndarësi. | LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011 | 
| Rrezik 
 | “Rrezik” është një burim potencial dëmtimi. Një mënyrë për vlerësimin sasior të rrezikut gjatë vlerësimit të riskut është shkalla e dëmtimit të mundshëm. | UDHËZIM Nr. 177, datë 26.12.2013 | 
| Importues 
 | “Importues” është çdo person fizik ose juridik, i regjistruar në Shqipëri, i cili vendos në tregun shqiptar një produkt nga një vend tjetër. | LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011 | 
| Inspektim 
 | “Inspektim” është procesi i ekzaminimit të projektimit të një produkti, vetë produktit, procesit apo instalimit, dhe përcaktimi i përputhshmërisë së tij me kërkesat specifike ose, sipas gjykimit profesional, me kërkesat e përgjithshme. | LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011 | 
| Prodhues 
 | “Prodhues” është çdo person fizik ose juridik, i cili prodhon një produkt ose ka një produkt të disenjuar a të prodhuar dhe e tregton këtë produkt nën emrin apo markën e tij tregtare. 
 “Prodhues” është gjithashtu: a) përfaqësuesi në Republikën e Shqipërisë I prodhuesit, kur prodhuesi nuk është i vendosur në Shqipëri; c) importuesi i produktit në mungesë të prodhuesit apo përfaqësuesit të tij në Shqipëri; c) persona të tjerë, të përfshirë në zinxhirin e shpërndarjes, për sa kohë që veprimtaritë e tyre mund të ndikojnë në sigurinë e një produkti të vendosur në treg. | LIGJ Nr.10 480, datë 17.11.2011 
 LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011 | 
| Bërje e disponueshme e produktit në treg | “Bërje e disponueshme e produktit në treg” është çdo furnizim i produktit në treg për shpërndarje, konsum ose përdorim të tij gjatë një veprimtarie tregtare, me ose pa pagesë. | LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011 | 
| Vendosje në treg | “Vendosje në treg” është bërja e disponueshme për herë të parë e produktit në treg. | LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011 | 
| Mbikëqyrje e tregut | “Mbikëqyrje e tregut” janë veprimtaritë e kryera dhe masat e marra nga struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut për të garantuar përputhshmërinë e produktit me kërkesat ligjore në lidhje me të, me qëllim që të mos rrezikohen shëndeti, siguria ose aspekte të tjera të mbrojtjes së interesit publik. | LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011 | 
| Produkt | –“Produkt” është çdo substance, artikull i fabrikuar ose send joushqimor, që mund të jetë i ri, i përdorur apo i riparuar, i parashikuar për t’u përdorur nga konsumatorët ose që mund të përdoret prej tyre në kushte të arsyeshme e te parashikueshme edhe kur nuk është i parashikuar për ta, dhe që furnizohet ose bëhet i disponueshëm gjatë një veprimtarie tregtare. Këtu përfshihet edhe produkti që i furnizohet apo i bëhet i disponueshem konsumatorit në kontekstin e ofrimit të një shërbimi nga ofruesit e shërbimit, kur ky produkt përdoret nga konsumatori. 
 | – LIGJ Nr.10 480, date 17.11.2011 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 | 
| Produkt i rrezikshëm | “Produkt i rrezikshëm” është çdo produkt, i cili nuk është në përputhje me përkufizimin e termit “produkt i sigurt | LIGJ Nr.10 480, date 17.11.2011 | 
| Produkt i sigurt 
 | “Produkt i sigurt” është çdo produkt për konsumatorin, i cili, në kushte normale ose të arsyeshme, të parashikueshme përdorimi, përfshirë kohëzgjatjen dhe sipas rastit, kërkesat për vënien në shërbim, për instalimin e për mirëmbajtjen, nuk paraqet ndonjë rrezik ose vetëm një shkallë minimale rreziku, të pajtueshëm me përdorimin e produktit, që vlerësohet i pranueshëm dhe në përputhje me nivelin e lartë të mbrojtjes e të sigurisë së personave, duke marrë parasysh, në veçanti, elementët e mëposhtme: a) karakteristikat e produktit, përfshirë përbërjen, paketimin, udhëzimet për montimin dhe, kur është e zbatueshme, instalimin e mirëmbajtjen; b) efektin ndaj produkteve të tjera, kur, në mënyrë të arsyeshme, parashikohet se do të përdoret me produkte të tjera; c) paraqitjen e produktit, etiketimin, çdo paralajmerim e udhëzim për përdorimin dhe vënien e tij në dispozicion, si dhe çdo shenjë apo informacion tjetër për produktin; c) kategoritë e konsumatorëvë të rrezikuar nga përdorimi i mallit, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. | LIGJ Nr.10 480, date 17.11.2011 | 
| Kthim i produktit 
 | “Kthim i produktit” është çdo mase për kthimin mbrapsht të produkteve të rrezikshme që ndërkohë janë bërë të disponueshme tek konsumatori nga prodhuesi ose shpërndarësi. | Ligji Nr. 10489 datë 15.12.2011 | 
| Risk 
 | “Risk” është kombinimi i balancuar i rrezikut dhe i probabilitetit të shkaktimit të dëmtimit. Risku përshkruan rrezikun dhe probabilitetin e dëmtimit në të njëjtën kohë. | UDHËZIM Nr. 177, datë 26.12.2013 | 
| Risk serioz | “Risk serioz” është rreziku, i cili kërkon ndërhyrjen e shpejtë të organeve publike edhe nëse efektet e tij nuk janë të menjëhershme. | LIGJ Nr.10 480, date 17.11.2011 | 
| Vlerësimi I riskut | “Vlerësimi i riskut” është procedura e identifikimit dhe e vlerësimit të rreziqeve që konsiston në tre hapa: 1) identifikimi i shkallës së rrezikut; 2) përcaktimi i probabilitetit që një konsumator të dëmtohet nga rreziku; 3) kombinimi i rrezikut me probabilitetin. Nivelet e riskut mund të jenë: serioz, i lartë, mesatar dhe i ulët. Vlerësimi i riskut konsiderohet i përfunduar kur është identifikuar niveli më i lartë i riskut për një produkt të caktuar. | UDHËZIM Nr. 177, datë 26.12.2013 | 
| Standard shqiptar 
 | “Standard shqiptar” është një dokument vullnetar, i krijuar me konsensus dhe i miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit për standardizimin, që siguron, për përdorim të njëjtë dhe të vazhdueshëm, rregulla, udhëzime ose karakteristika për veprimtaritë ose rezultatet e tyre, për arritjen e një shkalle optimale të rregullsisë në një kontekst të dhënë. Standardet shqiptare shënohen me “SSH”. | LIGJ Nr.10 480, date 17.11.2011 | 
| Standard i harmonizuar shqiptar | “Standard i harmonizuar shqiptar” është një standard shqiptar, që transpozon një standard të harmonizuar europian, në mbështetje të këtij ligji dhe të rregullave teknike, sipas listës së përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit e ministrisë së linjës, në bashkërendim me ministritë përgjegjëse dhe/ose me autoritetet e tjera të administratës qendrore. Lista e standardeve të harmonizuara shqiptare ose çdo ndryshim i saj botohen në Fletoren Zyrtare. | LIGJ Nr.10 480, date 17.11.2011 | 
| Rregull teknik 
 | Rregull teknik përcakton kërkesat thelbësore të sigurisë për grupe produktesh apo instalimesh sidhe procedurat e vlerësimit të konformitetit që mund të zgjidhen nga prodhuesi. | |
| Specifikim teknik | “Specifikim teknik” është dokumenti, ku përshkruhen kërkesat teknike që duhet të përmbushen nga një produkt, proces ose shërbim. | Ligji Nr. 10489 datë 15.12.2011 | 

