Në kuadrin e Projektit EuropeAid/137616 /IH/SER/AL “Technical Assistance to carry out effective market surveillance in line with acquis”, në 12-13 Shkurt 2019 u organizua trajnimi i inspektorëve të ISHMT-së me temë “Mbikëqyrja e sigurisë së lodrave duke përdorur pajisje/instrumenta kontrolluese”.
Qëllimi i trajnimitishte rritja e njohurive të inspektorëve të ISHMT-së në fushën e mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve me fokus lodrat, në përdorimin e instrumentave, pajisjeve të nevojshme për kontrollin e vetive fizike e mekanike të lodrave, në evidentimin e lodrave të pasigurta dhe që nuk përputhen me kërkesat ligjore qëparashikohen në legjislacionin aktual.
Trajnimi ishte një kombinim i pjesës teorike me aplikimin në terren të kontrolleve të elementëve të sigurisë së produkteve lodra duke përdorur pajisje/instrumenta kontrolluese (toolbox toys).