I. Të drejtat e autorit

Ç `është e drejta e autorit?
E drejta e autorit është e drejta ekskluzive e kopjimit të një vepre krijuese ose për të lejuar dikë të bëjë diçka te tillë. E drejta e autorit mbi një vepër lind automatikisht në momentin e krijimit të veprës origjinale ose të prejardhur.
Ku aplikohet e drejta e autorit?
E drejta e autorit aplikohet te të gjitha veprat origjinale letrare, shkencore dhe artistike. Këto përfshijnë librat, muzikën, skulpturat, pikturat, fotografitë, filmat, programet radio-televizive, programet kompjuterike.
E drejta e autorit përfshihet dhe te subjekte të tjera, e cila përfshin regjistrimin e tingujve (të tilla si rregjistrimet, kasetat dhe kompakt disqet) performancat e interpretuesve dhe sinjalet e komunikimit.
Pse të mbrojmë të drejtën e autorit?
E drejta e autorit dhe te drejtat të lidhura me to, janë thelbësore për krijimtarinë njerëzore, duke u dhënë në këtë mënyrë nxitje krijuesve në formën e njohjes dhe shpërblimeve të drejta ekonomike.  Sipas këtij sistemi të drejtash krijuesit janë të siguruar që veprat e tyre mund të shpërndahen pa frikën e kopjimit të paautorizuar dhe piraterisë. Kjo është për të ndihmuar rritjen e aksesit dhe për të shijuar kënaqësinë e kulturës, njohurive dhe argëtimeve në të gjithë botën.
Kur një person krijon një vepër letrare, muzikore, shkencore apo artistike, ai/ ajo është titullari i asaj vepre dhe është i/e lirë për të vendosur mbi destinacionin apo fatin e përdorimit të saj. Ai person (i quajtur krijuesi ose autori ose titullari i të drejtave) mund të kontrollojë fatin e veprës. Meqenëse, nga ligji dhe konventat, vepra është e mbrojtur nga e drejta e autorit që nga momenti i krijimit dhe nuk ka nevojë për formalitete si kusht i asaj mbrojtjeje.
E drejta e autorit është mbrojtja ligjore e shtrirë te titullari i te drejtave në një vepër origjinale që ai ka krijuar. Ajo përbëhet nga 2 grupe kryesore të drejtash: të drejtat ekonomike dhe të drejtat morale.
Të drejtat ekonomike janë të drejtat e riprodhimit, transmetimit, performancës publike, përshtatjes, përkthimit, recitimit ne publik, shfaqjes publike, shpërndarjes e kështu me radhë.
Të drejtat morale përfshijnë të drejtat e autorit për të kundërshtuar ndonjë shtrembërim, gjymtim apo modifikim/ndryshim tjetër që mund ti bëhet veprës së tij që mund të dëmtojë nderin apo reputacionin e tij.
Ç`kuptoni me autorësi?
Autor është çdo person fizik ose një grup personash fizikë, që krijon vepër letrare, artistike, shkencore, produkt intelektual origjinal, i materializuar, pavarësisht nga forma dhe mënyra e të shprehurit.
Cilat të drejta parashikon e drejta e autorit?
Krijuesit origjinale të veprave të mbrojtura me të drejtën e autorit, dhe trashëgimtarëve të tyre, kanë të drejta të caktuara themelore. Ata mbajnë të drejtën ekskluzive për përdorim ose të autorizojnë të tjerët për të përdorur veprën mbi kushte dhe marrëveshje të rëna dakord. Krijuesi i veprës mund të ndalojë ose të autorizojë:

  • riprodhimin e saj në forma të ndryshme, të tilla si publikimet e shtypura ose regjistrimin e tingujve;
    ·         performancen e tij publike, si në një dramë ose vepër muzikore;
    ·         regjistrimet e tij, për shembull, në formën e kompakt disqeve,kasetat ose videokaseta; ;
    ·         transmetimet e saj me anë të radios, kabëll ose satelit;
    ·         përkthimet në gjuhë të tjera, ose përshtatja e saj, të tilla si një novelë në skenë.Cilat janë të drejtat e lidhura me të drejtën e autorit?
    Një fushë e të drejtave të lidhura me të drejtën e autorit është zhvilluar me shpejtësi në këto 50 vitet e fundit. Të drejtat e lidhura janë:
  • Artistë interpretues dhe/ose ekzekutues janë aktorët, këngëtarët, muzikantët, valltarët dhe personat e tjerë, që paraqesin, këndojnë, kërcejnë, recitojnë, luajnë, interpretojnë, ekzekutojnë, që drejtojnë një orkestër ose shfaqin apo sjellin në çdo lloj mënyre, një krijim artistik ose letrar, një shfaqje të çdo lloji, përfshirë folklorin, varietenë, cirkun dhe shfaqjet me kukulla.
    ·         Prodhues i regjistrimeve fonografike është personi, që, drejtpërdrejt nga një shfaqje artistike, realizon regjistrimin e veprës dhe fiksimin e saj në një mbajtës fonografik ose në një mjet të ngjashëm për riprodhimin e tingujve dhe të zërave.
    ·         Organizatë transmetuese nënkupton transmetimin nga një organizatë transmetuese të një emisioni të një organizate tjetër transmetuese.Cila është mbrojtja e te drejtave te lidhura me te drejtën e autorit?
    Duke pasur parasysh të drejtat e parashikuara nga e drejta e autorit të aplikuara për autorët, “të drejtat e lidhura”, gjithashtu të njohura edhe si “të drejta fqinje” kanë të bëjnë me kategori të tjera të pronarëve të të drejtave, domethënë, artisteve interpretues e ekzekutues, prodhuesve të fonogrameve dhe të organizatave transmetuese. Të drejtat e lidhura janë të drejta që i përkasin interpretuesve, prodhuesve të fonogramit, dhe organizatave transmetuese në lidhje me interpretimet e tyre, fonogramet dhe transmetimet respektive.
    A janë idetë, metodat apo konceptet, të mbrojtura nga e drejta e autorit?
    E drejta e autorit shtrihet vetëm tek shprehjet dhe jo tek idetë, procedurat, metodat e veprimit ose konceptet matematikore si të tilla.

Është një format televiziv i mbrojtur nga e drejta e autorit?
Organizatat transmetuese janë të mbrojtura si mbajtës të të drejtave të lidhura sipas Konventës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Interpretuesve, Prodhuesve të Fonogrameve dhe Organizatat Transmetuese (Konventa e Romës). Përmbajtja e emisionit si e tillë, mund të jetë e mbrojtur nga e drejta e autorit dhe të drejtave të lidhura me të, varet nga legjislacioni kombëtar. Formatet televizive, megjithatë nuk janë diskutuar në WIPO si subjekt i mbrojtjes së veçantë ndërkombëtare.
Është një karakter i mbrojtur nga e drejta e autorit?
Një karakter mund të jetë i mbrojtur sipas të drejtës së autorit nëse është një shprehje origjinale e një autori. Artikujt tregtarë të tilla si lodrat, lojrat interaktive, librat dhe veshjet duke përfshire karakteret gjithashtu mund të jenë të mbrojtura nga të drejtat e pronësisë intelektuale në rrethana të caktuara, kryesisht e drejta e autorit dhe tregtimi i markave, së bashku me fushat e tjera të ligjit.
A është një emër, titull, slogan apo logo e mbrojtur nga e drejta e autorit?
Në rrethanat më të shumta e drejta e autorit nuk i mbron emrat. E drejta e autorit mund ose mund të mos jetë në dispozicion për titujt, sloganet dhe logot, në varësi të faktit nëse ato përmbajnë autorësi të mjaftueshme.
Cilat krijime nuk janë objekt mbrojtjeje nga e drejta e autorit?
Nuk janë objekt i së drejtës së autorit dhe nuk gëzojnë mbrojtje nga ky ligj:

  1. a) idetë, teoritë, konceptet, zbulimet dhe shpikjet në një vepër krijuese, pavarësisht nga mënyra e marrjes, e të shpjeguarit ose e të shprehurit;
    2.      b) shpikjet, aktet ligjore, administrative dhe gjyqësore, si dhe krijime të tjera zyrtare dhe koleksionet e tyre, të paraqitura me qëllim që të informohet zyrtarisht publiku;
    3.      c) simbolet zyrtare të shtetit, të organizatave dhe autoriteteve publike, si për shembull: armët, vula, flamuri, emblemat, medaljoni, shenja dalluese, medalja;
    ç) mjetet e pagesës;
  2. d) lajmet dhe informacioni i shtypit, i cili ka karakter të thjeshtë informimi;
    2.      dh) të dhënat dhe faktet e thjeshta.Çfarë duhet të bëj unë për të mbrojtur të Drejtën e Autorit?
    Përderisa e drejta e autorit ekziston automatikisht, mbajtësi i të drejtës është i mbrojtur sipas ligjit në fuqi. Regjistrimi në Drejtorinë për të Drejtën e Autorit është fakultativ, pra nuk është i detyrueshëm dhe shërben për të evidentuar të drejtën e autorit mbi një vepër të caktuar si pjesë e Regjistrit të të Drejtës së Autorit.

Çfarë janë veprat e prejardhura?
Veprat e prejardhura janë krijime intelektuale, që realizohen duke u bazuar në një ose disa vepra që kanë ekzistuar më parë, si përkthimet, përshtatjet, aranzhimet muzikore, ilustrimet, dokumentarët, riprodhimet artistike, faqet e internetit me të dhëna statike ose ndërvepruese, si dhe ndryshime të tjera të krijimeve/veprave letrare, shkencore ose artistike origjinale që mund të transformohen, të rimodelohen ose të përshtaten, dhe të cilat mbrohen si krijime/vepra origjinale në mënyrë të pavarur nga të drejtat e autorit të krijimit origjinal.
Çfarë konsiderohet termi “Domain Publik”?
Në kuptim të ligjit Nr. 35/2016, me termin “domen publik” konsiderohet tipologjia ose regjimi i përdorimit të lirë nga publiku të veprave të së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, të cilave u ka mbaruar afati i mbrojtjes në bazë të këtij ligji ose që nuk kanë qenë ndonjëherë nën mbrojtjen e ligjit të së drejtës së autorit.

II. Bazat e të dhënave

BAZA E TË DHËNAVE
Baza e të dhënave Mbrohet nga e drejta e autorit baza e të dhënave, e cila, në kuptim të ligjit për të drejtat e autorit, është një mbledhje e krijimeve të pavarura dhe e të dhënave ose materialeve të renditura, në mënyrë sistematike ose metodike dhe që janë të aksesueshme me anë të mjeteve elektronike ose mjeteve të tjera dhe që bën krijim intelektual. Baza e të dhënave nuk shtrihet për përmbajtjen e materialeve që përbëjnë bazën e të dhënave dhe nuk cenon të drejtat ekzistuese mbi to. Mbrojtja e një vepre bazë të dhënash nuk zbatohet për programet kompjuterike të përdorura në përgatitjen ose përdorimin e bazës së të dhënave, të cilat janë të arritshme nga mjetet elektronike.
PËRDORIMI I BAZËS SË TË DHËNAVE

  1. Një përdorues i ligjshëm i një baze të dhënash apo i një kopjeje të saj lejohet të veprojë me të gjitha llojet e përdorimit, nëse kjo është e nevojshme për aksesin në përmbajtjen e bazave të të dhënave dhe përdorimin e saj normal.
  2. Nëse një përdorues është i autorizuar vetëm për një pjesë të bazës së të dhënave, ai lejohet të riprodhojë dhe të ndryshojë vetëm atë pjesë.
  3. Çdo dispozitë kontraktuale në kundërshtim me dispozitat e këtij neni është e pavlefshme.

 
MBROJTJA SUI GENERIS E TË DREJTAVE TË KRIJUESVE TË BAZAVE TË TË DHËNAVE
Objekti i mbrojtjes

  1. Një bazë të dhënash do të thotë një koleksion i veprave të pavarura, i të dhënave ose materialeve të tjera në çfarëdo formë, të rregulluara në mënyrë sistematike ose metodike dhe të aksesueshme në mënyrë individuale me mjete elektronike ose nëpërmjet mjeteve të tjera, ku sigurimi, verifikimi ose paraqitja e përmbajtjeve të tyre kërkon një investim cilësor dhe/ose sasior të konsiderueshëm.
  2. Një prodhues i bazës së të dhënave është një person fizik ose juridik, i cili merr iniciativën dhe rrezikun e investimeve të referuara në pikën 1.
  3. Mbrojtja e bazës së të dhënave ose përmbajtja e saj zbatohet pavarësisht nga mbrojtja e tyre nga e drejta e autorit ose nga të drejta të tjera. Përfshirja e një materiali në një bazë të dhënash dhe përdorimi i tij bëhen pa cenimin ndaj të drejtave ekzistuese në lidhje me atë material.

 
FUSHA E MBROJTJES
 

  1. Mbrojtja e bazës së të dhënave, sipas kësaj pjese, zbatohet:
    a) ndaj tërë përmbajtjes së bazës së të dhënave;
    b) për çdo pjesë cilësore ose sasiore të konsiderueshme të përmbajtjes së saj;
    c) për pjesët cilësore dhe/ose sasiore jothelbësore të një baze të dhënash, kur këto pjesë janë përdorur në mënyrë të përsëritur dhe sistematike, gjë që bie ndesh me shfrytëzimin normal të asaj baze të dhënash ose në mënyrë të paarsyeshme cenohen të drejtat legjitime të prodhuesit të bazës të të dhënave.
  2. Mbrojtja, sipas këtyre pikave, nuk zbatohet për programet kompjuterike të përdorura në bërjen ose funksionimin e bazave të të dhënave elektronike.

 
 
TË DREJTAT E AUTORIT TË BAZËS SË TË DHËNAVE
 

  1. Prodhuesi i një baze të dhënash gëzon të drejtën ekskluzive për të autorizuar ose ndaluar nxjerrjen dhe/ose ripërdorimin e tërë ose të një pjese të konsiderueshme të bazës së të dhënave, të vlerësuara në mënyrë cilësore ose sasiore.
  2. Për qëllimin e kësaj pjese, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
    a) “Nxjerrje” është transferimi i përkohshëm ose i përhershëm i të gjithë përmbajtjes së bazës së të dhënave ose një pjese të saj në një mjedis tjetër me çdo mjet ose në çdo formë.
    b) “Ripërdorim” është çdo formë e vendosjes në dispozicion të publikut të të gjithë përmbajtjes së bazës së të dhënave ose të një pjese të konsiderueshme të saj, nëpërmjet riprodhimit dhe shpërndarjes së kopjeve, përmes dhënies me qira, të drejtës për vënien në dispozicion të publikut të përmbajtjes së bazës së të dhënave dhe nëpërmjet çdo forme tjetër të përcjelljes në publik të bazës së të dhënave. Shitja e parë e kopjes së bazës së të dhënave, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, nga mbajtësi i së drejtës ose me pëlqimin e tij, shuan të drejtën e kontrollit të rishitjes së kësaj kopjeje.
  3. Huazimi publik nuk është një veprim nxjerrjeje ose ripërdorimi.

Veprimet e përsëritura e sistematike që lidhen me pjesët jothelbësore të bazave të të dhënave Nxjerrja e përsëritur dhe sistematike dhe/ose ripërdorimi i pjesëve jothelbësore të përmbajtjes së bazës së të dhënave konsiderohen veprime që bien në kundërshtim me shfrytëzimin normal të bazës së të dhënave ose që cenojnë në mënyrë të paarsyeshme interesat legjitimë të prodhuesit të bazës së të dhënave dhe si të tilla nuk lejohen.
 
TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PËRDORUESIT TË LIGJSHËM TË BAZAVE TË TË DHËNAVE
 

  1. Prodhuesi i bazës së të dhënave, që vendoset në çfarëdolloj mënyre në dispozicion të publikut, nuk mund ta ndalojë përdoruesin e ligjshëm të bazës së të dhënave që të nxjerrë dhe/ose të ripërdorë pjesë jothelbësore të përmbajtjes së saj, të vlerësuara në mënyrë cilësore dhe/ose sasiore, për çfarëdolloj qëllimi. Nëse përdoruesi i ligjshëm është i autorizuar të nxjerrë dhe/ose të ripërdorë vetëm pjesë të caktuara të bazës së të dhënave, kjo pikë gjen zbatim vetëm për ato pjesë.
  2. Përdoruesi i ligjshëm i bazës së të dhënave, që i është vënë në dispozicion publikut në çfarëdolloj mënyre, nuk mund të kryejë veprime që bien në kundërshtim me shfrytëzimin normal të bazës së të dhënave apo cenojnë në mënyrë të paarsyeshme interesat e ligjshëm të prodhuesit të bazës së të dhënave.
  3. Përdoruesi i ligjshëm i bazës së të dhënave, që i është vënë në dispozicion publikut në çfarëdolloj mënyre, nuk mund ta cenojë mbajtësin e së drejtës së autorit apo të drejtave të lidhura në raport, sa u takon veprave ose objekteve të mbrojtura që përfshihen në bazën e të dhënave.
  4. Çdo dispozitë kontraktuale, që bie në kundërshtim me këto pika, është e pavlefshme.

 
 
 
Përjashtime nga të drejtat e prodhuesve të bazave të të dhënave Përdoruesit e ligjshëm të bazës së të dhënave, që i vihet në dispozicion publikut në çfarëdolloj mënyre, mund të nxjerrin ose të ripërdorin pa autorizimin e prodhuesit të saj pjesë thelbësore të përmbajtjes së kësaj baze të dhënash:

a)
në rastin e nxjerrjes së përmbajtjes së bazës joelektronike të të dhënave për qëllime vetjake, në përputhje me parashikimet          e nenit 72 të ligjit për të drejtat e autorit;
         b) në rastin e nxjerrjes për qëllime ilustrimi, për mësimdhënie ose kërkime shkencore, me kusht që të përmendet burimi dhe          të bëhet në atë masë që e justifikon qëllimi jotregtar që duhet të arrihet, në përputhje me parashikimet e nenit 71 të ligjit për          të drejtat e autorit;
         c) në rastin e nxjerrjes dhe/ose ripërdorimit për qëllime të sigurisë publike ose të një procedure administrative ose gjyqësore.
 
AFATI I MBROJTJES SË TË DREJTAVE TË PRODHUESVE TË BAZAVE TË TË DHËNAVE
 

  1. Të drejtat e një prodhuesi të bazës së të dhënave mbrohen që nga data e përfundimit të bërjes së bazës së të dhënave deri në përfundimin e vitit të 15-të, që llogaritet nga 1 janari i vitit pasardhës nga data e përfundimit.
  2. Në rastin e bazës së të dhënave, që i vihet në dispozicion publikut në çfarëdolloj mënyre përpara përfundimit të periudhës së parashikuar në pikën 1, afati i mbrojtjes së të drejtës së prodhuesit të bazës së të dhënave përfundon pas 15 vjetëve, që llogariten nga 1 janari i vitit pasardhës nga data kur baza e të dhënave i është vënë për herë të parë në dispozicion publikut.
  3. Çdo ndryshim thelbësor, i vlerësuar në mënyrë cilësore ose sasiore, i përmbajtjes së bazës së të dhënave, përfshirë çdo ndryshim thelbësor që rrjedh nga mbledhja e shtesave, fshirjeve ose ndryshimeve të njëpasnjëshme, që do të sillnin si rezultat një bazë të dhënash që konsiderohet si një investim thelbësisht i ri, i vlerësuar në mënyrë cilësore dhe sasiore, e kualifikon bazën e të dhënave që rezulton nga ky investim për afatin e vet të mbrojtjes.

 
PËRFITUESIT E MBROJTJES SË TË DREJTAVE TË PRODHUESVE TË BAZAVE TË TË DHËNAVE
 

  1. E drejta e parashikuar në nenin 121, të ligjit për të drejtat e autorit, gjen zbatim për bazat e të dhënave, prodhuesit ose mbajtësit e të drejtave të të cilave janë shtetas të Republikës së Shqipërisë ose kanë vendqëndrimin/rezidencën në territorin e Republikës së Shqipërisë.
  2. E drejta e parashikuar nga neni 121, të ligjit për të drejtat e autorit, gjen zbatim edhe për subjektet tregtare, të krijuara në përputhje me legjislacionin për krijimin dhe organizimin e shoqërive tregtare në Republikën e Shqipërisë, dhe që kanë zyrën qendrore apo vendin kryesor të ushtrimit të veprimtarisë tregtare, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Megjithatë, Kur subjekti tregtar apo shoqëria ka vetëm zyrën të regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë, duhet të ushtrojë veprimtari të vazhdueshme në këtë territor.
  3. Marrëveshjet që e shtrijnë të drejtën e parashikuar në nenin 121, të ligji për të drejtat e autorit, te bazat e të dhënave të krijuara në vendet e treta dhe që nuk janë objekt i dispozitave të pikave 1 dhe 2, mbrohen në bazë të një traktati ndërkombëtar, ku Republika e Shqipërisë është palë.
  4. Afati i çdo mbrojtjeje, që përfshin bazat e të dhënave, të krijuara në vendet e treta, nuk e tejkalon atë që parashikohet në nenin 115 të ligjit për të drejtat e autorit.

 

III. Programet kompjuterike

 
OBJEKTI I MBROJTJES

  1. Sipas ligjit për të drejtat e autorit, një program kompjuterik do të mbrohet si vepër e fjalës nëse është krijim origjinal individual dhe intelektual i vetë autorit. Termi “program kompjuterik” përbën krijimin në çdo formë të një programi kompjuterik, programet e aplikimit dhe sistemet operative të shprehura në çdo lloj gjuhe, duke përfshirë materialet përgatitore të projektimit dhe manualet. Idetë dhe parimet që përbëjnë bazën e cilitdo element të një programi kompjuterik, duke përfshirë edhe ato, të cilat përbëjnë bazën e ndërfaqes, nuk do të mbrohen nga e drejta e autorit.
  2. Pa cenuar dispozitat e ligjit për të drejtate autorit, nëse një program kompjuterik është i përfshirë në një diplomë ose model përdorimi, ai përfiton mbrojtje nga dispozitat ligjore për mbrojtjen e pronësisë industriale.

 
PROGRAMI KOMPJUTERIK I KRIJUAR NË KUSHTET E PUNËSIMIT
Në qoftë se një program kompjuterik është krijuar nga një punëmarrës në ekzekutimin e detyrave të tij ose pas udhëzimeve të dhëna nga punëdhënësi i tij, punëdhënësi, ekskluzivisht, ka të drejtë të ushtrojë të gjitha të drejtat ekonomike për programin e krijuar, përveçse nëse parashikohet ndryshe në kontratë.
 
E DREJTA E AUTORIT TË PROGRAMIT KOMPJUTERIK

  1. Autori i programit kompjuterik, sipas dispozitave të kreut III, seksioni 2 të ligjit për të drejtat e autorit, gëzon të drejtën ekskluzive të ndalojë ose të autorizojë:

a) riprodhimin e përhershëm ose të përkohshëm të një programi kompjuterik me çdo mjet dhe në çdo formë, pjesërisht ose tërësisht; kjo përfshin ngarkimin, ekspozimin, funksionimin, transmetimin ose ruajtjen e një programi kompjuterik, i cili kërkon riprodhimin e tij;
b) përkthimin, përshtatjen, rregullimin dhe çdo ndryshim tjetër të një programi kompjuterik dhe riprodhimin e rezultateve të tij, pa cenuar të drejtat e personit, i cili ndryshon programin;
c) çdo formë të shpërndarjes në publik të origjinalit ose kopjeve të një programi kompjuterik, duke përfshirë dhënien me qira të origjinalit apo kopjeve të tij.
 

  1. Dispozitat e neneve 24, 31 dhe 72, të ligjit për të drejtat e autorit, nuk do të zbatohen për programet kompjuterike.

Programet kompjuterike nuk do të jenë subjekt i huadhënies publike, përveçse nëse është parashikuar në kontratë.

  1. Dispozitat e nenit 27, të ligjit për të drejtat e autorit, për shuarjen e së drejtës së shpërndarjes, do të zbatohen me ndryshimet e nevojshme për programet kompjuterike.

 
 
 
PËRJASHTIMET
 

  1. Në mungesë të dispozitave specifike kontraktuale për veprimet e përmendura në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit për të drejtat e autorit, përfshirë edhe korrigjimet e gabimeve, nuk do të kërkohet autorizim nga mbajtësi i së drejtës, kur përdorimi i programit kompjuterik është i nevojshëm për blerësin e ligjshëm, në përputhje me qëllimin.
  2. Bërja e një kopjeje rezervë nga një person që zotëron të drejtën e përdorimit të programit kompjuterik nuk mund të pengohet nga një kontratë për aq sa është e nevojshme për atë përdorim.
  3. Personi që ka të drejtën për të përdorur një kopje të një programi kompjuterik gëzon të drejtën për të vëzhguar, studiuar ose testuar funksionimin e programit, për të përcaktuar idetë dhe parimet që përbëjnë bazën e cilitdo elementi të programit, pa autorizimin e autorit, nëse ai e bën këtë gjatë kryerjes së ndonjë prej veprimeve të vendosjes, ekspozimit, funksionimit, transmetimit ose deponimit të programit.
  4. Çdo parashikim kontraktor, në kundërshtim me pikat 2 dhe 3, të këtij neni, do të jetë i pavlefshëm.

 
 
ZBËRTHIMI I KODIT
 

  1. Nëse riprodhimi i kodit dhe përkthimi i formës së tij, sipas parashikimeve të pikave 1 dhe 2, të nenit 90, të ligjit për të drejtat e autorit, janë të domosdoshëm për të marrë informacion të nevojshëm për të arritur ndërveprimin e një programi të krijuar në mënyrë të pavarur me programe të tjera, autorizimi i mbajtësit të së drejtës nuk do të jetë i nevojshëm, me kusht që:


a)
këto veprime të kryhen me autorizim për përdorim ose nga një person tjetër, i cili ka të drejtë të përdorë një kopje të                         programit ose në emër të tij, nga një person i autorizuar për të kryer këtë veprim;
          b) informacioni i nevojshëm për të arritur ndërveprimin nuk ka qenë më parë në dispozicion të personave të përmendur në                  shkronjën “a” të kësaj pike;
          c) këto veprime kufizohen vetëm për ato pjesë të programit origjinal, të cilat janë të nevojshme për arritjen e ndërveprimit.
 

  1. Informacioni i marrë nëpërmjet aplikimit të parashikimeve të pikës 1, nuk mund:

 
a) të përdoret për qëllime të tjera, përveçse për të arritur ndërveprimin e programit kompjuterik të krijuar në mënyrë të                       pavarur;
          b) t’u transferohet personave të tjerë, përveçse kur është e nevojshme për arritjen e ndërveprimit të programit të krijuar në                  mënyrë të pavarur;
          c) të përdoret për prodhimin, zhvillimin ose marketingun e një programi tjetër kryesisht të ngjashëm në thelbin e tij ose për                  çdo veprim tjetër që cenon të drejtën e autorit.
 

  1. Pikat e mësipërme nuk duhet të interpretohen në atë mënyrë që zbatimi i tyre të cenojë interesat e ligjshëm të mbajtësve të të drejtave mbi veprën ose të cenojë shfrytëzimin normal të programit kompjuterik.
  2. Çdo parashikim kontraktor, në kundërshtim me parashikimet e këtyre pikave, është i pavlefshëm.

 
 
 
MASAT E VEÇANTA TË MBROJTJES SHKELJE TË TË DREJTAVE NË NJË PROGRAM KOMPJUTERIK PËRBËN, NË VEÇANTI:

          a) çdo veprim i shpërndarjes së një kopjeje të një programi kompjuterik, duke e ditur ose duke pasur arsye për të besuar se                     ajo është një kopje e paligjshme;
          b) zotërimi për qëllime tregtare të një kopjeje të një programi kompjuterik, duke e ditur ose duke pasur arsye për të besuar                     se është një ekzemplar i paligjshëm;
          c) çdo veprim i shpërndarjes ose posedimi për qëllime tregtare i çdo mjeti, qëllimi i vetëm i të cilit është që të largojë ose të                     anashkalojë në mënyrë të paautorizuar pajisjet teknike, të cilat shërbejnë si mbrojtje e një programi kompjuterik.
 
 
Dispozitat e  ligjit për të drejtat e autorit, lidhur me mbrojtjen e programeve kompjuterike dhe të të drejtave të tjera të autorit, të të drejtave të lidhura me to, nuk cenojnë dispozitat e tjera ligjore, siç janë ato që rregullojnë mbrojtjen e shpikjeve nga patentat, markat tregtare, mbrojtjen e dizajneve dhe topografive të produkteve gjysmëpërçuese, modelet e përdorimit, qasjes së kushtëzuar, qasjes në shërbimet e transmetimeve kabllore, mbrojtjen e thesareve kombëtare, kërkesat për depozitat ligjore, ligjet për praktikat kufizuese dhe konkurrencën e pandershme, të sigurisë, konfidencialitetit, mbrojtjen e të dhënave e privatësisë dhe qasjes në dokumentet publike.
 

IV. Veprat audiovizuale

 
Veprat audiovizuale, sipas  ligjit për të drejtat e autorit, janë filmat kinematografikë, televizivë, filmat e animuar, reklamat ose filmat e tjerë, videot e shkurtra muzikore, dokumentarët, emisione dhe grafika televizive, si dhe veprat e tjera audiovizuale, të shprehura nga sekuenca të pamjeve lëvizëse të ndërlidhura, me ose pa zë, pavarësisht nga natyra e mjetit në të cilën ato janë të fiksuara.
 
E DREJTA E PËRSHTATJES AUDIOVIZUALE

  1. E drejta e përshtatjes audiovizuale është e drejta ekskluzive e autorit të një vepre ekzistuese të së drejtës së autorit për ta transformuar atë në një vepër audiovizuale.
  2. Kalimi i së drejtës së parashikuar në pikën 1, mund të bëhet vetëm në bazë të një kontrate me shkrim, e dallueshme nga kontrata e botimit për një vepër, mes autorit të së drejtës së autorit dhe prodhuesit të veprës audiovizuale.
  3. Prodhuesi i një vepre audiovizuale është personi fizik ose juridik, i cili merr përgjegjësinë për prodhimin e veprës, si dhe siguron burimet e nevojshme teknike e financiare për realizimin e saj, sipas kushteve të kontratës.
  4. Përveçse kur parashikohet ndryshe në kontratë, në kontratën e përshtatjes audiovizuale, të lidhur mes autorit të një vepre ekzistuese të mëparshme dhe prodhuesit (producentit) të filmit, do të konsiderohet se këtij të fundit i kalon ekskluzivisht dhe pa kufizime e drejta e transformimit dhe përfshirjes së veprës burimore/ekzistuese në një vepër audiovizuale, të drejtat ekonomike në këtë vepër audiovizuale, në përkthimet e saj, transformimet audiovizuale dhe të fotografive të bëra në lidhje me prodhimin e veprës audiovizuale.
  5. Pavarësisht nga dispozitat e pikës 3, autori i veprës së përshtatur do të mbajë:
    a) të drejtën ekskluzive të përshtatjeve të reja audiovizuale të veprës së përshtatur, të cilën ai mund të ushtrojë pas kalimit të njëzet vjetëve nga lidhja e kontratës së përmendur në pikën 1;
    b) të drejtën ekskluzive të ndryshimit të mëtejshëm të veprës audiovizuale në ndonjë formë tjetër artistike;
    c) të drejtën për një shpërblim të drejtë nga prodhuesi i filmit për çdo dhënie me qira të një videogrami që përmban veprën audiovizuale.
  6. Autori i një vepre të përshtatur nuk mund të heqë dorë nga e drejta e përmendur në pikën 5.

 
BASHKAUTORËSIA NË VEPRËN AUDIOVIZUALE
 

  1. Personat në vijim njihen si bashkautorë të një vepre audiovizuale:

a) regjisori kryesor, i cili do të konsiderohet si autori i veprës ose si një ndër autorët e saj;
b) autori i skenarit (skenaristi);
c) autori i dialogëve;
ç) kompozitori i veprës muzikore (me ose pa tekst), e krijuar posaçërisht për veprën audiovizuale;
d) autori i përshtatjes së veprës;
dh) drejtori i fotografisë.
 

  1. Në qoftë se një vizatim ose krijim i animuar përbën një element thelbësor të veprës audiovizuale, krijuesi kryesor i vizatimit ose i animimit do të konsiderohet si një bashkautor i kësaj vepre.

 
Autorët e kontributeve në veprën audiovizuale Një krijues i animimit (animator) ose i vizatimit dhe një kompozitor i muzikës së filmit, të cilët nuk konsiderohen bashkautorët e veprës audiovizuale ose kinematografike, sipas kuptimit të nenit 97, të ligjit për të drejtat e autorit, një skenograf/e, kostumograf/e, një artist make up-i dhe një redaktor, të gjithë do të kenë të drejta të autorëve në lidhje me kontributet e tyre individuale në vepër (autorët e kontributeve).
 
KONTRATA E PRODUKSIONIT/PRODHIMIT AUDIOVIZUAL

  1. Një kontratë për produksion audiovizual rregullon marrëdhëniet ndërmjet producentit të filmit, bashkautorëve të një vepre audiovizuale dhe autorëve të kontributeve, si edhe marrëdhëniet ndërmjet autorëve të një vepre audiovizuale.
  2. Përveçse kur parashikohet ndryshe me kontratë, do të konsiderohet se bashkautorët dhe autorët, nëpërmjet kontratës së prodhimit të filmit, i kanë kaluar prodhuesit (producentit) të filmit, ekskluzivisht dhe pa kufizime, të gjitha të drejtat e tyre ekonomike mbi veprën audiovizuale, përkthimin e saj, transformimet audiovizuale dhe fotografitë e bëra në lidhje me këtë vepër.
  3. Përveçse kur parashikohet ndryshe në kontratën për prodhimin (produksionin) audiovizual ndërmjet producentit të filmit dhe autorëve të kontributeve, do të konsiderohet se prodhuesi (producenti) i filmit fiton të gjitha të drejtat ekonomike të autorëve të tillë për të përdorur kontributet e tyre në masën e nevojshme për të përmbushur qëllimin e kontratës.
  4. Pavarësisht nga dispozitat e përcaktuara në pikat e mësipërme:
    a) bashkautorët ruajnë të drejtën ekskluzive për transformimin e mëtejshëm të veprës audiovizuale në një formë tjetër artistike;
    b) autorët e kontributeve ruajnë të drejtën për të përdorur në mënyrë individuale kontributet e tyre në veprën audiovizuale, me kusht që ky përdorim të mos cenojë të drejtat e prodhuesve (producentëve) të filmit;
    c) bashkautorët ruajnë të drejtën e një shpërblimi të drejtë nga prodhuesi (producenti) i filmit për çdo dhënie me qira të videogrameve të veprës audiovizuale.
  5. Bashkautorët dhe autorët e kontributeve të një vepre audiovizuale nuk mund të heqin dorë nga të drejtat e parashikuara në pikën 4.

 
 
TË ARDHURAT NGA SHFRYTËZIMI I VEPRAVE AUDIOVIZUALE
 

  1. Bashkautorët e veprës audiovizuale gëzojnë të drejtën e një shpërblimi për çdo mënyrë shfrytëzimi të veprës audiovizuale të autorit, e cila llogaritet në mënyrë proporcionale me të ardhurat e përgjithshme, që rrjedhin prej saj, me përjashtim të rastit kur është rënë dakord ndryshe.
  2. Prodhuesi (producenti) i filmit duhet të paktën një herë në vit të dërgojë te bashkautorët e veprës audiovizuale një raport për të ardhurat, në mënyrë të veçantë për secilën formë të autorizuar të shfrytëzimit të veprës. Autorët e marrin shpërblimin nga prodhuesi apo nga përdoruesit ose nga agjencia e administrimit kolektiv, në bazë të marrëveshjeve të bëra ndërmjet tyre.

 
 
 
PËRFUNDIMI I VEPRËS AUDIOVIZUALE

  1. Vepra audiovizuale konsiderohet e përfunduar kur, sipas marrëveshjes ndërmjet regjisorit kryesor dhe prodhuesit (producentit) të filmit, kopja e parë standarde e veprës, që është objekt i kontratës, është e realizuar.
  2. Kopja origjinale, ku është materializuar versioni përfundimtar i veprës, e përmendur në pikën 1, nuk duhet të shkatërrohet.
  3. Çdo ndryshim në kopjen e veprës audiovizuale, të përmendur në pikën 1, do të jetë i lejueshëm vetëm pasi të jetë arritur marrëveshja paraprake ndërmjet prodhuesit (producentit) të filmit dhe regjisorit kryesor.
  4. Kur ndonjë nga bashkautorët refuzon përfundimin e kontributit të tij në veprën audiovizuale ose nëse ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë, për shkak të forcës madhore, ai nuk mund të kundërshtojë përdorimin e kontributit të tij të bërë deri atëherë për qëllim të përfundimit të kësaj vepre. Autori në fjalë do të ketë të drejtat përkatëse të së drejtës së autorit lidhur me kontributin që ai ka bërë tashmë.

 
ZGJIDHJA E KONTRATËS
 

  1. Nëse prodhuesi nuk e përfundon veprën audiovizuale brenda pesë viteve nga dita e lidhjes së kontratës së prodhimit (produksionit) të filmit ose në qoftë se ai nuk e shpërndan veprën e përfunduar audiovizuale brenda një viti nga koha e realizimit të saj, bashkautorëve u lind e drejta të kërkojnë zgjidhjen e kontratës, përveçse nëse nuk parashikohet ndryshe në kontratë.
  2. Në rastin e përmendur në pikën 1, bashkautorët dhe autorët e kontributeve ruajnë të drejtën e shpërblimit për dëmin e shkaktuar, përkatësisht, mbi secilën pjesë përbërëse të veprës audiovizuale.

 
 

V. Të drejtat e lidhura

 
Të  drejtat e lidhura, të tilla si: të drejtat e interpretuesve/ekzekutuesve në lidhje me interpretimet/ekzekutimet e tyre; prodhuesve të regjistrimeve fonografike të tyre; prodhuesve të fiksimeve/(regjistrimeve) të para të filmave të tyre; organizatave transmetuese për transmetimet e tyre; botuesve në lidhje me botimet e tyre; prodhuesve të bazës së të dhënave në lidhje me bazën e të dhënave të tyre;
 
ARTISTËT INTERPRETUES DHE/OSE EKZEKUTUES “INTERPRETUESIT DHE/OSE EKZEKUTUESIT”, SIPAS  LIGJIT PËR TË DREJTAT E AUTORIT, JANË:
aktorët, këngëtarët, muzikantët, valltarët, dirigjentët e orkestrave ose të korit dhe personat e tjerë, të cilët paraqesin, aktrojnë, këndojnë, recitojnë, luajnë, interpretojnë, ekzekutojnë, që drejtojnë një orkestër ose që shfaqin në mënyra të tjera vepra letrare dhe artistike, një shfaqje të çdo lloji, përfshirë format e shprehjes së folklorit, varietete, shfaqjet e cirkut ose shfaqjet me kukulla.
KUPTIMI I FONOGRAMIT DHE I PRODHUESIT TË TIJ NË ZBATIM TË LIGJIT PËR TË DREJTAT E AUTORIT, TERMAT E MËPOSHTËM KANË KËTË KUPTIM:
a) “Fonogram” është fiksimi i tingullit të një interpretimi dhe/ose ekzekutimi apo tingujve të tjerë ose paraqitja e tingujve në një formë tjetër, përveç asaj të fiksimit të përfshirë në një vepër audiovizuale.
b) “Prodhuesi i fonogramit” është personi fizik ose juridik, i cili ndërmerr nismën dhe mban përgjegjësinë për fiksimin e parë të tingujve në një interpretim dhe/ose ekzekutim apo tingujve të tjerë ose paraqitja e tingujve në një formë tjetër.
 
TË DREJTAT E PRODHUESVE TË FIKSIMEVE TË PARA TË FILMAVE

  1. Prodhuesi i fiksimeve të para të filmave është personi fizik ose personi juridik që, në emër të vet dhe më vete ose në llogari të dikujt tjetër, organizon dhe menaxhon prodhimin e një vepre audiovizuale, si dhe ka përgjegjësinë për përfundimin e saj.
  2. Prodhuesit e fiksimeve të para të filmave kanë të drejtën ekskluzive për të autorizuar ose ndaluar veprimet vijuese në raport me origjinalin ose kopjet e filmave të tyre:
    a) riprodhimin e filmave të tyre;
    b) shpërndarjen e filmave të tyre;
    c) qiradhënien dhe huadhënien publike të kopjeve të filmave të tyre; ç) vënien në dispozicion të publikut në mënyrë ndërvepruese të filmave të tyre; d) paraqitjen publike të filmave të tyre.
  3. Neni 27 i ligjit për të drejtat e autorit gjen zbatim, me ndryshimet e nevojshme, për të drejtën e prodhuesve për shpërndarjen e fiksimeve të para të filmave.

 
 

  1. Në zbatim të këtij kreu:
    a) “Film ose videogram” është:
     i) fiksimi i parë i asaj çka cilësohet si vepër audiovizuale;
       ii) çdo sekuencë pamjesh në lëvizje, e shoqëruar ose jo me tingull që, në mungesë të origjinalitetit, nuk cilësohet si një vepër audiovizuale;
    b) “Fiksim i parë i filmit” është forma përfundimtare e filmit që mund të shërbejë për përdorim nga publiku.
  2. Prodhuesit e filmit kanë të drejtën e një shpërblimi të drejtë për riprodhimin e veprave të autorit për përdorim privat ose përdorim tjetër personal, sipas nenit 31, pika 1, të ligjit për të drejtat e autorit.
  3. Të drejtat e lidhura të prodhuesit të fiksimit të parë të filmit dhe e drejta e autorit, mbajtës i së cilës është prodhuesi i fiksimit të parë të filmit, zbatohen paralelisht dhe në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, si në rastin kur fiksimi i parë i filmit cilësohet si vepër audiovizuale, ashtu edhe për mbajtësin e së drejtës së autorit për veprën audiovizuale.

 
TË DREJTAT E OFRUESVE TË SHËRBIMIT MEDIATIK

  1. Ofruesit e shërbimit mediatik gëzojnë të drejtën ekskluzive për të autorizuar ose ndaluar veprimet vijuese, që kanë të bëjnë me:
    a) fiksimin e transmetimeve të tyre, nëse këto transmetime janë të transmetueshme me tel ose pa tel, duke përfshirë transmetimin kabllor ose me satelit;
    b) riprodhimin e fiksimeve të këtyre transmetimeve;
    c) shpërndarjen e fiksimeve të transmetimeve të tyre;
    ç) ritransmetimin e transmetimeve të tyre me tel apo pa tel;
    d) përcjelljen në publik të transmetimeve të tyre në vendet ku kërkohet një tarifë;
    dh) vënien në dispozicion të publikut në mënyrë ndërvepruese të fiksimeve të transmetimit të tyre.
  1. Neni 27, i ligjit për të drejtat e autorit, gjen zbatim, me ndryshimet e nevojshme, për të drejtën e shpërndarjes së fiksimit të transmetimeve të ofruesve të shërbimit mediatik audioviziv.
  2. Një operator i rrjetit numerik, i cili thjesht ritransmeton me sistem kabllor transmetimin e ofruesve të shërbimit mediatik audioviziv, nuk do të konsiderohet ofrues shërbimi mediatik audioviziv, sipas dispozitave të këtij kreu.
  3. Të drejtat e përcaktuara në pikën 1, nuk mund të kalohen në formë ekskluzive ose joekskluzive, pa respektuar të drejtën e autorëve krijues, interpretues dhe/ose ekzekutues, dhe prodhuesit të filmit.

 
TË DREJTAT E BOTUESVE
E drejta për shpërblim Botuesit kanë të drejtën e tyre për shpërblim të arsyeshëm për çdo riprodhim të botimeve të tyre me shkrim për përdorim personal privat ose përdorim tjetër personal, në mënyrë të barabartë me të drejtën e autorit për shpërblim, sipas parashikimit në pikën 2, të nenit 31, të  ligjit për të drejtën e autorit
 
.
NJË BAZË TË DHËNASH DO TË THOTË:

  1. Një koleksion i veprave të pavarura, i të dhënave ose materialeve të tjera në çfarëdo formë, të rregulluara në mënyrë sistematike ose metodike dhe të aksesueshme në mënyrë individuale me mjete elektronike ose nëpërmjet mjeteve të tjera, ku sigurimi, verifikimi ose paraqitja e përmbajtjeve të tyre kërkon një investim cilësor dhe/ose sasior të konsiderueshëm.
  2. Një prodhues i bazës së të dhënave është një person fizik ose juridik, i cili merr iniciativën dhe rrezikun e investimeve të referuara në pikën 1.
  3. Mbrojtja e bazës së të dhënave ose përmbajtja e saj zbatohet pavarësisht nga mbrojtja e tyre nga e drejta e autorit ose nga të drejta të tjera. Përfshirja e një materiali në një bazë të dhënash dhe përdorimi i tij bëhen pa cenimin ndaj të drejtave ekzistuese në lidhje me atë material.

 

VI. Agjensitë e administrimit kolektiv

 

  1. Administrimi kolektiv i të drejtave mund të kryhet nga agjencia e administrimit kolektiv të të drejtave, (në vijim AAK), si subjekt juridik, i krijuar nga mbajtësit e të drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura, që kanë si objekt të veprimtarisë së tyre mbledhjen e të ardhurave për përdorimin e veprave dhe shpërndarjen e tyre tek titullarët e së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me të, e cila ka marrë licencimin nga ministria përgjegjëse për të drejtat e autorit pas propozimit nga Drejtoria e të Drejtave të Autorit (në vijim DDA).
  2. Licencimi, referuar në pikën 1, do t’i akordohet subjektit, i cili gëzon këto karakteristika:
    a) regjistrohet si organizatë jofitimprurëse, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi;
    b) ka miratuar statutin e saj, që plotëson kushtet e parashikuara në këtë ligj dhe që duhet të përfshijë në mënyrë specifike:
         i) emërtimin e agjencisë së administrimit kolektiv, objektivat dhe qëllimet, të drejtat e administruara, kategoritë e mbajtësve të të drejtave që agjencia përfaqëson, kriteret për humbjen ose fitimin e anëtarësisë, të drejtat dhe detyrimet e anëtarëve, rregullat e zgjedhjes dhe funksionimit të organeve drejtuese, kapitalin e saj fillestar dhe burimet e planifikuara ekonomike, rregullat e përcaktuara për realizimin e mbledhjes dhe shpërndarjes së të ardhurave, mënyrën e mbikëqyrjes së administrimit ekonomiko-financiar të agjencisë, ngritjen e komisionit të posaçëm, në kuptim të nenit 153, pika 6, të ligjit për të drejtat e autorit, mënyrën e përdorimit të kapitalit ose aseteve të tjera, në rast likuidimi të shoqërisë, rregullat për modalitetet e hartimit të metodologjisë që duhet të negociohet me përdoruesit dhe rregullat e përfaqësimit në negociata, si dhe çdo dispozitë tjetër që është e detyrueshme sipas legjislacionit në fuqi;
         ii) dispozitat statutore të agjencive të administrimit kolektiv duhet të marrin parasysh parimin e transparencës, parimin e konfliktit të interesit në organet e tyre drejtuese, si dhe parimin e mosdiskriminimit midis anëtarëve, anëtarëve dhe joanëtarëve, si dhe midis përdoruesve të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to;
         iii) asambleja e përgjithshme e anëtarëve të agjencisë duhet të mblidhet të paktën një herë në vit; vendos për ndryshimet në statutin e agjencisë për emërimin ose shkarkimin e organeve ekzekutive, rishikon performancën e tyre të përgjithshme dhe miraton shpërblimin e tyre, si dhe përfitimet e tjera, të tilla si përfitimet monetare dhe jomonetare, dhënie pensionesh apo titujsh, të drejta dhe shpërblime të tjera ose të drejtat për pagesa kalimtare; vendos të paktën për politikën e përgjithshme për shpërndarjen e shpërblimeve ndaj mbajtësve të të drejtave dhe shpenzimeve të administrimit të të drejtave, si dhe miratimin e çdo blerjeje, shitjeje ose hipoteke të pasurisë së paluajtshme;
    c) ka selinë qendrore në Republikën e Shqipërisë;
    ç) ka hapësirën dhe logjistikën e përshtatshme dhe mekanizma të mjaftueshëm për mbledhjen, shpërndarjen dhe pagesën e shpërblimit, shërbimin teknik, ekspertizën profesionale me të paktën një punonjës jurist dhe një punonjës financier;
    d) administrimi kolektiv i të drejtave është aktiviteti i saj i vetëm, përveç rastit kur veprimtaritë e tjera të saj janë në fushën e artit dhe kulturës;
    dh) paraqet mekanizma, të cilët garantojnë trajtim të barabartë si për mbajtësit e të drejtave, ashtu edhe për përdoruesit, kur kushtet objektive të trajtimit janë të njëjta.
  1. AAK-ja administron të drejtat në emër dhe për llogari të mbajtësve të këtyre të drejtave.
  2. Çdo propozim për ndryshimin e statutit është objekt i miratimit nga ministri përgjegjës për të drejtat e autorit, sipas propozimit të Drejtorisë për të Drejtën e Autorit. DDA-ja, shqyrton, brenda 10 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës, propozimin për ndryshim të statutit të agjencisë. Miratimi ose refuzimi i propozimit duhet të jetë i argumentuar dhe të shprehet në lidhje me përputhshmërinë e ndryshimeve të statutit me ushtrimin e tagrave të licencës, objekt veprimtarie dhe pastaj miratimi i paraqitet gjykatës së rrethit gjyqësor, me qëllim për regjistrimin e ndryshimit. Çdo ndryshim i statutit, i kryer në kundërshtim me parashikimet e kësaj pike, përbën kusht për heqjen e licencës së agjencisë së administrimit kolektiv.

 
VLEFSHMËRIA E LICENCËS

  1. Licenca e agjencive të administrimit kolektiv për ushtrimin e veprimtarisë është e vlefshme për 3 vjet, e rinovueshme.
  2. Procedura e marrjes së licencës apo ripërtëritjes së saj i nënshtrohet të njëjtave kritere të parashikuara në këtë ligj apo në akte të tjera nënligjore në zbatim të këtij ligji dhe kryhet nëpërmjet një procesi publik, i cili siguron zbatimin e parimeve të transparencës dhe të konkurrueshmërisë.

 
FUNKSIONET, TË DREJTAT DHE DETYRIMET E AGJENCIVE TË ADMINISTRIMIT KOLEKTIV AAK-TË, PËR LLOGARI TË MBAJTËSVE TË TË DREJTAVE DHE NË BAZË TË KOMPETENCAVE QË U JANË DHËNË DHE SA PARASHIKOHET NË  LIGJIN PËR TË DREJTAT E AUTORIT, KANË KËTO FUNKSIONE:
a) t’u japin përdoruesve, në vijim të kërkesave të tyre, kontrata në formën joekskluzive për përdorimin e veprave ose objekteve të të drejtave të lidhura, në këmbim të një shpërblimi, me kontratë të shkruar, brenda tagrave të përcaktuar në licencën e agjencisë;
b) të mbledhin shpërblimin për përdorimin e veprave ose objekteve të të drejtave të lidhura;
c) të shpërndajnë, në bazë të rregullave të shpërndarjes, shpërblimin e mbledhur nga përdoruesit në mënyrë të drejtë dhe të përpjesëtuar me vlerën dhe përdorimin aktual të veprave e të objekteve të të drejtave të lidhura. Parimet e shpërndarjes së shpërblimit përcaktohen në statutin e agjencisë dhe do të përjashtohet çdo mundësi arbitrariteti;
ç) të përfaqësojnë mbajtësit e të drejtave, të drejtat e të cilëve ata administrojnë, në procedurat gjyqësore ose administrative dhe të kryejnë çdo veprim tjetër ligjor të nevojshëm për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të administruara nga ato;
d) të kryejnë çdo veprim tjetër, në përputhje me tagrat e tyre ligjorë dhe të organeve të veta vendimmarrëse, për kompetencat e marra nga mbajtësit e të drejtave;
dh) të hartojnë metodologji të negociueshme për përcaktimin e nivelit të tarifave që subjektet përdoruese duhet të paguajnë, në përputhje me dispozitat e këtij ligji;
e) të realizojnë në emër të autorit ose të mbajtësit të së drejtës së autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me të ose në bazë të kontratës së reciprocitetit me agjenci të huaja të ngjashme marrëveshjet e përgjithshme me organizatorët e shfaqjeve, me ofruesit e shërbimit mediatik audioviziv, me operatorët e rrjetit numerik, që kanë si objekt autorizimin e shfaqjes dhe shpërndarjes për veprat që administron;
ë) të përfaqësojnë interesat e anëtarëve për shfrytëzimin e të drejtave, jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, duke nënshkruar kontratat e reciprocitetit me agjenci të huaja të ngjashme;
f) të informojnë, sipas kërkesës, mbajtësit e të drejtave të autorit dhe të të drejtave të tjera të lidhura me to për mënyrën e shfrytëzimit të të drejtave të tyre, për raportin vjetor financiar dhe atë të kontrollit të të ardhurave financiare, brenda kohës së parashikuar në statut;
g) të sigurojnë transparencën e veprimtarisë së agjencisë së administrimit kolektiv, në lidhje me autoritetet publike të kontrollit, sipas ligjit;
gj) për të ardhurat e mbledhura nga përdoruesit dhe që u paguhet në formë shpërblimi mbajtësve të të drejtave, këto agjenci detyrohen të mbajnë dhe të paguajnë për llogari të administratës tatimore tatimin në burim, në përputhje me legjislacionin në fuqi për tatimin mbi të ardhurat;
h) për efekt të përcaktimit të saktë të detyrimeve tatimore, kanë detyrimin të vënë në dispozicion të administratës tatimore, sipas formateve të miratuara, informacionin mbi të ardhurat e mbledhura nga përdoruesit e veprave të të drejtave të autorit/të lidhura me to, si dhe shpërndarjen e këtyre shpërblimeve te mbajtësit e të drejtave.
 
AGJENCIA UNIKE PËR KRYERJEN E FUNKSIONIT TË MBLEDHJES SË SHPËRBLIMEVE (SPORTELI UNIK)

  1. Me anë të një marrëveshjeje me shkrim AAK-të bien dakord dhe vendosin cilës prej tyre do t’i transferohet funksioni i mbledhjes së tarifave për të gjitha kategoritë e mbajtësve të të drejtave. 2. Nëse ato nuk arrijnë marrëveshjen e sipërpërmendur, brenda afatit 30-ditor nga hyrja në fuqi e tarifave të shpërblimit, këtë vendimmarrje e realizon Këshilli Kombëtar i të Drejtave të Autorit (në vijim KKDA), për një nga agjencitë e licencuara, në bazë të kritereve të mëposhtme:
    a) të ketë kapacitetin administrativ për mbulimin e territorit;
    b) të zbatojë me përpikëri dispozitat për procedurën e mbledhjes së shpërblimeve, sipas këtij ligji;
    c) të ketë kohëzgjatje të aktivitetit të subjektit ndër vite;
    ç) të ketë kontrata të përfaqësimit të ndërsjellë me agjenci homologe dhe njohje ndërkombëtare;
    d) të zotërojë infrastrukturën më të përshtatshme, e cila garanton respektimin e transparencës në mbledhjen dhe shpërndarjen e të ardhurave për anëtarët e saj;
    dh) të ketë pasuritë e platformës më të përshtatshme dhe me koston më efektive për administrimin e të drejtave.
  2. Marrëveshja e parashikuar në pikën 1, ose vendimi i KKDA-së, i parashikuar në pikën 2,duhet të përmbajë detyrimisht mënyrën dhe përqindjen e ndarjes së tarifës dhe shpërblimit të mbledhur ndaj AAK-ve, si më poshtë:
    a) 40 për qind do t’i shkojë agjencisë, përfaqësuesi i të drejtave të autorit;
    b) 30 për qind do t’i shkojë agjencisë, përfaqësuesi i të drejtave të interpretuesve;
    c) 30 për qind do t’i shkojë agjencisë, përfaqësuesi i të drejtave të prodhuesve, përfshirë botuesit dhe prodhuesit e fonogrameve.