Hyrje
Fusha e veprimtarisë së (DPI) është kryeja e inspektimeve dhe vendosja e masave administrative për rastet e konstatimit të kundravajtjeve administrative në fushën e:
- Të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera lidhur me to,
- Të drejtave të pronësisë industriale.
Sektori i Pronësisë Industriale
Sektori i Pronësisë Industriale (SPI) është përgjegjës për të monitoruar e garantuar respektimin e të drejtave të pronësisë industriale kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme dyshimi se një e drejtë e pronësisë industriale është shkelur nga mallrat, të cilat janë vendosur në treg dhe janë në shërbim/përdorim në territorin e Republikës së Shqipërisë, pas çlirimit në qarkullim të lirë nga autoritetet doganore.
SPI vepron ex-officio bazuar në analizën dhe vlerësimin e riskut mbi rastet e dyshuara të shkeljeve të të drejtave të pronësisë industriale ose mbi bazën e kërkesë-ankesës për inspektim nga pronarët ose mbajtësit e së drejtës mbi objektet e pronësisë industriale.
Subjekt i inspektimit të SPI janë tregtarët/mbajtësit e mallrave/personi që ka në posedim ose në pronësi dhe/ose tregton mallra të falsifikuara, mallra pirate ose mallra që dyshohet se shkelin një të drejtë të pronësisë industriale apo që ka të drejta të ngjashme për tjetërsimin/shkatërrimin ose kontrollin fizik të këtyre mallrave, me përjashtim të mallrave të mëposhtme:
a) mallra të natyrës jo tregtare, që ndodhen në posedimin dhe/ose pronësinë e një individi;
b) mallra të cilat janë prodhuar nga një person me pëlqimin e mbajtësit të së drejtës apo mallra që janë prodhuar nga një person i autorizuar ligjërisht nga mbajtësi i së drejtës për prodhimin e një sasie të caktuar të mallrave, në tejkalim të sasive për të cilat është rënë dakord ndërmjet personit në fjalë dhe mbajtësit të së drejtës.
Sektori i të Drejtës së Autorit
- Inspektimi i strukturave që kryejne veprimtari në fushën e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to sipas planit të parashikur vjetor dhe në bashkëpunim me struktura të tjera inspektuese.
- Menaxhimi I riskut të shërbimeve që bëjnë pjesë nën përgjegjësinë e ISHMT-së;
- Trajton ankesat ndaj subjekteve që ushtrojnë veprimtari të Pronësisë Intelektuale të marra drejtëpërdrejtë ose të përcjella nga çdo institucion tjetër apo individ dhe merr vendim.