UDHËRRËFYESIT TURISTIK

 
1. Kontrata e Përdorimit
Veprimtaria e stacionit të plazhit, sipas pikës 1, të nenit 64, të Ligjit 93/2015 “Për Turizmin”, ushtrohet bazuar në një kontratë përdorimi për hapësirën e plazhit të vënë në dispozicion, të lidhur midis subjektit dhe njësisë së vetqeverisjes vendore.
Ushtrimi i veprimtarisë pa kontratën përkatëse, dënohet me gjobë 200 000 lekë (pika g, neni, 71, Ligji 93/2015 “Për Turizmin”).
2. Kriteret & kushtet minimale
Kriteret dhe kushtet minimale, sipas tipologjisë së plazheve, janë të përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.369 datë 18.5.2016 “Për kushtet dhe Kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”. Gjithashtu vëmëndje e vecantë i kushtohet dhe kërkesave për sigurinë në stacionet e plazhit, të pasqyruara këto në VKM nr.369.
3. Rinovimi i kontratës
Subjekti duhet ti paraqesë njësisë së vet të qeverisjes vendore kërkesën për rinovim me shkrim, të paktën 3 (tre) muaj para përfundimit të kontratës së qerasë të lidhur me të. (neni 8, VKM nr.369)
Në rast të shkeljeve të rënda të gjetura nga institucionet monitoruese si, Inspektorati Përgjegjës për Turizmin dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit, si dhe sipas rekomandimit të dhënë nga këto të fundit në dokumentin monitorues, njësia e vetëqeverisjes vendore nuk mund të rinovojë kontratën e qirasë për përdorimin e plazhit.

Inspektorati i Tregut

Kjo faqe është krijuar me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, projekti i GIZ: Mbështetje për përafrimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me acquis e BE-së.
Copyright 2017 Inspektorati i Tregut | Designed By CDS Partners