Organizata “International Consumer Product Health and Safety Organization” (ICPHSO) në bashkëpunim me Komisionin e Bashkimit Europian organizoi veprimtarinë e përvitshme të titulluar “Java e sigurisë së produkteve”. Për vitin 2018-të, ky aktivitet u zhvillua në Bruksel përgjatë datave 12-15 Nëntor, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues nga 50 vende të globit. Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, ishin përfaqësues të operatorëve ekonomikë më me peshë në tregun botëror, të autoriteteve shtetëtore të mbikëqyrjes së tregut dhe aktorëve të tjerë të përfshirë.
Kryetema në këtë veprimtari të zhvilluar ishte nevoja globale për harmonizimin e legjislacionit dhe përcaktimeve teknike mbi produktet që prekin konsumatorin e gjerë. Folësit në këtë veprimtari evidentuan avantazhet dhe disavantazhet e këtij procesi harmonizues të legjislacioneve brenda Bashkimit Europian, por edhe ndërmjet kontinenteve. Megjithatë, në emërues të përbashkët të gjithë folësit pranuan dy kufinj të rëndësishëm që nuk duhen cënuar. Harmonizimi nuk duhet të vijë si gjeneralizim normativ duke e ekspozuar konsumatorin lokal ndaj risqeve dhe gjithashtu detajimi teknik nuk duhet të lejojë fragmentarizimin e tregjeve duke penalizuar sipërmarrësit.
Shqipëria në këtë aktivitet u përfaqësua nga katër zyrtarë të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut. Veprimtari e cila ndër të tjera, shërbeu në njohjen me dinamikat e momentit në çështjet globale të mbrojtjes konsumatore dhe krijimin e kontakteve me operatorë rajonalë apo më gjerë.
* Më poshtë gjeni Agjendën e ICPHSO International Symposium