Në përputhje me legjislacionin përkatës, Ligji/Nr.10 489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore” dhe VKM Nr. 262/.2013 për miratimin e rregullit teknik “Për sigurinë e lodrave” gjatë muajit Dhjetor 2017 janë realizuar 13 inspektime online nga sektori i Qelq/Këpucë/Detergjentë/Siguria e Produkteve në 13 subjekte të kategorizuar si importues kryesorë të produkteve lodra.
Këto subjekte mbulojnë rreth 60 % të importeve në sasi (peshë dhe copë) në raport me totalin e lodrave të importuara në një vit) referuar një baze të dhënash zyrtare përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Gjatë inspektimeve u evidentua në shumicën e rasteve problematikë kryesore :
- Mungesë e dokumentacioneve (deklaratë konformiteti) të cilat duhet të shoqërojnë produktet lodra së pari në momentin e vendosjes në tregun shqiptar nga importuesit përkatës e më tej në të gjithë zinxhirin e tregtimit. Bazuar në Ligjin Nr.10489/2011, autoritetet doganore pezullojnë zhdoganimin e produktit për të qarkulluar lirisht në territorin e Republikës së Shqipërisë kur konstatohet ndonjë nga rastet e sipërcituara, dhe lajmërojnë Inspektoratin Shtetëror të Mikëqyrjes së Tregut brenda 24 orëve për tu shprehur në lidhje me rastin.
- Mungesa e numërit të artikulli/ kodit të identifikimit/ barkodit/ në një numër të madh të artikujve lodra të inspektuar duke bërë produktet të paidentifikueshëm. Po kështu edhe në faturat e blerjes, që shoqërojnë deklaratat doganore të importeve (kryesisht nga Kina) mungon informacion nominal mbi sasinë në peshë ose copë për çdo artikull, duke vështirësuar vlerësimin e sasisë së vendosur në qarkullim të lirë/ për produkt.
- Gjithashtu u evidentuan mangësi edhe në kërkesat e tjera ligjore të parashikuara sipas ligjit Nr.10489/2011 “Për tregtiomin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore” dhe VKM Nr.262/2013 “Për sigurinë e lodrave”.
Subjekteve të inspektuara iu është lënë afati përkatës maksimal që lejon Ligji 10433/2011 “Për inspektimin në RSH” për paraqitjen e deklaratave të konformitetit.
Në përfundim të procedurave të inspektimit rezultuan se:
Ndaj 4 subjekteve u ndërmorr masa urgjente “Ndalim i përhershëm i tregtimit” dhe më tej “Shkatërrim” për 15 artikuj lodra (580 copë produkte lodra në total).
Ndaj 8 subjekteve u ndërmorr masa administrative gjobë dhe detyra të lëna për respektimin e kërkesave ligjore të parashikuara sipas Ligjit Nr.10 489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore” dhe VKM Nr. 262/.2013, për miratimin e rregullit teknik “Për sigurinë e lodrave”.
Të dhënat e siguruara nga këto inspektime janë përditësuar në bazën e të dhënave të ISHMT-së, të cilat do të shërbejnë për vlerësimin e riskut në vazhdimësi të punës për Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Produkteve.
Të gjitha procedurat e inspektimit nga ana e Sektorit të Sigurisë së Produkteve për kategorinë lodra janë kryer online pranë subjekteve përkatës ku është mbajtur edhe dokumentacioni përkatës: Autorizimi i Inspektimit, Procesverbali i Inspektimit, Vendimi i Ndërmjetëm dhe Vendimi Përfundimtar i Inspektimit. Procedura e plotë e çdo inspektimi bashkë me provat e marra gjatë procedurës dhe dokumentit shoqërues janë të ngarkuara në faqen e-inspection dhe janë të aksesueshme nga përdoruesit e këtij sistemi duke garantuar transprencë dhe siguri për procesin.
Inspektorati i Tregut
Kjo faqe është krijuar me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, projekti i GIZ: Mbështetje për përafrimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me acquis e BE-së.
Copyright 2017 Inspektorati i Tregut | Designed By CDS Partners