Sektori i inspektimit metrologjik me një numër total prej 10 inspektorësh i është bashkuar Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut gjatë vitit 2016 nga DPM ku kryente funksionet e inspektimit metrologjik, pas reformave të ndërmarra nga ana e qeverisë për përqendrimin e funksioneve të inspektimit në inspektorate. Gjatë periudhës janar gusht 2017, sektori i inspektimit metrologjik ka kryer 32 inspektime për sa i përket detyrimit të subjekteve të parapaketimit për regjistrim të aktivitetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, si edhe kontrollit të tyre konform Ligjit Nr.9875, datë 14.2.2008, Për metrologjinë”, i ndryshuar. Gjithashtu në kuadër të bashkëpunimit me DPM, inspektimi metrologjik ka ndërmarrë masa në kuadër të detyrimit të regjistrimit të aktivitetit parapaketues si edhe të peshoreve dhe instrumentave të tjerë matës të peshës dhe volumit. Rreth 100 subjekte kanë realizuar regjistrimin pranë DPM, si një detyrim ligjor pas evidentimit të tyre nga ana e inspektimit metrologjik.
Gjatë vitit 2017 janë inspektuar gjithashtu 35 subjekte, të cilët tregtojnë me pakicë produkte të parapaketuara, me metodën e vrojtimit. Në këto subjekte janë kryer testime në trajtë sondazhi për 409 (katërqind e nëntë) produkte, nga të cilat rezultuan se 131(njëqind e tridhjetë e një) produkte janë me gabime të matjeve jashtë tolerancave të lejuara. Për 3 (tre) nga këto subjekte janë marrë dënime administrative për korrigjimin e parregullsive, tërheqjen nga tregu të këtyre produkteve që janë në jokonformitet dhe në kundërshtim me kërkesat metrologjike, dërgimin e tyre te prodhuesit/importuesit me qëllim ripaketimin dhe korrigjimin e mospërputhjeve. Të dhënat e marra gjatë kontrolleve në pikat e shitjes me pakicë të produkteve të parapaketuara janë përdorur për të ngritur një hartë të riskut për gjurmimin e produktit tek importuesit dhe parapaketuesit të cilët kanë edhe përgjegjësitë kryesore për sa i përket konformitetit të parapaketimeve.
Janë kryer kontrolle inspektuese me metodën e kontrollit statistikor në ambientet e prodhuesve/importuesve të parapaketimeve në 13 (trembëdhjetë) subjekte.

Në këto subjekte janë kryer kontrolle për 37 (tridhjetë e shtatë) produkte me anë të marrjes së mostrave, të cilat rezultuan me gabime të matjeve brenda tolerancave ligjore të lejuara.

Në total janë inspektuar 48 subjekte, të cilat janë kryer testime dhe kontrolle për 446 produkte të parapaketuara.

Inspektorati i Tregut

Rreth Nesh

ISHMT është përgjegjës për inspektimin në fushën e sigurisë së produkteve jo ushqimore për përdorim nga konsumatorët, pronësisë intelektuale dhe turizmit.

Siguria

  • Legjislacioni i fushes
  • Markimi CE
  • Sektori i metrologjise
  • Produkte te pasigura

Lidhje të shpejta

  • Kreu
  • Rreth ISHMT
  • Legjislacioni
  • Publikime
  • Bashkëpunime

Kontakt

 Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.3, Tiranë
+355 68 00 00000
info@inspektorati.gov.al

Kjo faqe është krijuar me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, projekti i GIZ: Mbështetje për përafrimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me acquis e BE-së.

Copyright 2017 Inspektorati i Tregut | Designed By CDS Partners