Më datat 7-8 Shkurt 2019 në Bruksel, u zhvillua takimi shpjegues në kuadër të procesit screening për Kapitullin 7 “Për pronësinë industriale”.Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin përfaqësuesit e institucioneve kontribuese në këtë kapitull nga Shqipëria dhe Maqedonia. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut në këtë aktivitet u përfaqësua nga dy zyrtarë. Dita e parë e aktivitetit u hap me fjalën përshëndetëse nga delegacioni Europian e u pasua me prezantime të shkurtra nga delegacionet pjesmarrëse mbi punën e kryer në fushën e pronësisë intelektuale në kuadrin e integrimit në BE .
Informimi mbi legjislacionin dhe standardet europiane në kuadër të procesit të Stablizim Asocimit dhe mirëidentifikimi i problemeve në lidhje me zbatimin e acquis communautaire në fushën e pronësisë intelektuale ishte theksi i këtij takimi shpjegues. Takimi shërbeu për ngritjen e pyetjeve mbi çështjet në axhendë, si dhe shkëmbimin e mendimeve të ndryshme mbi praktikat më të mira të zbatuara për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Aktiviteti u mbyll me konluzionet në lidhje me efektivitetin e takimit 2-ditor shpjegues duke evidentuar avantazhet dhe disavantazhet e kuadrit ligjor europian, interesin e delegacioneve pjesëmarrëse si dhe listimin e aktiviteteve vijuese në kuadrin e proceseve integruese.