Struktura

 

I. Organizimi i Institucionit

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut është konstituar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 36, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e ISHMT”, datë 20/01/2016. Ky institucion organizohet si Drejtori e Përgjithshme me juridiksion në të gjithë territorin e vendin. Funksionimi i tij kryhet sipas strukturës së miratur me Urdhërin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Nr. 36, “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”, datë 16/05/2016. Marrëdhëniet e nëpunësve të ISHMT-së rregullohen sipas legjislacionit për nëpunësit civil.

Struktura e institucionit përbëhet nga Sektori i Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse dhe katër drejtori; Drejtoria Teknike, Drejtoria e Mbikëqyrjes së Produkteve dhe Drejtoria e Pronësisë Intelektuale. Kjo strukturë parashikon një total prej 90 punonjësish nga të cilët parashikohen 68 inspektorë. Veprimtaria e institucionet rregullohet me Urdhërin e Kryeinspektorit Nr. 5122, “Miratimin e Rregullores së Brendshme të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”, datë 25/12/2017.

Z.Lavdrim Sahitaj - Kryeinspektor

Jetëshkrimi

Z. Sahitaj është diplomuar për Ekonomi në Universitetin Bujqësor të Tiranës në vitin 2003 dhe më pas ka përmbyllur me sukses në vitin 2010 Masterin Shkencor për “Administrim Publik”, program i asociuar ndërmjet Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Nebraskës, SHBA. Në vazhdim, në vitin 2015 ka mbrojtur Doktoratën për Menaxhim e Burimeve Njerëzore në Universitetin Europian të Tiranës. Ndër specializimet e kryera, përmendet ai mbi teknologjinë e informacioni i ndjekur në Bournemouth & Poole College, Bournemouth, Angli.

Ai është lektor, autor i disa botimeve dhe artikujve shkencorë në fushën e investimeve. mikrofinancës, zhvillimit të qendrueshëm, strategjive të zhvillimit ekonomik, reformave ekonomike dhe zhvillimit financiar. Punime këto pjesë e konferencave dhe aktiviteteve ndërkombëtare shkencore të mbajtura në shtete si Austri, Angli, Turqi, Malin e Zi dhe Kosovë.

Z. Sahitaj ka një përvojë pune rreth 15 vjeçare në administratën publike dhe botën akademike. Prej vitin 2004 deri në vitin 2009-të, z. Sahitaj ka qenë pjesë e administratës së qeverisjes vendore në Bashkinë Tiranë si koordinator i programit të menaxhimit informatik në Drejtorinë e Ujësjellësit, i mbështetur nga AICS, dhe më pas koordinator i Projektit SWEB. Prej viti 2014 deri më 2019-tën ka qenë fillimisht Drejtor i Degës së Thesarit Tiranë dhe më pas Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit. Gjithashtu përgjatë viteve 2008-2013, ka qenë lektor i lëndës Menaxhim i Burimeve Njerëzore dhe Menaxhim i Operacioneve.

Në muajin shtator të viti 2019-të, z. Sahitaj iu besua pozicioni i Kryeinspektorit të Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT).

Z. Sahitaj ka njohuri dhe përvojë të suksesshme në menaxhimin e projekteve, ndërveprimit me donatorë e aktorë të tjerë institucionalë të fushës, si dhe aftësi të spikatura në organizimin dhe raportimin financiar, në sajë edhe të përvojës së tij në menaxhim.

Z. Lavdrim Sahitaj ka lindur në Kukës, më 15 maj 1976. Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë.