VITI 2023

Nr.rendor Data e
kërkesës
Objekti i kërkesës Data e përgjigjes Përgjigje Mënyra e përfundimit të kërkesës Tarifa
1 13.01.2023  në bazë të ligjit për të drejtën e informimit dëshiroj të njihem

me disa informacione nga ISHMT në lidhje me …

1- Sa pretendime jane raportuar ne 2022 prane institucionit tuaj per kopjimin e markave dhe

sa raste ka pasur gjithsej?

2- Eshte ky nje fenomen ne rritje apo ulje?

3- Cilat lloje markash jane kopjuar me shume dhe ne cilet sektor evidentohen me shume?

4- Sa masa administrative jane marre ne 2022 dhe cilat jane keto masa?

17.01.2023 Përshëndetje,
Në përgjigje të e-mailit dhe pyetjeve tuaja gjeni ju lutem përgjigjet si më poshtë:
Sa pretendime jane raportuar ne 2022 prane institucionit tuaj per kopjimin e markave dhe sa raste ka pasur gjithsej?
Në bazë të nenit 200/b të ligjit 9947 dt.07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” mbajtësi i së drejtës të pronësisë industriale ose përfaqësuesi i tij paraqesin pranë ISHMT-së një kërkesë-ankesë për inspektim për të filluar procedurat dhe veprimet përkatëse të inspektimit kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme dyshimi se shkelet një e drejtë e pronësisë industriale nga mallra dhe/ose shërbime të tjera identike apo të ngjashme, të cilat janë vendosur në treg dhe janë në shërbim/përdorim në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Gjatë vitit 2022, pranë ISHMT-së janë paraqitur 28 kërkesë ankesa për inspektim.
Eshte ky nje fenomen ne rritje apo ulje?
Numri kërkesë ankesave për ndalimin e cenimit të markave është shtuar nga viti në vit. Kjo falë edhe aktiviteteve informuese dhe ndërgjegjësuese që Sektori i Pronësisë Industriale pranë ISHMT-së ka zhvilluar në lidhje me funksionet e Inspektoratit si dhe sistemin e zbatimit të të drejtave të PI në tregun e brendshëm, veprimet që përbëjnë shkelje të të drejtave, masat administrative që parashikon ligji për këto shkelje. Këto aktivitete informuese u janë adresuar kryesisht pronarëve të objekteve të regjistruara të Pronësisë Industriale, biznesit, universiteteve, konsumatorëve, avokatëve dhe përfaqësuesve të autorizuar të mbajtësve të të drejtave.
Viti 2019- 11 Kërkesë ankesa.
Viti 2020 – 14 Kërkesë ankesa.
Viti 2021 – 25 Kërkesë ankesa.
Viti 2022 – 28 Kërkesë ankesa.
Cilat lloje markash jane kopjuar me shume dhe ne cilet sektor evidentohen me shume?
Pjesa më e madhe e kërkesë-ankesave vjen nga pronarët e markave të shërbimit të regjistruara nga subjekte tregtare shqiptare, Ka kërkesa edhe për marka tregtare për mallra të falsifikuara si dhe për kopjimin e disenjove industriale. Nuk ka patur kërkesë-ankesa për cenimin e patentave për shpikje dhe për treguesit gjeografikë.
Sa masa administrative jane marre ne 2022 dhe cilat jane keto masa?
Gjatë vitit 2022 janë kryer në total 107 inspektime. 39 inspektime janë kryer në bazë kërkesë-ankese dhe 68 inspektime ex-officio.
Nga këto inspektime janë vendosur: 28 masa adminsitrative me gjobë dhe 2 vendime për bllokim të përhershëm dhe shkatërrim të mallrave të falsifikuara.
Masat administrative që vendos ISHMT-ja për rastet e shkeljeve të drejtave të Pronësisë Industriale variojnë nga 100 000 deri në 500 000 lekë.
Neni 199 Kundërvajtjet administrative “ Ligji 9947 “Për Pronësinë Industriale”
1. Çdo veprim i kryer në kundërshtim me përcaktimet e neneve 36, 127, 156 e 178 të këtij ligji, për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundravajtje administrative dhe dënohet me dënim kryesor me gjobë nga 100 000 deri në 500 000 lekë. Gjobat vendosen nga Inspektorati që mbulon fushën e mbikëqyrjes së tregut.
2. Gjoba, sipas përcaktimit të pikës 1 të këtij neni, nuk mund të vendoset nëse kanë kaluar tre vjet nga data e kryerjes së shkeljes. 3. Në rast përsëritjeje, dënimi maksimal i parashikuar në pikën 1 të këtij neni dyfishohet. Përsëritje vlerësohet rasti kur shkelësi e kryen shkeljen për herë të dytë brenda një periudhe prej pesë vjetësh.
4. Ngarkohet Policia Tatimore për ekzekutimin e gjobës.
Gjithashtu ISHMT ka të drejtën të vendosë bllokimin e përkohshëm të mallrave, të cilat dyshohen si të falsifikuara apo pirate dhe të kryejë hetimin administrativ në lidhje me mallrat në fjalë. Vendimi për bllokimin e përhershëm dhe shkatërrimin e mallrave cenuese vendoset pas marrjes së konfirmimit nga pronari i markës ose përfaqësuesi i tij.
ISHMT ka filluar inspektimet ex-officio në muajin shtator të vitit 2022, gjë që ka sjellë rritje të kontrollit të tregut për respektimin e të drejtave të Pronësisë Industriale. Si rezultat pritet të ketë shtim të kërkesë-ankesave nga pronarët e markave, si dhe më shumë masa administrative të vendosura.
                     E plotë 0
2 30.03.2023 Përshëndetje! Doja të dija nëse kam të drejtë të përdor një video në tik-tok të krijuar nga dikush tjetër dhe të bëja një kritikë rreth videos.
Fytyra e personit që ka bërë videon është e paraqitur tek videoja.
Tani nuk e di nëse është e drejta ime të përdor videon e personit kur i shfaqet fytyra, nëse më krijon problem gjatë kritikës.
Më jepni dot një përgjigje?
11.04.2023 Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, dërguar në adresën elektronike të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Ju bëjmë me dije se bazuar në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, çdo vepër duhet të përdoret me autorizim të autorit të veprës, përveç rasteve përjashtimore të parashikuara në nenet 70-87 të ligjit.                     E plotë 0
3 02.06.2023 Pershendetje. Jam i interesuar per te sjellur ne Shqiperi linjen e Sodasan, detergjenteve dhe pastrueseve etj. Dua te di hapat per ti regjistruar. Faleminderit! 06.06.2023 Përshëndetje , Referuar kërkesës së depozituar nga ana Juaj për t’u informuar lidhur me detyrimin për vendosjen në dispozicion të çertifikatës së konformitetit për detergjentët, apo fiksimit të markimit CE, ju  bëjmë me dije si më poshtë vijon:  Rregullat për vendosjen në treg të detergjentëve dhe të lëndëve tensioaktive për detergjentët në territorin e Republikës së Shqipërisë, me qëllim sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit publik e të mjedisit përcaktohen në Ligjin Nr.10216 Datë 21.01.2020  “Për Detergjentët” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij (VKM Nr.669/2011 “Për etiketimin e të dhënave të përbërsve në detergjentë”, VKM Nr. 220/2012 “Për Përcaktimin e Standardeve, Metodave të Testimit dhe Kufijtë e Lejuar për Biodegradimin e Detergjentëve dhe Vlerësimin e Rrezikut për Lëndët Tensioaktive në Detergjente”. Gjithashtu, detergjentët duke qënë përzierje kimike, duhet të jenë në përputhje edhe me kërkesat e parashikuara për to sipas legjislacionit në fuqi për menaxhimin e kimikateve, Ligji Nr.27/2016 ” Për manaxhimin e Kimikateve”, VKM Nr 488/2016 “Për Klasifikimin, Etiketimin dhe Ambalazhimin e Kimikateve”. Ky kuadër ligjor thelbësisht kërkon që për përzierjet kimike (konkretisht, detergjentët), përdoruesve (konsumatorit) ti komunikohen qartë të dhënat për  vetitë  e rrezikshme dhe për përdorimin e sigurtë të tyre nëpërmjet vendosjes së duhur të deklaratave të parandalimit të rrezikut, paralajmërimeve, piktogramave. Në konkluzion, detergjentët janë objekt kontrolli për zbatimin e kuadrit ligjor të referuar më lartë, jo të dispozitave të Ligjit Nr.10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore” i ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij. Për rrjedhojë, nuk është kriter ligjor vendosja në dispozicion e çertifikatës së konformitet nga ente të akredituara nga DPA,  deklaratë konformiteti, apo vendosja e markimit CE sipas Nenit 9. Theksojmë se referuar nenit 9, pika 3 të Ligj Nr.10489/2011 markimi CE i konformitetit vendoset vetëm në produktet, për të cilat është parashikuar vendosja nga rregullat teknike dhe nuk duhet të vendoset në produkte të tjera. Pra, vendosja e markimit CE në detergjentë jo vetëm nuk është kriter, por është në kundërshtim me Ligjin Nr.10489/2011. Më shumë informacion mund të akesoni në faqen zyrtare të ISHMT, www.ishmt.gov.al. Pune te mbare !                      E plotë 0
4 09.06.2023 To whom it may concern, We are currently reviewing, for an international Brand, the health (restriction of harmful substances) and safety (presence of hazardous elements such as small parts, improper length cords, flammability, etc.) requirements for children’s clothing and footwear in several markets. After the revision performed for Albania  the following regulation is applicable: Decision No 319/2019 Restrictions on the manufacture, placing on the market and use of certain dangerous chemicals and articles Decision 360/2015 on approval of the list of sustainable organic pollutants and definition of measures for production, importation, marketing and their use Law no. 10480/2011 “On General Safety of Non-Food Products” and the forllowing standards related to chloyhing safety should be considered: S SH EN 14682:2007. Safety of children’s clothing – Cords and drawstrings on children’s clothing – Specifications (Harmonized) DS CEN/TR 16792:2014 Safety of children’s clothing-Recommendations for the design and manufacture of children’s clothing-Mechanical Safety, SSH EN 14878:2007 Textiles – Burning behaviour of children’s nightwear – Specificatio. Could you help us by answering the following questions: Are there any other regulation or technical requirements applicable to the health and safety of children clothing and footwear in Albania? Decisions No. 319/2019 and 360/2015 are regulations related to EU REACH and POPS Regulations, but they are not completely updated. What requirements should be employed for products in Albania, Decision  319/2019 and 360/2015, or EU REACH and POPs Regulations ones? Are there any other harminized or mandatory standards in Albania related to health and safety of children clothing and footwear? Are there any other standards related to health and safety of children clothing and footwear? Thank you in advance for your help. 19.06.2023 In response to your questions, regarding State Inspectorate of Market Surveillance field of competence there are no other standards, regulations or technical requirements applicable to the health and safety of children clothing and footwear in Albania, other than the ones you already stated. In response to your third question, at the present time requirements that should be employed for products in Albania are Decision 319/2019 and 360/2015. Regarding Decision No. 319/2019 refering to law no. 27/2016 “On chemicals management” SIMS is the authority responsible for supervising the market of dangerous chemicals and certain articles, which have at least one dangerous substance in their composition, that are sold by distributors for general consumption, regarding the control of whether they are labeled and packaged, according to the requirements of this law and whether they are equipped with the Chemical Safety Data Sheet. In addition, related to the obligations of manufacturers and importers of chemicals, The National Environmental Agency is responsible of making sure chemicals and certain articles before being placed on the market are classified, labeled and packaged in accordance with this law and the decisions issued pursuant to it. Best regards                      E plotë 0
5 16.06.2023 Pershendetje, Ju shkruaj te dy institucioneve tuaja, ne lidhje me disa shkelje te verejtura nga ana ime, te te drejtave te mia te patentes me numer 11086 me numer protokolli 502/11 date 29/09/2022, bashkelidhur ne email. Bashkelidhur per referencen tuaj edhe foto e produktit origjinal te patentuar dhe tregtuar nga ana ime, ne menyre qe te mund ti referohen institucionet tuaja pervec skicave te pranishme ne dokumentat e patentes.
Ky njoftim i referohet kryesisht shitjeve te parregulluara online, ku shumekush ndihet i paprekshem dhe punon i pashqetesuar nga akush, ndaj kerkoj ndihmen e institucioneve tuaja, fillimisht nga Drejtoria e Doganave, per te mos lejuar futjen ne treg te produkteve qe shkelin te drejtat e mia te patentes nr. 11086 ( te cilat de facto jane futur ne treg permes importit nga Kina) si dhe nga Inspektorati Shteteror i Mbikeqyrjes se Tregu per te vepruar ndaj shkelesve te te drejave te mia si titullar i patentes ne fjale.
Kuptoj plotesisht, ngarkesen e insitucioneve tuaja dhe pamundesine per te vezhguar ne menyre te vazhdueshme shkeljen e te drejtes se patentes, ndaj po ju percjell kete ankese duke shpresuar ne ndihmen tuaj dhe rivendosjen e te drejtave te mia.Perkatesisht, pas hedhjes ne treg te produktit te patentuar, kam vene re, shitje te paautorizuara, te produkteve plotesisht te njejta ose shume te ngjashme me produktin e patentuar nga ana ime, nga biznese dhe individe kryesisht ne rrjetet sociale instagram, facebook, te cileve nuk u kam leshuar asnje autorizim per perdorim te te drejtave dhe pavaresisht publikimeve nga ana ime ku kam shpjeguar shkeljet ne fjale, ndjenja e pandeshkueshmerise ka bere qe te vijojne shkeljet.
19.06.2023 Përshëndetje znj. —-,
Në përgjigje të kërkesës suaj dërguar Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), nëpërmjet emailit të datës 16.06.2023 ju bëjmë me dije si më poshtë vijon:
Bazuar në ligjin 9947 dt.07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar, ISHMT është institucioni përgjegjës për të monitoruar e garantuar respektimin e të drejtave të pronësisë industriale kur ekzistojnë shkaqe të arsyeshme dyshimi se një e drejtë e pronësisë industriale është shkelur nga mallrat të cilat janë vendosur në treg dhe janë në përdorim në territorin e Republikës së Shqipërisë , pas çlirimit në qarkullim të lirë nga autoritetet doganore.Aktualisht ligji 9947 dt.07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar, në dispozitat e tij nuk e parashikon dhe rrjedhimisht nuk rregullon rastet e cenimit të të drejtave të pronësisë industriale në tregtinë on-line. ISHMT mund të veprojë me inspektim në treg në rast se mbajtësi i së drejtës së pronësisë industriale ose përfaqësuesi i tij mund të paraqesë një kërkesë ankesë për inspektim ndaj një apo disa subjekteve tregtare të cilat tregtojnë mallra të dyshuara si cenuese në një adresë fizike.
Bazuar në nenin 200/b të ligjit 9947 dt.07.07. 2008 “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar, kërkesa ankesa për inspektim duhet të paraqitet pranë ISHMT-së me shkrim dhe të informacionin në lidhje me:
të dhëna identifikuese për kërkuesin e kërkesë-ankesës për inspektim, ose të përfaqësuesit të tij (emri, adresa dhe të dhënat e kontaktit të kërkuesit);
të dhëna teknike dhe specifike për mallrat origjinale, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në: përshkrimin e mallrave, shenjat, bar-kodet, imazhet, mesatarja e vlerës në tregun kombëtar, karakteristikat dalluese të mallrave dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm për identifikimin e mallrave origjinale;
informacionin e nevojshëm për t’u mundësuar autoriteteve inspektuese të identifikojnë mallrat origjinale, i tillë si informacioni për vendin e prodhimit të mallrave origjinale;
informacionin e nevojshëm për autoritetet inspektuese për analizën dhe vlerësimin e riskut të shkeljes së të drejtës apo të të drejtave të pronësisë industriale, i tillë si informacioni për shoqëritë e përfshira në tregtimin e mallrave origjinale apo distributorët e autorizuar. Gjithashtu, Kërkesë ankesa të jetë e shoqëruar me dokumentacionin provues (orgjinal ose kopje të njesuar me origjinalin), si më poshtë:

Certifikatë regjistrimi të patentës mbi shpikjen, apo ekstrakt regjistri i lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI).
Autorizimin e përfaqësimit të lëshuar nga mbajtësi i së drejtës në rast se kërkesë-ankesa për inspektim paraqitet nëpërmjet përfaqësuesit të tij;
Në rast se është e mundur, çdo dokument tjetër provues në ndihmë të autoriteteve inspektuese dhe/ose mostra apo riprodhime të ndryshme të mallrave cenuese.
si dhe të dhëna identifikuese për mbajtësin/tregtarin e mallrave që dyshohet se shkel të drejtat e pronësisë industriale, të tilla si: emri, adresa, emri tregtar, NIPT-i etj.
Duke ju falenderuar,

                     E plotë 0
6 30.06.2023 Pershendetje, Subjekti jone me aktivitet : “Prodhimin e ambalazheve te ndryshme plastike,per tregetim brenda dhe jashte vendit” , operon ne tregun vendas po keshtu edhe ne tregun e huaj.Pjesa me e madhe e produkteve tona eksportohet drejt vendeve fqinje.Klientet tane jashte Shqiperise na kerkojne deklaraten e konformitetit per produktet tona plastike.Aplikohet deklarata e konformitetit ne kete rast ?Cfare dokumenti mund te paraqesim per klientin nese nuk aplikohet deklarata e konformitetit ?Ne pritje te pergjigjes tuaj,Faleminderit. 07.07.2023 Përshendetje,Referuar kërkesës për informacion të depozitura  pranë Ishmt në datë 30.06.2023 dhe nr.1939 prot,kërkojmë nga ana juaj, të  na vini në dispozicion foto të produkteve, dhe për cilat kategori produktesh   kërkoni informacion nga ana jonë. Faleminderit!                      E plotë 0
7 31.08.2023 Emisioni X në MCN TV , bazuar në nenin 22 pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe në ligjin 119 të vitit 2014 për Të Drejtën e Informimitparashtron kërkesën në lidhje me Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, mbi 4 ashensorë që janë, dy nuk janë funksionalë, një funksionon vetëm me Çip dhe tjetri ka probleme teknike si më poshtë: 1.Nuk funksionon butoni i emergjencës, 2.Nuk funksionon butoni i alarmit , 3.Nuk funksionon butoni që hap ashensorin. Kërkohet informacion:1.Sa herë duhet të kontrollohen këta ashensorë dhe cili ka qënë kontrolli i fundit që ju si institucion keni realizuar në QSUNT? A keni konstatuar problematika gjatë këtij kontrolli? 2.A jeni në dijeni të problematikave aktuale , të sipërpërmendura? 3.A jeni vënë në dijeni ju nga drejtoria e QSUNT-së për problematikat që kanë ashensorët? 4.Cfarë masash do të merren nga ana juaj lidhur me këtë problematikë? 5.Kjo avari që kanë ashensorët a përbën rrezik për personat që e përdorin? 6.A janë të regjistruar të gjithë ashensorët pranë ISHMT-së? 7.A e kanë detyrim që të regjistrohen? Nëse jo , cili institucion duhet ta bëjë regjistrimin? 8. Kur themi nuk janë të regjistruar, nënkuptohet që janë jashtë kontrollit tuaj? 07.09.2023 Në përgjigje te kërkesës Tuaj me lëndë kërkesë për informacion, protokolluar me nr 2876
prot., datë 01.09.2023,
Për sa më siper, referuar kerkesës Tuaj po ju vendosim ne dispozicion informacionin e
kerkuar si me poshte:
Inspektorati Shteteror i Mbikëqyrjes se Tregut (ISHMT) është krijuar me VKM-në Nr.36,
datë 20.01.2016, Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror te
Mbikēgyrjes Se Tregut, ne zbatim te Ligjit Nr. 10489, date 15.12.201 1 Per tregtimin dhe
mbikēgyrjen e tregut te produkteve joushqimore, i ndryshuar VKM Nr.1056, datë
23.12.2015 Për miratimin e rregullit teknik për sigurinë e ashensorëve ne perdorim, i
ndryshuar dhe VKM-ne Nr. 192 date 04.04.2018 Për miratimin e rregullit teknik për
ashensorët dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara, eshte institucioni
përgjegjës për garantimin e sigurisë së ashensorëve dhe regjistrimin e tyre në registrin
kombëtar.1- Sa herë duhet të kontrollohen këta ashensorë dhe cili ka genë kontrolli i fundit
që ju si institucion keni realizuar në QSUNT?
A keni konstatuar problematika giatë këtij kontrolli?
Referuar pikës 7/4 dhe 7/5 e VKM Nr.1056 date 23.12.2015 -Për miratimin e rregullit teknik
Për sigurinë e ashensorëve në përdorim, inspektimet periodike kryhen nga një organ i
miratuar në intervale kohore, në rastin e ashensorëve ekzistues dhe të rinj të instaluar në një
vend pune, inspektimet periodike kryhen një here në çdo 6 muaj. dhe në rastin e ashensorëve
ekzistues dhe të rinj të instaluar në ndërtesa në bashkëpronësi ose ne ambiente shtëpiake.
inspektimet periodike kryhen nië herë në çdo 12 muaj.
ISHMT ka kryer inspektim tek subjekti Spitali Universitare Nënë Tereza 09.11.2022.
Problematikat gjatë kontrolllit teknik të ashensorit konstatohen nga Organi i miratuar, dhe
kur ky i fundit konstaton nje risk te mbartur ose te pashmangshëm për dëmtime te rënda te
personit i kërkon personit pergjegjës ndalimin e përdorimit të ashensorit, riparimin ose
mirëmbajtjen e tij.
2- A jeni në dijeni të problematikave aktuale, të sipërpërmendura?
Kjo pyetje është e pagartë së cilëve ashensorëve i referoni konkretisht pasi në godinën e
vjeter të urgjencës janë 12 ashensorë, nga këta 12 ashensorë, 10 janë të regjistruar pranë
Institucionit tonë, ndërsa për dy ashensorë me nr serial 23886 dhe nr serial 23898 janë marrë
masa të ndalimit të përdorimit të ashensorit.
Referuar inspektimit të fundit periodik kryer nga organi i miratuar Noa Control subjektit.
QSUNT për ashensorët, në raportet e lëshuara nga kjo trupë inspektuese është deklaruar se
janë brenda kushteve teknike.3- A jeni vënë në dijeni ju nga drejtoria e QSUNT-se për problematikat e
ashensorëve?
QSUNT ka informuar në lidhje me gjendjen teknike të ashensorëve ku ato deklarojnë se
giendia paragitet konform rregullave për sigurinë e ashensorëve, ku është referuar raportit të
operatorit ekonomik të kontraktuar nga QSUNT.
4- Cfarë masash do të merren nga ana juaj lidhur me këte problematikë?
Nga ana e ISHMT është marrë masa, të vazhdojnë të jenë të bllokuar ashensorët me nr serial
23886 dhe 23898 të cilët janë të instaluar në godinën e vjetër të urgjencës. Këto dy ashensorë
nuk janë të regjistruar pranë ISHMT-së.
5- Kjo avari që kanë ashensorët a përbën rrezik për personat që e përdorin?
Në rastet kur trupa inspektuese (organi i miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë), pas inspektimit të ashensorit del në konkluzionin se ashensori është brenda kushteve teknike prezumohet se ky ashensor i plotëson kërkesat thelbësore të sigurisë.6- A janë të regjistruar të githë ashensorët pranë ISHMT-së?
Pranë ISHMT-së janë të regjistruar 46 ashensorë të QSUNT-së.
7 – A e kanë detyrim gë të regjistrohen? Nese jo cili institucion duhet ta bëjë regjistrimin?
Personi përgjegjes i produktit/instalimit (ashensorit) është i detyruar të regjistrojë produktin/instalimin (ashensorin) pranë ISHMT-së, si dhe tia nënshtrojë atë inspektimit të rregullt periodik të kryer nga organet e miratuara kompetente për këtë gëllim, si dhe të sigurojë mirëmbajtje të ashensorit, me gëllim ruajtjen e sigurisë së tij.
8- Kur themi gë nuk janë të regjistruar, nënkuptohet që janë jashtë kontrollit tuaj?
VIerësimin e konformitetit të ashensorëve e kryen organi i miratuar nga Ministria e Ekonomise dhe Financave. ISHMT kryen regjistrimin e ashensorëve pas ekzaminimit të parë të plotë dhe plotësimit të dokumentacionit nga personat përgjegjës.
Personi përgjegjës ka detyrimin ligjor për regjistrimin e produkt/instalimeve (ashensorëve) si dhe tia nēnshtroj inspektimeve të rregullta periodike nga organet e miratuara, githashtu personi përgjegjës duhet të kryejë mirëmbajtje të rregullt nga persona teknikisht të kualifikuar, pas plotësimit të këtyre kërkesave ligjore prezumohen që ashensorët janë brenda kushteve tekniko-ligjore.
Duke ju falënderuar per bashkëpunimin,
                     E plotë 0
8 12.09.2023 Pershendetje,
Jam nje qytetare e Tiranes a cila kerkon informacion ne lidhje me proceduren qe duhet ndjekur per te bere nje kontroll te ashensorit ne nje pallat. Ne faqen tuaj nuk mund te gjej asnje informacion ne lidhje me kete procedure apo numer kontakti per tu informuar.

Ju lutem mund te me ndihmoni me informacioncin perkates ne lidhje me proceduren qe duhet ndjekur per kontrollin e ashensorit?

Mbetem ne pritje te informacionit,

Ju faleminderit,

15.09.2023 Përshëndetje
Në përgjigje të kërkesës tuaj, po ju vendosim në dispozicion informacionin e kërkuar si më poshtë:
Në zbatim të Ligjit Nr. 10489, datë 15.12.2011 Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore, i ndryshuar, VKM Nr. 1056, datë 23.12.2015 Për miratimin e rregullit teknik për sigurinë e ashensorëve në përdorim, i ndryshuar dhe VKM Nr. 192, datë 04.04.2018 Për miratimin e rregullit teknik për ashensorët dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara, ISHMT është institucioni përgjegjës për garantimin e sigurisë së ashensorëve dhe regjistrimin e tyre në Regjistrim Kombëtar.
Personi përgjegjës siguron se ashensori duhet ti nënshtrohet një ekzaminimi të plotë nga një Organ i Miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për këtë qëllim. Organi i Miratuar zgjidhet nga personi përgjegjës sipas listës së publikuar në faqen tonë zyrtare, linkun përkatës të cilin po jua nisim si më poshtë:

Siguria e Produkteve


Mbetemi ne kontakt per cdo paqartesi.

                     E plotë 0
9 13.09.2023 Pershendetje,
Ne kuader te perafrimit te legjislacionit te Shqiperise me Bashkimin Europian, eshte parashikur takimi i rradhes ne muajin Tetor, Referuar Bilateral Screening mbi kapitullin 12 ne lidhje me tematikat e Food contact materials dhe Food improvement agents, nevojiten disa informacione shtese si me poshte:

Materielet ne kontakt me ushqimin

Duke qene se fusha e materialeve ne kontakt me ushqimin mbulohet si veprimtari kontrolluese dhe analizuese nga Inspektorati Shteteror i Mbikqyrjes se Tregut nevojitet adresimi i disa pyetjeve informuese ketij institucioni:
Cila eshte struktura/organograma perberese e ketij institucioni dhe cila eshte njesia/struktura perkatese qe merret specifikisht me materialet ne kontakt me ushqimin.
Sa punonjes jane te angazhuar specifikisht ne fushen e materialeve ne kontakt me ushqimin dhe cili eshte profesioni i tyre? Ushtrimi i aktivitetit te tyre eshte i organizuar vetem ne nivel qendror apo jane te shperndare edhe ne nivel rajonal? Per secilin rast nevojitet nr i punonjesve te anagazhuar me materialet ne kontakt me ushqimin (numri i punjesve ne nivel qendror dhe nr i punonjesve ne nivel rajonal, nese ka, te ndare sipas secilit rajon).
Cila eshte baza ligjore dhe nenligjore takuese qe mbulon kete fushe veprimtarie.
Referuar materialeve ne kontakt me ushqimin kerkohet nje pershkrim i detajuar i procesit te kontrollit te ketyre produkteve.
Per periudhen 2020-2022 kerkohet nga ana juaj nje informacion ne lidhje me:
Numri e kontrolleve te planifikua ne materialet ne kontakt me ushqimin (te ndara sispas viteve).
Numri i kontrollve te kryra per materialet ne kontakt me ushqimin. (te ndara sispas viteve).
Problematikat e konstatuara gjate ketyre kontrolleve dhe masat e marra nga ana juaj.(te ndara sispas viteve).
Numri i mostrave te marra per analizim te ketyre produkteve si dhe rezutatet e ketyre analizave (nr. i mostrave konforme dhe nr i i mostrave jo konforme te ndara sispas viteve.).
6.A zbatohet ndonje sistem/procedure per aprovimin e perdorimit ose nxjerrjes ne treg te materialeve ne kontakt me ushqimin. Nese po si fuksionon procesi i aprovimit?
Gjithshtu nga MBZHR ne lidhje me materialet ne kontakt me ushqimin nevojitet informacion nese ne strukturen e MBZHR egziston nje njesi e cila eshte e angazhuar ne mbikqyrjen/monitorimin/vleresimin e ketyre produkteve. Nese po cila eshte ajo njesi duke ju referuar organogrames se MBZHR.
Per nevoja te draftimit te prezantimit nevojitet venia ne dispozicion te Tabelave te Perputhshmerise (TOC) te gjithe bazes ligjore takuese te materialeve ne kontakt me ushqimin.
Jeni te lutur nje pike kontakti per te kontaktuar me stafin tone qe po pergatit prezantimin.

Faleminderit per bashkepunimin

22.09.2023 Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion në lidhje me tematikat e Food contact materials dhe Food improvement agents për sa i përket fushë veprimtarisë së Inspektoratit Shteteror të Mbikqyrjes së Tregut, ju informojmë si më poshtë vijon:

Organigrama e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut është e përbërë nga 4 drejtori dhe 8 sektore.i Sektori kimik dhe Siguria e Përgjithshme në Drejtorinë e Mbikëqyrjes së Produkteve është përgjegjës për kontrollin në fushën e sigurisë së përgjithshme ku përfshihet edhe kontrolli i artikujve të përdorimit dhe të kujdesit për fëmijët, takëme të kuzhinës dhe mjete të përdorshme për të ngrënë.

ISHMT organizohet si drejtori e përgjithshme me juridiksion në të gjithë territorin e vendit. Në fushën e materialeve në kontakt me ushqimin referuar standardit SSH EN 14372:2004, janë të angazhuar 8 inspektorë të Sektorit Kimik dhe Sigurisë së Përgjithshme të profilit Shkenca Natyrore dhe Inxhinierike.

ISHMT lidhur me këtë fushë veprimtarie kryen kontrollin në përputhje me:

· Ligjin nr.10489/2011 Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore dhe rregullave teknike në zbatim të tij.

· Ligjin nr.10480, datë 17.11.2011 Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore, i ndryshuar duke iu referuar standardeve të harmonizuara Shqiptare.

· Standardin SSH EN 14372:2004 Artikuj të përdorimit dhe të kujdesit për fëmijët -Takëme të kuzhinës dhe mjete të përdorshme për të ngrënë – Kërkesat e sigurisë dhe metodat e provës

Përsa i përket procesit të kontrollit, artikujt e përdorimit dhe të kujdesit për fëmijët, takëme të kuzhinës dhe mjete të përdorshme për të ngrënë, kontrollohen mbi bazën e pikave të listëverifikimit bashkëlidhur në aneksin 1.

Në rastet kur konstatohet shkelje e kërkesave ligjore, referuar nenit 43 të ligjit nr.10433/2011 Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë merret masë urgjente si:

· ndërprerja e kryerjes së një veprimi, veprimtarie apo një pjese të saj;

· bllokimi dhe marrja në administrim e produkteve

· urdhërimi i subjektit të inspektimit të njoftojë të tretët apo publikun për rreziqet e mundshme

· çdo masë tjetër që vlerësohet e domosdoshme dhe proporcionale për të realizuar qëllimin e masës urgjente.

Më pas kryhet shqyrtimi dhe marrja e vendimit përfundimtar sipas neneve 46 dhe 48 të ligjit nr.10433/2011 Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu ISHMT njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për ndalimin e zhdoganimit të këtyre produkteve dhe vendos njoftimin në faqen zyrtare të ISHMT për informimin e konsumatorëve mbi rrezikshmërinë e këtyre produkteve.
Përsa i përket kontrolleve referuar kësaj kategorie produktesh gjatë periudhës 2020-2022 ju informojmë si më poshtë vijon:
Në vitin 2021 janë planifikuar 30 inspektime për sigurinë e përgjithshme përfshirë karrocat, rrethoret, biberonat dhe takëmet e fëmijëve. Specifikisht për takëmet e fëmijëve janë kryer 5 inspektime nga të cilat 2 të planifikuar dhe 3 të kryer si pasojë e informacionit të ardhur nga të tretë, përkatësisht nga sistemi RASFF (Rapid Alert System for Food and Feed). Gjatë këtij viti është vendosur 1 masë urgjente.
Në vitin 2022 janë planifikuar 19 inspektime për sigurinë e përgjithshme përfshirë karrocat, rrethoret, biberonat dhe takëmet e fëmijëve. Specifikisht për takëmet e fëmijëve janë kryer 5 inspektime nga të cilat 2 të planifikuar dhe 3 të kryer si pasojë e informacionit të ardhur nga të tretë (Sistemi RASFF). Në total gjatë këtij viti janë vendosur 2 masa urgjente.
Lidhur me pyetjen tuaj mbi analizimin e mostrave sqarojmë se Shqipëria aktualisht nuk disponon një laborator të akredituar për të kryer analizat e produkteve në fjalë, për këtë arsye Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut kryen vetëm kontrollin dokumentar dhe fizik tregues të produkteve referuar pikës 19 të Urdhërit nr.305/2014 Për procedurat standarde operacionale të veprimtarisë së mbikëqyrjes së tregut, të detyrueshme për të gjitha strukturat e mbikëqyrjes së tregut,
Problematika e konstatuar gjatë kontrolleve lidhet me vështirësinë e analizimit të mostrave në laborator të akredituar jashtë vendit për një afat 30 ditor, brenda të cilit duhet të merret vendimi përfundimtar referuar nenit 46 pika 1 të ligjit 10433/2014 Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.

                     E plotë 0

VITI 2022

Nr rendor Data e kërkesës Objekti i kërkesës Data e përgjigjes Përgjigje Mënyra e përfundimit të kërkesës
1 12.01.2022 Televizioni,  bazuar në nenin 22, pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe në ligjin 119 të vitit 2014 për të “Drejtën e Informimit” parashtron kërkesën e mëposhtme: -Sa është numri i ashensorëve që janë në përdorim në të gjithë vendin? -Sa prej tyre janë të regjistruar pranë ISHMT-së?Sa prej tyre janë të kolauduar? -Sa shpesh ju bëhet kolaudimi?-Sa prej tyre ju bëhet kontrolli mujor?-Sa kontrolle janë bërë nga ISHMT-ja brenda 3 viteve të fundit?-Sa aksidente janë regjistruar brenda 3 viteve te fundit ne ashensor?-Cilat janë problemet me të cilën përballen më së shumti qytetarët në ashensor?-Cili është shkaku që shfaqen këto probleme? -Sa eshte numri i pallateve në të gjithë vendin ? -Sa prej tyre kanë administrator ? 19.01.2022 Në përgjigje të kërkesë Tuaj për informacion ardhur pranë ISHMT-së, me Nr. 24 Prot, datë 12.01.2022 me  ju bëjmë me dije si vijon : 1.Sa është numri i ashensorëve që janë në përdorim në të gjithë vendin?Numri i përgjithshëm i ashensorëvë në vend është afërsisht 10.000  (informacion i marrë nga njësitë vendore).2.Sa prej tyre janë të regjistruar pranë ISHMT-së?Në database-n e ISHMT rezultojnë të regjistruar 1268 ashensorë.3. Sa prej tyre janë të kolauduar?Nga raportimi i fundit i organeve të miraturara mbi numrin e përgjithshëm të ashensorëve të kolauduar në vend, rezultojnë rreth 1290 (presim raportimin e rradhës).4. Sa shpesh ju bëhet kolaudimi?Në bazë të Ligjit Nr.10489, datë 15.12.2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar,  VKM Nr.1056, datë 23.12.2015 “Për miratimin e rregullit teknik për sigurinë e ashensorëve në përdorim”, i ndryshuar,  në rastin e ashensorëve ekzistues dhe të rinj të instaluar në një vend pune, inspektimet periodike duhet të kryhen nga një organ i miratuar me kërkesë të personit përgjegjës një herë në çdo 6 muaj, duke respektuar datën e ekzaminimit te parë të plotë.Në rastin e ashensorëve ekzistues dhe të rinj të instaluar në ndërtesa në bashkëpronësi ose në ambiente shtëpiake, inspektimet periodike duhet të kryhen nga një organ i miratuar me kërkesë të personit përgjegjës një herë në çdo 12 muaj, duke respektuar datën e ekaminimit te parë të plotë.5. Sa prej tyre ju bëhet kontrolli mujor? Referuar VKM Nr.1056, datë 23.12.2015 “Për miratimin e rregullit teknik për sigurinë e ashensorëve në përdorim”, i ndryshuar, për qëllime te sigurisë, personi përgjegjës është i detyruar të sigurojë mirëmbajtje të ashensorit dhe të këtë një marrëveshje apo kontratë me një organizëm kompetent për mirëmbajtje. Mirëmbajtja e ashensorit duhet të kryhet sipas nevojës, më së paku një herë në muaj për ndërtesat në bashkëpronësi apo ambientet e banimit dhe të paktën dy herë në muaj për ashensorët në vendet e punës.6. Sa kontrolle janë bërë nga ISHMT-ja brenda 3 viteve të fundit?ISHMT  ka realizuar rreth 950¬ inspektime gjatë tre viteve.7.Sa aksidente janë regjistruar brenda 3 viteve te fundit ne ashensor?Ngjarjet që ndodhin në ashensor nuk raportohen në ISHMT , por brenda tre viteve të fundit ka ndodhur një ngjarje tek Kompleks Fratari,Astir, Tiranë. 8. Cilat janë problemet me të cilën përballen më së shumti qytetarët në ashensor?ISHMT gjatë monitorimit dhe inspektimit në terren ka vërenjtur se nuk ka dakordësi mes personit përgjegjës të ashensorit dhe banorëve të pallatit (në ndërtesat në bashkëpronësi) për të kryer ekzaminimin teknik të ashensorit dhe regjistrimin pranë ISHMT-së.9. Cili është shkaku që shfaqen këto probleme?Personi përgjegjës dhe banorët e pallatit nuk jenë të ndërgjegjësuar për kryerjen e ekzaminimit teknik dhe  regjistrimin e ashensorit në ISHMT.10. Sa eshte numri i pallateve në të gjithë vendin ?11. Sa prej tyre kanë administrator ?12. Sa prej ketyre administratorëve janë të çertifikuar nga Bashkia?Në lidhje me pyetjet e tjera nuk janë në kompetencë të ISHMT-së, por të njësive vendore. E plotë
2 19.01.2022 Kerkese per bllokimin e filmit “Gjurme pa shenje”. Kerkoj nderhyrjen per bllokimin e premieres se filmit, pasi jam mashtruar dhe manipuluar nga regjizori dhe producenti I studios filmike. 19.01.2022 Ne lidhje me ankesen ne fjale ku ju kerkoni nderhyrje diten e sotme , cka eshte e pamundur per shkak te planifikimeve mujore qe ben sektori si dhe mungeses bashkelidhur te dok vertetues mbi pretendimet e ngritura si kontrate , komunikim per te bere nje vleresim nese eshte e bazuar ne ligj apo jo kerkesa juaj si dhe te dhenat e subjektit. Ju kerkojme vendosjen ne dispozicion te tyre dhe trajtimin e ankeses ne nje kohe sa me te shkurter.Gjithashtu ju sqarojme se per nje vleresim dhe ndihmese te metejshme ligjore mund te drejtoheni edhe prane DDA prane Ministrise se Kultures. E plotë
3 20.01.2022 Duke iu referuar një denoncimi, shoqëruar me dokumente që ka mbërritur në redaksinë tonë, kërkojmë nga ju informacion se cilat rekomandime të KLSH-së, keni zbatuar deri më tani? 1.Si qëndron çështja e objektit me qira, ku ndodhet institucioni?  Pasi edhe në raportin e KLSH edhe në denoncim thuhet se njëri kat i tij ka qenë i bllokuar me barrë hipotekore  dhe se kontrata nuk është lidhur në prani të noterit,  duke ngritur dyshime se qiraja ndahet përgjysëm. (pra, sipas denoncimit ndahet përgjysëm nga kryeinspektori).2.A i është dhënë në  shkelje të ligjit pronarit të objektit 6 muaj paradhënie për të rregulluar godinën kur në shpalljen e njoftimit për marrje me qira të objektit është përcaktuar që godina duhet të jetë funksionale në momentin e lidhjes së kontratës? 3. Në denoncim thuhet se paradhënia ka ndodhur në bashkëpunim me degën e thesarit Tiranë dhe konkretisht është kryer nga punonjësja e cila “rastësisht” bashkëshortin e ka shef sektori në ISHMT dhe pas këtij nderi nga gruaja e tij është planifikuar për t’u bërë drejtore. Cili është qëndrimi juaj, a ka ndodhur një gjë e tillë? 4.  A janë respektuar masat disiplinore për punonjësit  që kanë shkelur ligjin? Nëse për sa punonjës janë marrë masat dhe cilët janë ata? Pasi në denoncim thuhet se për punonjës që është propozuar masa nga KLSH, ka nxjerrë urdhërat për nisje të ecurisë disiplinore dhe në të njëjtën kohë i ka lejuar të japin dorëheqjen (edhe kjo në kundërshtim me ligjin pasi nuk lejohet dhënia e dorëheqjes kur të fillon ecuria disiplinore, kurse të tjerët i ka vënë nën presion për të dhënë dorëheqjen para se të dilte raporti përfundimtar. 5.  Çfarë ka ndodhur me titullarin që nga KLSH është propozuar për shkarkim? A është shkarkuar, ka dhënë dorëheqjen apo vijon ende punën? 24.01.2022 Duke ju falenderuar për interesin tuaj, ju bëjmë me dije se Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut në zbatim të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” është i gatshëm ti përgjigjet çdo pyetje që paraqet interes publik për ushtrimin e funksioneve dhe veprimtarisë së tij.  Referuar specifikisht gjetjeve të KLSH-së të rekomandura në raportin përfundimtarë të auditimit, ju informojmë se ISHMT ka marrë masa menjëherë për sistemimin dhe adresimin e tyre duke ndërrmarë veprime konkrete për rregullimin e problematikave sipas rekomandimeve të lëna, duke krijuar planin e veprimit me afate dhe persona përgjegjës. Për problematika konkrete të cituara në raport të cilat ju i keni përmendur në pyetje konkrete sqarojmë si më poshtë vijon : ISHMT ka ndjekur rregullat e prokurimit publik për përzgjedhjen e një godine për ushtrimin e aktivitetit, në mungesë të një kuadri ligjor specifik që rregullon këtë veprimtari. Në momentin e vlerësimit të dokumentaciont të ofertave të dërguara nuk ka pasur asnjë indicje që një kat i godinës ka qënë i bllokuar. Me konstatimin e KLSH-së për këtë fakt, pronarit të godinës i janë kërkuar kartelat e pasurisë (godinës) të cilat ISHMT aktualisht i disponon dhe ato janë të pastra nga cdo barrë hipotekore. Për gjatë gjithë ushtrimit të veprimtarisë në këtë godinë ISHMT nuk është cënuar asnjë moment nga përsona të tretë të cilët pretendojnë të drejta mbi këtë godinë. Lidhja e kontratave të instititucioneve buxhetore nuk është detyrim të bëhet në prani të noterit. Në kontratë parashikohet që qiramarrësi (ISHMT) mund të zgjidhi kontratën në çdo moment kur e vlerson të arsyeshme duke njoftuar paraprakisht qiradhënësin. Veprimet e pagesave që ISHMT i kalon nëpërmjet Degës së Thesarit Tiranë kryhen nga specialistja X pas marrjes së lejes së lindjes së specialistes së specialists znj. X (vërtetuar nga urdhërshpenzimet bashkëlidhur) dhe Kryetre e degës Znj.X, të cilat në dijeninë tonë nuk kanë asnjë lidhje familjare me punonjësit e ISHMT-së. Për sa i përket emërimit të pozicioneve drejtor apo të tjera, rekrutimi i punonjësve të ISHMT-së kryhet nga njësa përgjegjëse Departamenti i Administratës Shtetërore, dhe institucioni nuk ka dhe smund të ketë asnjë ndikim në emërime/punësime. Për çdo punonjës për të cilin është propozuar masë disiplinorë nga KLSH, ISHMT ka ngritur procedimet disiplinore sipas parashikimeve ligjore, të cilat një pjesë janë mbyllur me vendim dhe disa janë në proces. Referuar aludimit se është kërkuar dorëheqje për disa punonjës, ju informojmë se ISHMT nuk ka kërkuar dorëheqjen e asnjë punonjësi.Për nëpunësin me funksion drejtor për të cilin është ngritur Komision Disiplinor me date 16.11.2021, ju informojmë se nëpunësi me datë 21.12.2021 ka bërë kërkëse për pezullim nga shërbimi civil. Me datë 27.12.2021 Komisioni Disiplinorë ka marrë vendim dhe janë shkëputur marrëdhënjet e punës me datë 05.01.2022, fakt që vërteton se gjatë procedimit disiplinorë ka qënë në punë. Për sa më sipër ju sqarojmë se bazuar në Udhëzimi nr. 01 datë 02.04.2014 i Departamentit të Administratës Publike, “nëpunësi mund të japë dorëheqjen në cdo moment që e vlerëson të arsyeshme dhe ligjore dhe procedimi disiplinorë vazhdon pavarsisht miratimit të kërkesës për dorëheqje”. Referuar pyetjes tuaj ju sqarojmë se për titullarin e ISHMT-së, z.Sahitaj, KLSH ka rekomanduar dhënien e masës disiplinore “vërejtje” dhe jo shkarkim, (bashkëlidhur kopja e raportit) e cila në përgjigjen që është dhënë nga eprori i tij, sipas hirarkisë që parashikon Ligji 152/2013 “Për nëpunësin civil”, e cila  nuk është pranuar si vrejtje. E plotë

VITI 2021

Nr rendor Data e kërkesës Objekti i kërkesës Data e përgjigjes Përgjigje Mënyra e përfundimit të kërkesës Tarifa
1 28.01.2021 Kërkesë në lidhje me shërbimin IPTV. Kompania X  nuk sjell të plota kanalet për të cilat konsumatori ka paguar. Në rast se nuk është kompetencë e institucionit tuaj, kujt duhet ti drejtohem? 01.02.2021 Në lidhje me ankesën tuaj drejtuar ISHMT-se ju sqarojmë që asnjë nga nenet për të cilat ISHMT është përgjegjëse në Ligjin 9902/2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit” nuk mbulon ankesën tuaj, kështu që zgjidhja e saj nuk është kompentencë e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut. Megjithatë ju informojmë që referuar Ligjit 9902/2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit” ankesën tuaj mund ta adresoni tek Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, gjithashtu edhe tek Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) . E plotë 0
2 05.02.2021 Duke ju kërkuar ndjesë për shqetësimin, do ju lutesha për një informacion në lidhje me etiketimet e produkteve si facoleta, letra higjenike, letër alumini për ushqimet dhe cdo produkt tjetër të kësaj kategorie, a ka nevojë të vendoset etiketë dhe përkthim në gjuhën shqipe? 12.02.2021 Per te gjitha produktet jo ushqimore, informacionet qe duhet te permbaje produkti dhe vendosja e tij ne gjuhen shqipe, percaktohen ne Ligj nr.10480, date 17.11.2011”Per Sigurine e Pergjithshme te Produkteve Joushqimore” i ndryshuar (Neni 3 paragraf 2, Neni 4, Neni 6). Gjithashtu dhenia e informacionit per mallin dhe etiketimi ne gjuhen shqipe, per te gjitha produktet qe behen te disponueshem per konsumatorin, eshte detyrim qe percaktohet ne Ligj nr. 9902 date 17.04.2008, i ndryshuar” Per mbrojtjen e konsumatorit”(Neni 7,Neni 8). Persa i perket produkteve si fazoletat, letrat higjenike, te cilesuara si produkte ne kontakt me lekuren, ne momentin qe ato kane permbajtje te substancave aromatizuese, prania e ketyre substancave e ben kete produkt te perfshire ne grupin e produkteve kozmetike. Etiketimi dhe informacioni qe duhet te permbajne keto produkte percaktohen ne ligj nr. 26/2017” Per produktet kozmetike si dhe akteve ligjore ne zbatim te tij. Per produktet si letra alumini per mbeshtjelljen e ushqimit, te cilesuara si produkte ne kontakt me ushqimin, etiketimi dhe informacioni qe duhet te permbaje produkti percaktohet ne kuadrin ligjor per ushqimin ku perfshihet ligj nr.9863, date 28.1.2008”Per ushqimin” i ndryshuar si dhe aktet nenligjore ne zbatim te tij ku mund te permendim Udhezimin nr.15 date 13.12.2012 “Per materialet dhe artikujt ne kontakt me ushqimin”. Kontrolli i zbatimit te ketyre kritereve eshte kompetence e Agjencise Kombetare te Ushqimit. E plotë 0
3 11.02.2021 Duke ju kerkuar ndjese per shqetesimin, do t’ju lutesha per nje informacion ne lidhje me etiketimet e produkteve si farcoleta,letra higjenike, leter alumini per ushqimet dhe cdo produkte tjeter te kesaj kategorie, a kane nevoje tju vendoset etikete dhe perkthim ne gjuhen shqipe? 18.02.2021

Referuar e-mailit tuaj dërguar ISHMT-së, datë 05.02.2021 ju informojmë si më poshtë:

Per te gjitha produktet jo ushqimore, informacionet që duhet të përmbajë produkti dhe vendosja e tj ne
gjuhen shqipe, përcaktohen në Ligjin nr. Nr.10 480, datë 17.11.2011, “Për Sigurinë e Pergjithshme te
Produkteve Joushqimore” i ndryshuar (Neni 3/parag.2, Neni 4, neni 6).
Gjithashtu dhënia e informacionit për mallin dhe etiketimi në gjuhën shqipe, për të gjitha produktet qe behen te disponueshem për konsumatorim, është një detyrim që përcaktohet edhe në Ligjin nr.9902 date 17.04.2008,i ndryshuar “Për mbrojtjen e konsumatorit” (Neni 7, Neni 8).Për sa i përket produkteve si fazoletat, letrat higjenike, të cilësuara si produkte në kontakt me lëkurēn, në momentin qe ato kanë permbajtje të substancave aromatizuese, prania e këtyre substancave e ben kete produkt të përfshihet në grupin e produkteve kozmetike. Etiketimi dhe informacioni që duhet të përmbajnë kēto produkte përcaktohen ne Ligjin Nr. 26/2017 “Për produktet kozmetike” si dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
Per produktet si letrat alumini për mbështjelljen e ushqimit, të cilësuara si produkte në kontakt me ushqimin,etiketimi dhe informacioni që duhet të përmbajë produkti përcaktohet në kuadrin ligior për ushqimin ku përfshihet Ligji Nr.9863, datë 28.1.2008 ‘Per ushqimin”, i ndryshuar, si dhe akte nënligjore në zbatim të tij ku mund të përmendim për produktet që ju jeni interesuar Udhëzimin Nr. 15, datë 13.12.2012 “Për materialet dhe artikujt në kontakt me ushqimin”. Kontrolli i zbatimit të këtyre kritereve është kompetence e Agjencisë
Kombëtare të Ushqimit.

E plotë 0
4 01.03.2021 Kompania ne fjale operon ne fushen e pajisjeve  Elektrike. Kryesisht ne prodhim/asamblim gjeneratoresh,stabilizatoresh,UPS,sisteme panelesh diellore…etj
Pervec prodhimit pjese e aktivitetit tone eshte edhe shitja ,instalimi dhe mirembajtja e ketyre produkteve.
Kompania e cila prodhon dhe shet keto pajisje Elektrike(pervec Shqiperise) 
Duke pare aktivitetin e kompanise  kerkohet  nga Institucioni nese do munde te na sugjeronit certifikime te cilat ju sherbeni qe munde na vine ne ndihme apo mbeshtesin aktivitetin e kompanise.
Nese do ishte e mundur te dergoni nje liste te certifikimeve te cilat ju I shihni si te arsyeshme per tu pasur per kete lloj aktiviteti.
02.03.2021 Inspektorati Shteteror i Mbikeqyrjes se Tregut eshte institucioni pergjegjes per sigurine e produkteve jo ushqimore qe vendosen ne treg, ku perfshihen edhe produktet per te cilat ju jeni te interesuar.
Sa i perket kerkesave te mbikeqyrjes se tregut te gjitha keto produkte duhet te jene te markuara sakte me markimin CE, te shoqerohen nga deklarata perkatese e konformitetit dhe sipas kerkeses te veihet ne dispozicion dokumentacioni teknik i tyre.
Inspektorati Shteteror i Mbikeqyrjes se Tregut eshte institucion ligj zbatues dhe nuk ofron sherbime apo certifikime per keto produkte.
E plotë 0
5 06.03.2021 Kam problem me një adresë e cila tregeton sende online ! Kam porositur disa rroba dhe mê marrëveshje nëse nuk më bëjnë ti bëje ndërrim dhe ta paguaj postën!
Vlera e ketyre ishte diku 90 e ca euro!
Tani kjo adresë me fut bllok dhe nuk më lajmeron!
09.03.2021 Në lidhje me ankesën tuaj dërguar në e-mail e 1SHMT-së, ju informojmë se në këtë rast kemi të bëjmë me
kontratat në largësi dhe në bazë të Ligjit 9902/2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” (LMK), të ndryshuar,
qe i perkasin neneve 36 dhe 37, kontrolli i zbatueshmerisë së tyre nuk eshtë në kompetencën e ISHMT-së
(Neni 51 i LMK) por është në kompetencën e Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatoréve (Neni 52) ne
Ministrine e Financave dhe Ekonomise (linku http://kmk.financa.gov.al/).
E plotë 0
6 30.03.2021 Institucioni i Avokatit te Popullit, ne funksion te ushtrimit te kompetencave kushtetuese dhe ligjore, per mbrojtjen e te drejtave, lirive dhe interesave te ligjshme te shtetasve nga veprimet apo mosveprimet e organeve te administrates publike, duke marr shkas nga njoftimet ne media lidhur me skandalin e ndodhur ne nje laborator privat per moskryerjen e sakte te analizave laboratorike, ka ndermarre per shqyrtim rastin me iniciative…..Sa, mesiper lutemi na informoni nese jeni njohur me problematiken e rastit, monitorimet qe mund te kryeni, masat e marra si dhe cdo lloj informacioni qe ka te beje me rastin te cilat jane ne kompetencen tuaj.Lutemi rasti te trajtohet me prioritet dhe te orientohet problematika duke synuar zgjidhjen dhe marrjen e masave per kete problematike. 01.04.2021 Ne pergjigje te kerkeses suaj ju bejme me dije si vijon: ISHMT eshte krijuar me VKM nr.36 date 20.01.2016” Per krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shteteror te Mbikeqyrjes se Tregut” ka per mision garantimin e sigurise se produkteve per konsumatoret, te vendosura ne treg dhe ne sherbim/ne perdorim, nepermjet aktiviteteve mbikeqyrese sipas legjislacionit perkates ne fuqi. Monitorimi dhe kontrolli i laboratoreve testues apo kalibrues eshte jashte fushes se pergjegjesise dhe kompetencave te ISHMT E plotë 0
7 13.04.2021 Kompania eshte e interesuar te njihet nga ISHMT, se cilat jane sinjalistikat e detyrueshme qe duhet te vendosen ne ashensor, si njoftim, parandalim dhe komunikim me perdoreuesit e ashensorit 14.04.2021

Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion në lidhje me sinjalistikën e detyrueshme që duhet të vendoset te ashensorët ju bëjmë me dije sa vijon: Në zbatim të VKM Nr 1056 datë 23.12.2015 Për miratimin e rregullit teknik “Për sigurinë e ashensorëve në përdorim”

Personi përgjegjës siguron që ashensori është i markuar qartësisht dhe në mënyrë të paheqshme me të dhënat e mëposhtme:
a) emrin dhe adresën e instaluesit (nëse nuk ekziston pronari i ndërtesës);
b) markimin CE (për ashensorët e rinj);
c) emërtimin e serive ose tipin;
d) numrin serial (nëse ka);
e) vitin e instalimit;
f) të dhënat e personit që duhet kontaktuar në rast të një problemi.

Gjithashtu
Personi përgjegjës për ashensorin siguron që në çdo kabinë është vendosur një pllaketë lehtësisht e dukshme me përshkrimet e mëposhtme:
a) ngarkesa nominale në kg;
b) numri maksimal i njerëzve që mund të transportohen;
c) data e inspektimit periodik parandalues të fundit dhe e organit të miratuar përkatës, përfshirë numrin e tij të identifikimit;
ç) data e inspektimit periodik parandalues të ardhshëm; dhe
d) çdo instruksion tjetër përkatës sipas përcaktimit në rregullin teknik për ashensorët

E plotë 0
8 09.05.2021

Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorěve (KMK), në zbatim të Ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008
“Për mbrojtijen e konsumatorëve”, i ndryshuar, ju bën me dije se: Ne mbledhjen e datës 19.04.2021, ka marrë në shqyrtim ankesën e paraqitur konsumatorja ____kundrejt subjektit _________” në Qendren Tregtare TEG.Ankesa konsiston në pretendimin për praktike të padrejtë tregtare, në lidhje me mos kthimin e mallit me të meta. (bashkëngjitur ankesa). Komisioni, mbas vlerësimit të çështjes, duke konsideruar që malli është brenda periudhës së
garancisë, në bazë të pikës 1 ë nenit 51 të Ligiit nr. 9902, dt.17.04.2008 Për mbrojitjen e
konsumatorëve”, i ndryshuar, si dhe pikave 4 dhe 5, të VKM nr. 1444, dt.22.10.2008, “Për
mënyrěn e funksionimit e të pagesës së anëtarëve të Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorēve, si
dhe përcaktimin e procedurave të vlerësimit të shkeljeve”, ju përcjell për kompetencë ankesën e
Sipërpërmendur.

Për sa më sipër, lutemi nga ana juaj njoftimin e KMK për trajtimin apo zgjidhjen e ankesës.

11.05.2021 Referuar ankesës konsumatore të përcjellë për kompetencë nga ana Juaj, administruar prane
ISHMT Nr.Prot.565/7, datë 29.04.2021, ju bëjmë me dije se e njëjta ankesë kundrejt subjektit është depozituar mëherët nga konsumatorja
përkatësisht më datë 11.03.2021 nëpërmjet adresës zyrtare të ISHMT, info@ishmt.gov.al.
Pas marrjes në shqyrtim të kësaj ankese administruar me Nr. Prot 565, datë 11.03.2021, ISHMT
autorizoi nisjen e një procesi inspektimi pranë subjektit “———” me
NIPT:———, bazuar në nenin 25 të Ligjit Nr.10433/2011 “Për inspektimin në RSH mbi
bazën e infomacionit të marrë pasi krijohet dyshimi i arsyeshëm për shkelje të kërkesave ligiore
nga subjekti., konkretisht Nenit 31, 30 të Ligjit Nr.9902/2008 “Për mbrojtjen e Konsumatorëve'”
Grupi i inspektimit mbajti pranë subjektit procesverbalin e inspektimit sipas të cilit u la në dispozicion afati për të paraqitur pranë
ISHMT prova faktike për mospërputhshmërinë e vërejtur apo vendosjen e marrèveshjes me
konsumatorin nëpërmjet zëvendësimit të produktit, alternativave tëtjera nëë përputhje me
legjislacionin në fuqi apo të rëna dakort midis të dyja palëve.
Subjekti brenda afatit të përcaktuar arriti një marrëveshje me konsumatorin duke marrë përsipër dëmshpërblimin e konsumatorit nëpërmjet zëvendësimit me një artikull tjetër me të njëjtën vlerë monetare, të përzgjedhur nga konsumatori.
Bashkëlidhur kopje e marrëveshjes së vendosur midis shitësit dhe klientit.
E plotë 0
9 19.05.2021 Doja tju beja me dije se me daten 17/05/21 nepermjet aplikacionit instagram tek faqja me adrese ne Bilisht me numer telefoni _____ kam bere porosine e 2 kompleteve sportive me vlere 6300 leke. Me daten 18/05/2021 nepermjet kompanise postare Adex me eshte bere dorezimi i pakos me numer 3722896 ku pasi e hapa konstatova qe mallrat jane totalisht te falsifikuara.
Shpresoj shume qe ky informacion tju sherbeje dhe qe ky raportim te sherbeje per te shpetuar te tjere qytetare qe mund te mashtrohen nga kjo faqe.
21.05.2021 Përsa i përket shqetësimit tuaj, ju bëjmë me dije se ISHMT, Drejtoria e Pronësisë Intelektuale, Sektori I Pronësisë Industriale, ka kompetencë mbikëqyrjen e tregut të brendshëm në lidhje me respektimin e të drejtave të Pronësisë Industriale në bazë të kërkesë/ankesave të pronarëve të markave tregtare, patentave për shpikje, disenjove industriale dhe treguesve gjeografikë, sipas parashikimeve të nenit 188, të ligjit 9947 “Për Pronësinë Industriale” (I ndryshuar). Në kuptim të këtij ligji kjo është e drejtë ekskluzive që u njihet vetëm pronarëve dhe mbajtësve të të drejtave, duke qenë se jemi përballë konflikteve të të drejtave private mbi pronësinë intelektuale. Gjithashtu, përsa I përket subjektit te referuar nga ju, ISHMT nuk ka kompetencë ligjore që parashikon kryerjen e inspektimeve në lidhje me tregtinë on-line. Nga sa më sipër, ju këshillojmë që shqetësimin tuaj si konsumator për mallra jokonform cilësisë, mund ta drejtoni pranë Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Tel: +355 42278109, E-mail:kmk@financa.gov.al. E plotë 0
10 28.05.2021 Përshëndetje,
Unë jam drejtuar tek ju nga ambasada juaj në Greqi.
Emri im është —————– dhe kompania ime është e interesuar të eksportojë detergjentë në ShqipëriDetergjentët tanë janë kryesisht produkte pastrimi të përdorura: në industrinë ushqimore, mikpritje (p.sh. hotele, restorante etj.) dhe lavanderi profesionale.
31.05.2021 Nëse kompania është einteresuar të eksportojë detergjentë në Shqipëri,produktet duhet të jenë konform standardeve europiane CLP(EC)Nr 1272/2008 dhe rregulloreve te detergjentit(EC)Nr 648/2004, etiketat e produkteve të përkthyera në gjuhën shqipe, SDS(Fleta e të dhënave të sigurisë) për çdo produkt.Nuk është i nevojshëm autorizimi nga institucionet shqiptare për eksportin e produkteve në Shqipëri. E plotë 0
11 15.06.2021 Doja informacion ne lidhje me adresen e emailit ku duhet te raportohen te dhenat ne lidhje me cdo produkt te ri ose ekzistues nga importi (produkte te tilla si detergjent parfume etj) sepse nuk ka ne asnje faqe informacion lidhur me kete fakt. 21.06.2021 Ne lidhje me emailin e derguar, ju informojme se nuk ka asnje adrese emaili ku duhet te raportohen te dhenat per cdo produkt te ri apo ekzistues nga importi. Eshte e domosdoshme qe cdo produkt i ri apo ekzistues ne treg(detergjente) te jete ne zbatim te Ligj. Nr.10216 date 21.01.2010”Per detergjentet” dhe VKM  nr.669 date 28.09.2011”Per etiketimin dhe te dhenat e perberesve per detergjente” E plotë 0
12 21.06.2021 Kerkese per informacion nese ne institucionin Tuaj, keni pjese te administrates tuaj, ekspert te fushes per te vleresuar nese objektet qe sherbejne per argetimin e konsumatoreve ne subjektin tregtar “———–“ dhe me emer tregtar “————“ jane brenda kushteve te sigurise teknike qe garantojne shendetin dhe jeten e konsumatoreve qe i perdorin? 30.06.2021 Ne lidhje me kërkesën tuaj për informacion depozituar pranë ISHMT-së me Nr.1272 Prot
datë 21.06.2021 ju informojmë se ISHMT ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me
legjislacionin për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë dhe legjislacionin e posaçëm të
zbatueshëm në secilën nga fushat e inspektimit, si dhe çdo përgjegjësi tjetër të përcaktuar me
ligj apo akt nënligjor.
Drejtoria e Mbikëqyrjes së Produkteve pranë ISHMT-së është përgjegjëse për inspektimin e
zbatimit të kërkesave të detyrueshme ligjore në shumë fusha produktesh dhe një ndër to
është inspektimi i lodrave individuale, lodrave të parqeve publike dhe private të grup
moshave 0-14 vjec te cilat mbulohen nga ligji Nr. 10480/2011 “Për Sigurinë e Përgjithshme
të Produkteve Joushqimore” dhe Vkm Nr. 262 datë 03.04.2013 “Për miratimin e rregullit
teknik” Per sigurinë e lodrave” dhe Vkm Nr. 383 datë 13.05.2020 “Për miratimin e listës së
standartave të harmonizuara shqiptare me karakter referues për sigurinë e lodrave të
vendosura në ambiente publike dhe private.
Theksojmë se ISHMT ka trupa inspektuese që ushtrojnë kontrolle për zbatueshmërinëe
akteve ligjore dhe nënligjore si më lart përmendur. Gjithashtu bazuar në ligjin Nr.
10480/2011″Per Sigurinë e Pergjithshme të Produkteve Joushqimore” dhe standarteve të
harmonizuara shqiptare ku ne referohemi nuk e mbulojnë një aktivitet të tillë rekreacioni
dhe argetues pasi janë instalacione/montime/struktura të ndërlidhura mekanike,
multifunksionale të grupmoshave të ndryshme, të dizenjuara dhe projektuara për hapësira të
ndryshme të përcaktuara sipas ambjenteve ku montohen apo instalohen te cilat nuk
mbulohen nga fusha e veprimtarisë së ISHMT-së.
E plotë 0
13 25.07.2021 Pershendetje,une qe po ju shkruaj jam administratori i nje biznesi ne Tirane ,shpreh shqetesimin tim per kopjimin e emrit dhe markes se biznesit tone qe operojme prej 2016. Ju lutem te merni masa pasi  ky fakt eshte lehtesisht i konstatushem edhe nepermjet rrjeteve sociale dhe nepermjet vezhgimit ne terren.Ju lutem ta merni seriozisht kete kerkese ankese pasi po demtohemi nga ky fenomen! 27.07.2021 Duke shprehur konsideratën që Ju drejtuat Institucionit tonë mbi ankesën nëpërmjet postës elektronike me datë 25 Korrik 2021, Ju sqarojmë si më poshtë: Në mbështetje të nenit 188 të Ligjit Nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” (i ndryshuar), ISHMT është e detyruar të bëjë verifikimet përkatëse, nëse pronarët ose mbajtësit e të drejtave mbi objektet e pronësisë industriale, paraqesin një kërkesë ankesë për mallrat e tjera brenda tregut, të cilat cënojnë të drejtat e tyre.Për këtë arsye duhet të paraqisni pranë ISHMT, një kërkesë formale me të dhënat e mbajtësit të së drejtës duke e shoqëruar ankesën me kopje të njësuar me origjinalin të çertifikatës së Regjistrimit të Markës lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, si dhe listën e subjekteve që cënojnë të drejtat tuaja të pronësise industriale si edhe informacion për identifikimin e tyre si Nipt, adresë ushtrimi aktiviteti, foto identifikuese etj.Sapo ISHMT të disponojë dokumentat e sipër listuara (të cilat mund t’i dërgoni elektronikisht në adresën info@ishmt.gov.al), inspektorët e Sektorit të Pronësisë Industriale  në përputhje me kriteret ligjore të Ligj 9947, datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar , si edhe Ligj 10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në RSH”, do të kryejnë verifikimet përkatëse në subjektet e listuara nga ju, të cilët kanë një adresë konkrete dhe rezultojnë të regjistruara në QKB.Në lidhje me ecurinë e proçesit do të viheni në dijeni nëpërmjet komunikimit zyrtar. E plotë 0
14 31.07.2021 Ju lutem na ndihmoni të logohemi te SUADA pasi duhet të plotësojmë kriteret e vendosura nga ISHMT pas inspektimit. Tek faqja e SUADES nuk futemi dot, ju lutem na ndihmoni me një email adresën fizike. 03.08.2021

Në vijim të emalit tuaj ju bëjmë me dije se adresa email e sportelit unik SUADA-s është info@qendrasuada@gmail.com. Gjithashtu adresa fizike e sportelit SUADA është “Rruga Sami Frashëri, Pallatet Agimi, shkalla nr. 19, Ap.338, Tiranë”. Kujtojmë se ligji 35/2016 “Për te drejtat e autorit dhe te drejtat e tjera te lidhura me to” në nenin 140/1 parashikon se:
“Një person fizik ose juridik, para se të fillojë të përdorë një objekt të mbrojtur nga të drejtat e autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, duhet të paraqesë në AAK-në përkatëse kërkesën për autorizimin e këtij përdorimi. Kërkesa duhet të përmbajë informacion për llojin dhe rrethanat e përdorimit, si mënyrën, vendin dhe kohën e përdorimit dhe informacione të tjera të nevojshme për përcaktimin e shumës së shpërblimit”. Pra, siç parashikohet qartë, detyrimi për t’u pajisur me autorizimin përkatës nga agjencia e administrimit kolektiv bie mbi subjektin para përdorimit të veprës. Pra ky është detyrim paraprak. Mos zbatimi i kësaj dispozite ligjore përbën shkak për dënim administrativ me gjobe.

Gjithashtu kujtojmë se për një person juridik  përdorues i pronësisë intelektuale, që operon në Republikën e Shqipërisë, ekziston detyrimi për njohjen me legjislacionin në fuqi “Për të drejtën e autorit dhe  të drejtat e tjera të lidhura me to” nëpërmjet Fletoreve Zyrtare për botimin e akteve ligjore dhe nën-ligjore.
Çdo person juridik gëzon zotësi të plotë e të barabartë për të pasur të drejta dhe detyrime civile, brenda kufijve të caktuar me ligj dhe mban përgjegjësi të plotë për të gjitha veprimet që bien mbi personalitetin e tij juridik
Justifikimi që nuk arrini të logoheni në faqen SUADA, nuk mund te jetë shkak për mos shlyerjen e detyrimeve te kuadrit ligjor për të drejtën e autorit. Ky sportel është i arritshëm fizikisht si dhe elektronikisht.
Së fundmi dhe për më tepër, autorizimi i lëshuar nga kjo qendër, nuk bëhet nëpërmjet një logimi!

E plotë 0
15 15.11.2021 Më duhet të regjistrohem si markë me emrin ______pasi kam që në vitin 2016 që operoj në treg me këtë emër tani ka ardhur momenti ta çertifikoje pasi nuk dua te ma vjedhin as emër as logo. 15.11.2021 Referuar  Ligj nr. 9947 datë 07.07.2008 “Për Pronësinë Industriale” ( i ndryshuar), institucioni kompetent për regjistrimin dhe administrimin e objekteve të pronësisë industriale është Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI).
Pas regjistrimit të markës OKAZIONE DURRËS, ju mund të drejtoheni pranë institucionit tonë, ISHMT në lidhje me mbrojtjen e markës suaj tregtare nga përdorimi i paligjshëm në treg.
Për kërkesën tuaj, mund të adresoheni në adresën info@dppi.gov.al.
E plotë 0
16 08.11.2021 Përshëndetje,
Lutem të dërgoni një listë të oraneve të miratuara për inspektim ashensorë. Duhet bërë tender për inspektim apo jo.                                                                                                                                        Lutem dhe numra kontakti.Flm. 
09.11.2021 Përshëndetje, Bashkëngjitur do të gjeni listën e Organeve të Miratuara për ekzaminimin e plotë të Ashensorëve në përdorim.                                                                                                            Duke ju falenderuar për bashkëpunimin tuaj,                                                                                     (Bashkëngjitur lista me organet e miratuara, me numra kontakti) E plotë 0
17 12.11.2021

Pershendetje!
Po ju drejtohem ne cilesine e Koordinatorit Per te Drejten e Informimit prane ISHMT.

Ne baze te Ligjit nr.119/2014, “Për të Drejtën e Informimit”, kerkoj te me vihet ne dispozicion brenda afatit ligjor informacioni i kerkuar ne formularin e bashkengjitur.
Ju lutem me informoni per marrjen e kerkeses.

Faleminderit paraprakisht!

17.11.2021 Pershendetje 
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) krijuar me VKM n. 36, datë 20.01.2016, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror Të Mbikëqyrjes Së Tregut”, në zbatim të Ligjit Nr.10489, datë 15.12.2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar VKM Nr.1056, datë 23.12.2015 “Për miratimin e rregullit teknik për sigurinë e ashensorëve në përdorim”, i ndryshuar dhe VKM Nr.192 datë 4.4.2018 “Për miratimin rregullit teknik për ashensorët dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara”, është institucioni përgjegjës për garantimin e sigurisë së ashensorëve dhe regjistrimin e tyre në regjistrin kombëtar.Në përgjigje të kërkesë Tuaj për informacion ju bëjmë me dije si vijon: A ka ISHMT të dhëna për numrin e përgjithshëm të ashensorëve në vend? Sa ashensorë llogaritet të ketë në të gjithë vendin?Të dhënë zyrtare në lidhje me numrin real të ashensorëve të instaluar në vend nuk ka. Megjithatë jozyrtarisht është përllogaritur që numri i përgjithshëm i tyre është rreth 10.000.
Sa ashensorë janë të regjistruar?ISHMT ka filluar ngritjen e databazës së ashensorëve në vitin 2019 dhe në të deri në datën 17.11.2021 rezultojnë të regjistruar 1137 ashensorë.
Sa ashensorë janë të kolauduar (të ekzaminuara nga organet e miratuara për këtë qëllim)?
Organet e Miratuara bëjnë raportim periodik pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (informacion që zakonisht përcillet dhe pranë ISHMT) mbi ashensorët e akzaminuar. Nga raportimi i fundit i organeve të miraturara mbi numrin e përgjithshëm të ashensorëve të kolaudimin në vend, rezultojnë rreth 1200.Sa inspektime janë kryer gjatë vitit 2021 për sigurinë e ashensorëve? Në sa raste janë marrë masa? Ju lutem specifikoni llojin e masës (masës administrative apo bllokim) dhe vlerën e masës?Gjatë kësaj periudhe ISHMT është fokusuar në Inspektimin e subjekteve tregtare që kanë të instaluar ashensor në ambientet e punës.
Gjatë Vitit 2021 (Janar-Tetor), janë kryer në total 274 inpsektime.Nga numri i inspektimeve të kryera ne vend, për sigurinë e ashensorëve në përdorim, masat e marra janë:
Paralajmërim – 31; Gjobë – 26.
E plotë 0
18 10.12.2021 Kërkojmë informacion nëse shtetasi X është i punësuar pranë institucionit tuaj aktualisht.Nëse jo, deri në cilën datë ka qënë punonjës i shërbimit civil pranë institucionit tuaj? 14.12.2021 Referuar shkresës suaj, “Kërkesë për informacion” protokolluar me tonën Nr. 3145 Prot, datë 10.12.2021, dhe bazuar në Nenin 11 të Ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit” ju konfirmojmë se Z. X me funksjon Inspektor në sektorin e Pronësisë Industriale në Drejtorinë e Pronësisë Intelektuale, nuk është në detyrë pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut që prej datës 06 Maj 2020. E plotë 0

VITI 2020

Nr.

Rendor

Data e kërkesës Objekti i kërkesës Data e   përgjigjes Statusi i   kërkesës Tarifa
1 31.01.2020 Kërkesë për infomacion, Sektori i Produkteve Mekanike 26.02.2020 Përfunduar

0

 

2 26.04.2020 Kërkesë për informacion mbi maskat 11.05.2020 Përfunduar 0
3 30.04.2020 Kërkesë për blerjet online 06.05.2020 Përfunduar 0
4 07.05.2020 Kërkesë për informacion mbi rritjen e çmimeve në treg të Dezinfektant/alkool/Maska 11.05.2020 Përfunduar 0
5 12.05.2020 Kërkesë për infomacion për pajisje me certifikatë ashensori 13.05.2020 Përfunduar 0
6 26.05.2020 Kërkesë për informacion mbi rritjen e çmimeve në treg të Dezinfektant/Alkool/Maska 27.05.2021 Përfunduar 0
7 11.11.2020  Kërkesë për numrat e llogarisë së ISHMT-së për shlyerjen e gjobës 11.11.2020 Përfunduar 0
8 26.11.2020 Kërkesë për Informacion për etiketimin e energjisë 7.12.2020 Përfunduar 0
9 22.12.2020

Kërkesë për Informacion për studim UniMilano

 

28.12.2020 Përfunduar 0

VITI 2019

Nr.

Rendor

Data e kërkesës Objekti i kërkesës Data e   përgjigjes Statusi i   kërkesës Tarifa
    1 04.01.2019 Percillet për kompetencë një ankesë konsumatore 18.01.2019 Përfunduar          0
2 12.02.2019 Kërkesë për informim në lidhje me programet kompjuterike 13.02.2019 Përfunduar 0
3 01.02.2019 Kërkesë për informacion mbi inspektimin, Sektori i Produkteve Elektrike 01.02.2019

Përfunduar

 

0
4 09.02.2019 Kërkesë për informacion mbi inspektimin, Sektori i Produkteve Elektrike 09.02.2019 Përfunduar 0
5 12.02.2019 Kërkesë për informacion, Sektori i të Drejtave të Autorit 13.02.2019 Përfunduar 0
6 04.03.2019 Kërkesë informimi për miratim në lidhje me kërkesën për shtyrje inspektimi, Sektori i Produkteve Elektrike 05.03.2019 Përfunduar 0
7 20.03.2019 Kërkesë për informacion lidhur me shkresën nr.551 prot datë 21.03.2019, Sektori i së Drejtës së Autorit 27.03.2019 Përfunduar 0
8 26.03.2019 Kërkesë për informacion, Sektori i së Drejtës së Autorit 27.03.2019 Përfunduar 0
9 27.03.2019 Kërkesë për informacion mbi inspektimin, Sektori i Produkteve Elektrike 27.03.2019 Përfunduar 0
10

09.04.2019

 

Kërkesë për informacion, Sektori i Produkteve Elektrike 11.04.2019 Përfunduar 0
11 11.04.2019 Kërkesë për informacion mbi inspektimin, Sektori i Produkteve Elektrike 11.04.2019 Përfunduar 0
12 12.04.2019 Kërkesë informimi për dorëzim dokumentacioni, Sektori i së Drejtës së Autorit 12.04.2019 Përfunduar 0
13 17.04.2019 Kërkesë informimi, Sektori i së Drejtës së Autorit 19.04.2019 Përfunduar 0
14 19.04.2019 Kërkesë informimi, Sektori i së Drejtës së Autorit 30.04.2019 Përfunduar 0
15 25.04.2019 Kërkesë informimi për dorëzim dokumentacioni, Sektori i së Drejtës së Autorit 30.04.2019 Përfunduar 0
16 26.04.2019

Kërkesë për asistencë teknike dhe ligjore,

Sektorit Qelq/Kepucë/Detergjent/Siguria e Produkteve

26.04.2019 Përfunduar

0

 

 

 

17 12.09.2019 Kërkesë për informacion rreth kompetencave të Sektorit të Pronësisë Industriale 06.10.2019 Përfunduar 0
18 08.10.2019 Kërkesë për sqarimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit 04.11.2019 Përfunduar 0
19 14.10.2019 Kërkesë për informacion: Konsiderata dhe sugjerime rreth VKM së miratuar nga Këshilli i Ministrave në datë 02.10.2019, e cila ndryshon VKM 1056, dt.23.12.2015 23.10.2019 Përfunduar 0
20 11.11.2019 Kërkesë informacioni mbi hartimin e Deklaratës EU të Konformitetit 11.11.2019 Përfunduar 0
21 20.11.2019 Kërkesë informacioni mbi dokumentacionin e regjistrimit të ashensorëve 21.11.2019 Përfunduar 0
22 25.11.2019 Kërkesë për informacion në lidhje me regjistrimin e ashensorëve dhe adresën e institucionit 25.11.2019 Përfunduar 0
23 27.11.2019 Kërkesë për informacion të përgjithshëm mbi regjistrimin e ashensorëve 28.11.2019 Përfunduar 0
24 02.12.2019 Kërkesë për informacion mbi procedurën  e regjistrimit të ashensorëve 03.12.2019 Përfunduar 0
25 12.12.2019 Kërkesë për informacion, Sektori i Sigurisë së Ashensorëve 13.12.2019 Përfunduar 0
26 16.12.2019 Kërkesë për informacion të përgjithshëm mbi regjistrimin e ashensorëve 17.12.2019 Përfunduar 0
27 17.12.2019 Kërkesë për informacion të përgjithshëm mbi regjistrimin e ashensorëve 18.12.2019 Përfunduar 0
28 23.12.2019 Kërkesë për formularin tip për ekzaminim e ashensorëve 24.12.2019 Përfunduar 0
29 30.12.2019 Kërkesë për informacion të përgjithshëm mbi regjistrimin e ashensorëve 31.12.2019 Përfunduar 0

VITI 2018

Nr.

Rendor

Data e kërkesës Objekti i kërkesës Data e   përgjigjes Statusi i   kërkesës Tarifa
1 05.01.2018  Pirateria Online, (inspektim në mbështetje të procedurave të parashikuara në ligjin 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”) 26.02.1018 Përfunduar 0
2 27.02.2018 Platforma e Bashkëqeverisjes, mbrojtje e të  drejtë së  konsumatorit 01.03.2018 Përfunduar 0
3 06.03.2018 Pirateria Online, (inspektim në mbështetje të procedurave të parashikuara në ligjin 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”) 06.04.2018 Përfunduar 0
4 26.03.2018 Fotokopje e Librit,  (inspektim në mbështetje të procedurave të parashikuara në ligjin 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”) 30.03.2018 Përfunduar 0
5 04.04.2018 Fotokopje e Librit, (inspektim në mbështetje të procedurave të parashikuara në ligjin 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”) 05.04.2018 Përfunduar 0
6 06.04.2018 Fotokopje e Librit, (inspektim në mbështetje të procedurave të parashikuara në ligjin 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”) 10.04.2018 Përfunduar 0
7 10.04.2018 Për mbrojtjen e markës së regjistruar pranë DPPI 11.05.2018 Përfunduar 0
8 12.04.2018 Kërkesë për informacion lidhur me instalimin e ashensorit 12.04.2018 Përfunduar 0
9 23.04.2018 Riprodhim Libri, (inspektim në mbështetje të procedurave të parashikuara në ligjin 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”) 02.05.2018 Përfunduar 0
10 11.05.2018 Kërkesë për mbrojtjen e të drejtës së konsumatorit 15.05.2018 Përfunduar 0
11 23.05.2018 Shkelje e markës tregtare të  regjistruar pranë  DPPI (inspektim në mbështetje të procedurave të parashikuara në ligjin 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”) 13.06.2018 Përfunduar 0
12 24.05.2018 Kërkesa për verifikim lidhur me tregtimin e markave të  mirënjohura në dyqane (inspektim në mbështetje të procedurave të parashikuara në ligjin 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”) 14.06.2018 Përfunduar 0
13 12.06.2018 Konkurrencë e pandershme lidhur me përdorimin e emrit tregtar të  regjistruar, Platforma e Qeverisjes 18.06.2018 Përfunduar 0
14 06.06.2018 Kërkesë për informacion lidhur me numrin e ashensorëve dhe matësve të ujit 7.06.2018 Përfunduar 0
15 07.06.2018 Kërkesë për informacion lidhur me shkelje të  drejtave të  markës së  regjistruar në  fushën e detergjenteve 7.06.2018 Përfunduar 0
16 04.09.2018 Kërkesë për marrjen e masave për respektimin e të drejtës se markës 11.09.2018 Përfunduar 0
17 09.09.2018 Kërkesë lidhur me trajtimin e çështje inspektimi në fushën e të drejtave të autorit 14.09.2018 Përfunduar 0
18 10.09.2018 Kërkese për marrjen e masave për respektimin e te drejtës se markës 18.08.2018 Përfunduar 0
19 12.09.2018 Kërkesë për informim lidhur me procedurën e ankimit 14.09.2018 Përfunduar 0
20 28.09.2018 Kërkesë për veprim për respektimin e të drejtës së markës 3.10.2018 Përfunduar 0
21 08.10.2018 Mbrojtja e konsumatorit lidhur me pajisjet elektrike  (inspektim në mbështetje të procedurave të parashikuara në ligjin 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”)   Përfunduar 0
22 23.10.2018 Kërkesë për dokumentacion ne sektorin e sigurisë së produkteve 18.10.2018 Përfunduar 0
23 23.10.2018 Kërkesë për dokumentacion në sektorin e detergjentëve 8.11.2018 Përfunduar 0
24 01.11.2018 Kërkesë informacioni ne sektorin e sigurisë së produkteve 2.11.2018 Përfunduar 0
25 11.11.2018 Kërkesë për informacion lidhur me shkelje të  drejtave të  markës së regjistruar, Portali i Bashkëqeverisjes 15.11.2018 Përfunduar 0
26 01.11.2018 Kërkim informacioni në Drejtorinë e Sigurisë së produkteve 02.11.2018 Përfunduar 0
27 13.12.2018 Kërkesë për inspektim të zbatimit të kërkesave të detyrueshme ligjore në mbrojtje të konsumatorit 21.01.2019 Përfunduar

0

 

VITI 2017

Nr.

Rendor

Data e kërkesës Objekti i kërkesës Data e   përgjigjes Statusi i   kërkesës Tarifa
1 27.04.2017 Për mbrojtjen e markës së regjistruar pranë DPPI (inspektim në mbështetje të procedurave të parashikuara në ligjin 10433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”) 23.06.2017 Përfunduar 0
2 25.05.2017 Për mbrojtjen e markës së regjistruar në  fushën e detergjenteve pranë DPPI 12.06.2017 Përfunduar 0
3 14.06.2017 Për trajtimin e refuzimit të njohjes së markës së Kantinave të Pijeve 02.10.2017 Përfunduar 0
4 21.11.2017 Për verifikim dhe informim 08.01.2018 Përfunduar 0
5 28.12.2017 Mungesa e Inspektimit për vitin 2017 15.01.2018 Përfunduar 0