Programi i Transparencës

 

I. HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të Ligjit Nr. 119/2014 Për të drejtën e informimit” është përgatitur Programi i Transparencës për Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut në kuadër të ligjit nr. 119/2014 Për të drejtën e informimit” (LDI).

 

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.

 

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.ishmt.gov.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut.  Programi i Transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

 

Në përmbajtje të Programit të Transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.

 

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

 

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
II. PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut janë:

 

1. E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

 

2. Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

3. Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, përkatësisht Ligjit Nr. 10 433,  Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligji Nr. 119/2014 Për të drejtën e informimit”.

 

4. Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

 

5. Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

6. Rishikimi i Programit të Transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

 

7. Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:

 

         
         i plotë;
         • i saktë;
         • i përditësuar;
         • i thjeshtë në konsultim;
         • i kuptueshëm;
         • lehtësisht i aksesueshëm;
         • i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të ISHMT-së.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit ishmt.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
– Strukturën organizative të autoritetit publik;
– Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
– Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
– Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
– Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
– Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
– Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit;
– Informacion për procedurat e prokurimit, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, që kryhen për llogari të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
– Informacion për shërbimet që Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut;
– Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
– Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje dixhitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
– Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut.
Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

IV. KOORDINATORI PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT

Koordinatori për të drejtën e informimit i Inspektoratit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut
Emër Mbiemër:  Aulona LLeshi
Email:                  aulona.lleshi@ishmt.gov.al
Tel:                      ………
Adresa:               ………
Orari:                  E Hënë – E Enjte 08:00 – 16:30
E Premte            08:00 – 14:00
Tabela përmbledhëse e programit të transparencës së Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Modeli i kërkesës për informim publik
Modeli i shkresës së kthimit të përgjigjes

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.ishmt.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI

Inspektori i Përgjithshëm monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, në Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut.