Hyrje

Drejtoria e Mbikëqyrjes së Standardeve në Turizëm (DMST) ka si qëllim të sigurojë zbatimin e legjislacionit të turizmit nga subjektet mbi të cilat vepron ky ligj, në përputhje me procedurat e kryerjes së inspektimit. DMST përbëhet nga dy sektorë: Sektori i Strukturave Akomoduese dhe Sektori i Agjencive & Udhërrëfyesve.
Detyrat
a) Kontrollon zbatimin e kritereve dhe kushteve nga subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike, në përputhje me dispozitat e Ligjit 93/2015 “Për Turizmin”, akteve nënligjore në zbatim të tij dhe akteve të tjera ligjore në fuqi;
b) Kontrollon dhe inspekton mjediset ku realizohet veprimtaria turistike;
c) Bashkëpunon dhe u jep informacion organeve të tjera shtetërore, për rastet që janë në kompetencë të tyre, në lidhje me veprimtarinë turistike;
ç) Kontrollon dhe merr masat për shkeljet e konstatuara nga subjektet që ushtrojnë veprimtari turistike, në përputhje me dispozitat e ligjit “Për Turizmin”;
d) Mbledh dhe administron dokumentacionin e plotë përkatës, përfshirë dokumente elektronike, të cilat kanë të bëjnë me objektin e kontrollit;
dh) Ushtron kontroll në mjediset dhe në dokumentacionin e subjekteve turistike, të cilat kanë detyrimin të lejojnë dhe të vënë në dispozicion të Inspektoratit informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për inspektim;
e) Vendos gjoba dhe masa të tjera administrative ndaj personave fizikë a juridikë, kur vëren shkelje të dispozitave ligjore;
 
Fushat e veprimtarisë

 Strukturat akomoduese

  1. Bujtinë
  2. Fjetinë
  3. Kamping
  4. Hotel
  5. Motel
  6. Resort
  7. Qendër Kurative
  8. Fjetje dhe Mëngjes (B & B)


Agjencitë dhe Udhërrëfyesit

  1. Agjencitë e Udhëtimit
  2. Operatorët Turistikë
  3. Udhërrëfyesit Turistikë
  4. Stacionet e Plazhit

 

Inspektorati i Tregut

Kjo faqe është krijuar me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, projekti i GIZ: Mbështetje për përafrimin e legjislacionit ekonomik dhe tregtar me acquis e BE-së.
Copyright 2017 Inspektorati i Tregut | Designed By CDS Partners