I. PYETJET MË TË SHPESHTA NË LIDHJE ME MARKIMIN CE

Çfarë tregon markimi CE në një product?
Përmes vendosjes së markimit CE në një produkt, prodhuesi merr përgjegjësinë për përputhshmërinë e produktit me kërkesat thelbësore të përcaktuara në legjislacionin përkatës apo në rregulla teknike që parashikojnë vendosjen e tij. Produktet që mbajnë markimin CE prezumohen të jenë në përputhje me rregullat teknike dhe si të tilla ato mund të vendosen dhe të bëhen të disponueshme në tregun shqiptar dhe atë Europian.
 A janë gjithmonë të prodhuara në vendet e BE produktet që mbajnë markimin CE?
Jo. Markimi CE tregon vetëm që janë përmbushur të gjitha kërkesat thelbësore kur është prodhuar produkti. Markimi CE nuk është tregues origjine. Rrjedhimisht, një produkt i cili përmban markimin CE mund të jetë prodhuar kudo në botë.
 A janë testuar dhe miratuar nga autoritetet përkatëse të gjitha produktet që përmbajnë markimin CE?
Jo. Vlerësimi i konformitetit të produkteve me kërkesat ligjore që aplikohen ndaj këtyre produkteve është përgjegjësi e vetme e prodhuesit. Prodhuesi vendos markimin CE dhe harton deklaratën EC të konformitetit. Vetëm për produktet të cilat konsiderohen me rrezikshmëri të lartë për interesin publik si p.sh. enët nën presion, ashensorët etj kërkohet të kryhet vlerësimi i konformitetit nga një palë e tretë, pra një organizëm europian i notifikuar ose degë e tij e rregjistruar në Shqipëri dhe e miratuar nga ministri përgjegjës.
 A mundem unë, si prodhues, t’i vendos produkteve të mia markimin CE?
Po, markimi CE vendoset gjithmonë nga vetë prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar pasi të jenë kryer procedurat e nevojshme të vlerësimit të konformitetit. Kjo do të thotë që para se një produkti t’i vendoset markimi CE dhe të hidhet në treg, ai duhet të jetë subjekt i procedurës së vlerësimit të konformitetit të parashikuar në një ose më shumë rregulla teknike. Rregullat teknike përcaktojnë nëse vlerësimi i konformitetit mund të kryhet nga vetë prodhuesi ose nëse kërkohet ndërhyrja e një pale të tretë (organ i miratuar).
 Ku duhet të vendoset markimi CE?
Markimi CE duhet të vendoset në produkt ose tek të dhënat e produktit. Kur kjo nuk është e mundur për shkak të natyrës së produktit, markimi CE duhet të vendoset në paketim dhe/ose në dokumentin shoqërues të tij.
Çfarë është deklarata EC e konformitetit?
Deklarata EC e konformitetit është një dokument në të cilin prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar tregon që produkti është në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore të zbatueshme për produktin specifik. Deklarata EC e konformitetit hartohet/përkthehet në gjuhën shqipe dhe duhet që të përmbajë emrin dhe adresën e prodhuesit  ose të përfaqësuesit të tij të autorizuar së bashku me informacionin rreth produktit, si p.sh numrin unik të identifikimit të produktit, markën etj. Deklarata EC e konformitetit duhet të nënshkruhet nga një individ që punon për prodhuesit ose përfaqësuesin e tij të autorizuar, duke specifikuar funksionin e punonjësit.
Prodhuesi është përgjegjësi i vetëm për hartimin dhe nënshkrimin e deklaratës EC të konformitetit pavarësisht nëse është përfshirë apo jo një organizëm europian i notifikuar apo degë e tij e rregjistruar në Shqipëri.
A është markimi CE i detyrueshëm, dhe nëse po, për cilat produkte?
Po, markimi CE është i detyrueshëm për ato produkte për të cilat është i parashikuar ky markim nga rregullat teknike shqiptare  që janë të harmonizuara me direktivat  e BE-së.
Shembuj të produkteve që mbulohen nga rregullat teknike shqiptare  të harmonizuara me direktivat  e BE-së të cilat parashikojnë markimin CE janë lodrat, produktet elektrike, makineritë, pajisjet personale mbrojtëse dhe ashensorët. Produktet që nuk mbulohen nga legjislacioni për markimin CE nuk duhet të mbajnë markën CE.
Informacion mbi produkte të cilat mbajnë markimin CE dhe direktivat e BE mbi markimin CE e gjeni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/growth/single-market/ce-marking/index_en.htm
Gjithashtu rregullat teknike shqiptare që parashikojnë vendosjen e markimit CE i gjeni tek faqja e Inspektoratit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut (ISHMT).
 Cili është dallimi mes markimit CE dhe markimeve të tjera, dhe a mund të vendosen markime të tjera në produkt nëse ai ka markimin CE?
Markimi CE është i vetmi markim që tregon se produkti i plotëson të gjitha kërkesat e përcaktuara në rregullat teknike për këtë produkt.  Një produkt mund të përmbajë markime shtesë me kusht që të mos pengojnëë dukshmërinë, lexueshmërinë dhe kuptimin e markimit CE. Pra markimet e tjera mund të përdoren vetëm nëse ato kontribuojnë në përmirësimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe nuk mbulohen nga rregullat teknike.
Kush mbikqyr përdorimin korrekt të markimit CE?
Mbikqyrja e zbatimit të parashikimeve ligjore mbi markimin CE është përgjegjësi e strukturave përgjegjëse të mbikqyrjes së tregut.
 Çfarë detyrimesh mbart vendosja e markimit CE për prodhuesit/përfaqësuesit e auorizuar/importuesit/shpërndarësit?
Prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar  si dhe importuesit dhe shpërndarësit luajnë një rol të rëndësishëm për hedhjen në treg vetëm të produkteve të sigurta në përputhje me legjislacionin përkatës. Kjo siguron jo vetëm një nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së jetës, shëndetit të njerëzve, mjedisit dhe interesit publik por edhe mbështet konkurrencën e ndershme me të gjithë lojtarët të cilët i nënshtrohen të njëjtave rregulla.
Prodhuesi ose përfaqësuesi i tij i autorizuar është përgjegjësi i vetëm për të siguruar përputhshmërinë e produktit me kërkesat e përcaktuara në legjislacionin përkatës dhe vendosjen e markimit CE. Prodhuesi harton dokumentacionin teknik dhe kryen procedurat përkatëse të vlerësimit të konformitetit.  Ai harton deklaratën EC të konformitetit dhe vendos markimin CE. Prodhuesi mban dokumentacionin teknik dhe deklaratën EC të konformitetit mbas vendosjes se produktit në treg.
Importuesi vendos në tregun shqiptar vetëm produkte të sigurta. Ai sigurohet që produkti që po importon të ketë dokumentacionin teknik dhe markimin CE. Në rast se importuesi dyshon që produkti që po importon nuk është në përputhje me kërkesat e përcaktuara në legjislacion, ai nuk duhet ta vendose ne treg produktin. Kur produkti paraqet risk importuesi informon prodhuesin dhe ISHMT. Ai mban një kopje të deklaratës EC të konformitetit për aq sa kohë sa përkcatohet në rregullat përkatese. Importuesit kanë detyrimin për të vendosur në produkt emrin tregtar dhe adresen ku mund te kontaktohen.  Gjithashtu ata duhet të sigurohen që produkti shoqërohet me udhëzimet e përdorimit/mirëmbajtjes dhe informaicon mbi sigurinë në gjuhën shqipe. Importuesitduhet të sigurojnë që kontakti me prodhuesit është gjithmonë i mundur.
Në zinxhirin e furnizimit, edhe shpërndarësit luajnë një rol të rëndësishëm për të siguruar që produktet e hedhura në treg janë në përputhje me legjislacionin dhe duhet të veprojnë me kujdesin e duhur për t’u siguruar që trajtimi i produktit nga ana e tyre të mos ndikojë negativisht ndaj përputhmërisë së tij me kërkesat ligjore. Para vendosjes se produktit në treg, shpërndarësi duhet të verifikojë që produkti mban markimin e kërkuar dhe është i shoqëruar me gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Në të kundërt ai nuk duhet ta bëjë produktin të disponueshëm në treg dhe duhet te informojë prodhuesin ose importuesin dhe  ISHMT.
Nëse importuesi ose shpërndarësi tregton produktet nën emrin e tij, atëherë ai merr përsipër përgjegjësitë e prodhuesit.
Në këtë rast, ai duhet të ketë informacion të mjaftueshëm mbi dizenjimin dhe prodhimin e produktit, pasi ai merr përgjegjësinë ligjore në momentin që vendoset markimi CE.

II. ORGANET E VLERESIMIT TE KONFORMITETIT

Cfarë është vlerësimi I konformitetit?
Vlerësimi I konformitetit është procesi me anë të të cilit prodhuesi demonstron se produkti është në përputhje me kerkesa specifike ligjore të përcaktuara në rregulla teknike. Produkti I nënshtrohet vlerësimit të konformitetit gjatë fazës së dizenjimit dhe prodhimit.
Vlerësimi I konformitetit nuk duhet të ngatërrohet me mbikqyrjen e tregut. Mbikqyrja e tregut kryhet nga autoritetet shtetërore (inspektoratet shtetërore) mbasi produkti është vendosur në treg. Vlerësimi i konformitetit është përgjegjësi e prodhuesit para vendosjes në treg.
Vlerësimi I konformitetit është përgjegjësi e prodhuesit. Megjithatë kur kërkohet nga legjislacioni specifik, organi i vlerësimit të konformitetit duhet të përfshihet në këtë proces.
Organ I vlerësimit të konformitetit është cdo organ që kryen veprimatri të vlerësimit të konformitetit përfshirë kalibrimin, testimin certifikimin dhe inspektimin.
Organ I miratuar është organi I vlerësimit të konformitetit I miratuar nga ministri përgjegjës  për kryerjen e detyrave specifike të vlerësimit te konformitetit në përputhje me dispozitat e ligjit për tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut. Ministri miraton vetëm organet e akredituara.
Kur në rregulla teknike parashikohet përfshirja e organit të vlerësimit të konformitetit për vendosjen e markimit CE, ato mund të jenë vetëm organizma europianë të notifikuar ose degë të tyre të rregjistruara në Shqipëri dhe të miratuara nga ministri përgjegjës.
Kush janë aktorët në procesin e vlerësimit të konformitetit?
Aktorët në këtë process janë si më poshtë:

  1. Legjislatori, I cili
  • Përcakton kërkesat ligjorë që duhet të plotësojë produkti
  • Përcakton modulet e vlerësimit të konformitetit nga lista e përcaktuar në ligjin e tregtimit dhe mbikqyrjes së tregut
  1. Prodhuesi, I cili
  • Dizenjon, prodhon dhe teston produktin
  • Harton dokumentacionin teknik të produktit
  • Merr gjithë masat e nevojshmë që të sigurojë përputhshmërinë e produktit
  • Mbas demonstrimit të përputhshmërisë së produktit me kërkesat e zbatueshme, harton deklaratën EC të konformitetit dhe vendos markimin CE apo markimin e konformitetit
  • Mbas ndërhyrjes së palës së tretë, fikson numrin e identifikimit të organit të miratuar
  1. Organi I vlerësimit të konformitetit, I cili
  • Kryen kontrollin dhe vlerësimin sipas kërkesave të zbatueshme
  • Mbas vlerësimit pozitiv, lëshon cërtifikatën e aprovimit sic kërkohet në legjislacionin specifik

Për një informacion të plotë të organizmave europianë të notifikuar të klasifikuar sipas shteteve antare të Bashkimit Europian si dhe sipas grup produkteve,  ju lutem shikoni databazwn NANDO.
http://ec.europa.eu/growth/tools-databases/nando/index.cfm?fuseaction=country.main
 

III. PRODUKTE TË PASIGURTA

Cfarë është vlerësimi i konformitetit?
Vlerësimi i konformitetit është procesi me anë të të cilit prodhuesi demonstron se produkti është në përputhje me kërkesat specifike ligjore të përcaktuara në rregulla teknike. Produkti i nënshtrohet vlerësimit të konformitetit gjatë fazës së dizenjimit dhe prodhimit.
Vlerësimi i konformitetit nuk duhet të ngatërrohet me mbikëqyrjen e tregut. Mbikëqyrja e tregut kryhet nga autoritetet shtetërore (inspektoratet shtetërore) mbasi produkti është vendosur në treg. Vlerësimi i konformitetit është përgjegjësi e prodhuesit para vendosjes në treg.
Vlerësimi i konformitetit është përgjegjësi e prodhuesit. Megjithatë kur kërkohet nga legjislacioni specifik, organi i vlerësimit të konformitetit duhet të përfshihet në këtë proces.
Organ i vlerësimit të konformitetit është çdo organ që kryen veprimatri të vlerësimit të konformitetit përfshirë kalibrimin, testimin certifikimin dhe inspektimin.
Organ i miratuar është organi i vlerësimit të konformitetit i miratuar nga ministri përgjegjës  për kryerjen e detyrave specifike të vlerësimit te konformitetit në përputhje me dispozitat e ligjit për tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut. Ministri miraton vetëm organet e akredituara.
Kur në rregulla teknike parashikohet përfshirja e organit të vlerësimit të konformitetit për vendosjen e markimit CE, ato mund të jenë vetëm organizma europianë të notifikuar ose degë të tyre të rregjistruara në Shqipëri dhe të miratuara nga ministri përgjegjës.
Kush janë aktorët në procesin e vlerësimit të konformitetit?
Aktorët në këtë process janë si më poshtë:

  1. Legjislatori, i cili
  • Përcakton kërkesat ligjorë që duhet të plotësojë produkti
  • Përcakton modulet e vlerësimit të konformitetit nga lista e përcaktuar në ligjin e tregtimit dhe mbikqyrjes së tregut
  1. Prodhuesi, i cili
  • Dizenjon, prodhon dhe teston produktin
  • Harton dokumentacionin teknik të produktit
  • Merr gjithë masat e nevojshmë që të sigurojë përputhshmërinë e produktit
  • Mbas demonstrimit të përputhshmërisë së produktit me kërkesat e zbatueshme, harton deklaratën EC të konformitetit dhe vendos markimin CE apo markimin e konformitetit
  • Mbas ndërhyrjes së palës së tretë, fikson numrin e identifikimit të organit të miratuar
  1. Organi i vlerësimit të konformitetit, i cili
  • Kryen kontrollin dhe vlerësimin sipas kërkesave të zbatueshme
  • Mbas vlerësimit pozitiv, lëshon cërtifikatën e aprovimit sic kërkohet në legjislacionin specifik

Për një informacion të plotë të organizmave europianë të notifikuar të klasifikuar sipas shteteve anëtare të Bashkimit Europian si dhe sipas grup produkteve,  ju lutem shikoni databazën NANDO.
http://ec.europa.eu/growth/tools-databases/nando/index.cfm?fuseaction=country.main