Termi Perkufizimi Referenca
Akreditim “Akreditim” është dëshmia/certifikata e lëshuar nga organizmi kombëtar i akreditimit për organin e vlerësimit të konformitetit, që përmbush kërkesat e përcaktuara në standardet e harmonizuara dhe, sipas rastit, çdo kërkesë shtesë, përfshirë ato të vendosura në skemat përkatëse sektoriale, për kryerjen e një veprimtarie specifike të vlerësimit të konformitetit.

 

 

LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011

Bërje e disponueshme e produktit në treg

“Bërje e disponueshme e produktit në treg” është çdo furnizim i produktit në treg për shpërndarje, konsum ose përdorim të tij gjatë një veprimtarie tregtare, me ose pa pagesë.

LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011

Importues

“Importues” është çdo person fizik ose juridik, i regjistruar në Shqipëri, i cili vendos në tregun shqiptar një produkt nga një vend tjetër.

LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011

Inspektim

 

“Inspektim” është procesi i ekzaminimit të projektimit të një produkti, vetë produktit, procesit apo instalimit, dhe përcaktimi i përputhshmërisë së tij me kërkesat specifike ose, sipas gjykimit profesional, me kërkesat e përgjithshme.

LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011

Kthim i produktit

“Kthim i produktit” është çdo mase për kthimin mbrapsht të produkteve të rrezikshme që ndërkohë janë bërë të disponueshme tek konsumatori nga prodhuesi ose shpërndarësi.

Ligji Nr. 10489 datë 15.12.2011

Markimi CE

“Markim CE” është markimi, me të cilin prodhuesi tregon që produkti është në përputhje me kërkesat e legjislacionit të zbatueshëm, kur ky legjislacion parashikon fiksimin e këtij markimi.

LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011

Mbikëqyrje e tregut

“Mbikëqyrje e tregut” janë veprimtaritë e kryera dhe masat e marra nga struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut për të garantuar përputhshmërinë e produktit me kërkesat ligjore në lidhje me të, me qëllim që të mos rrezikohen shëndeti, siguria ose aspekte të tjera të mbrojtjes së interesit publik.

LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011

Operator ekonomik

“Operator ekonomik” është prodhuesi, përfaqësuesi i tij i autorizuar, importuesi ose shpërndarësi.

LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011

Prodhues

 

“Prodhues” është çdo person fizik ose juridik, i cili prodhon një produkt ose ka një produkt të disenjuar a të prodhuar dhe e tregton këtë produkt nën emrin apo markën e tij tregtare.

“Prodhues” është gjithashtu:

a) përfaqësuesi në Republikën e Shqipërisë I prodhuesit, kur prodhuesi nuk është i vendosur në Shqipëri;

c) importuesi i produktit në mungesë të prodhuesit apo përfaqësuesit të tij në Shqipëri;

c) persona të tjerë, të përfshirë në zinxhirin e shpërndarjes, për sa kohë që veprimtaritë e tyre mund të ndikojnë në sigurinë e një produkti të vendosur në treg.

LIGJ Nr.10 480, datë 17.11.2011

LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011

Produkt

“Produkt” është çdo substance, artikull i fabrikuar ose send joushqimor, që mund të jetë i ri, i përdorur apo i riparuar, i parashikuar për t’u përdorur nga konsumatorët ose që mund të përdoret prej tyre në kushte të arsyeshme e te parashikueshme edhe kur nuk është i parashikuar për ta, dhe që furnizohet ose bëhet i disponueshëm gjatë një veprimtarie tregtare. Këtu përfshihet edhe produkti që i furnizohet apo i bëhet i disponueshem konsumatorit në kontekstin e ofrimit të një shërbimi nga ofruesit e shërbimit, kur ky produkt përdoret nga konsumatori.

 LIGJ Nr.10 480, date 17.11.2011

Produkt i rrezikshëm

“Produkt i rrezikshëm” është çdo produkt, i cili nuk është në përputhje me përkufizimin e termit “produkt i sigurt

LIGJ Nr.10 480, date 17.11.2011

Produkt i sigurt

 

“Produkt i sigurt” është çdo produkt për konsumatorin, i cili, në kushte normale ose të arsyeshme, të parashikueshme përdorimi, përfshirë kohëzgjatjen dhe sipas rastit, kërkesat për vënien në shërbim, për instalimin e për mirëmbajtjen, nuk paraqet ndonjë rrezik ose vetëm një shkallë minimale rreziku, të pajtueshëm me përdorimin e produktit, që vlerësohet i pranueshëm dhe në përputhje me nivelin e lartë të mbrojtjes e të sigurisë së personave, duke marrë parasysh, në veçanti, elementët e mëposhtme:

a) karakteristikat e produktit, përfshirë përbërjen, paketimin, udhëzimet për montimin dhe, kur është e zbatueshme, instalimin e mirëmbajtjen;

b) efektin ndaj produkteve të tjera, kur, në mënyrë të arsyeshme, parashikohet se do të përdoret me produkte të tjera;

c) paraqitjen e produktit, etiketimin, çdo paralajmerim e udhëzim për përdorimin dhe vënien e tij në dispozicion, si dhe çdo shenjë apo informacion tjetër për produktin;

c) kategoritë e konsumatorëvë të rrezikuar nga përdorimi i mallit, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

LIGJ Nr.10 480, date 17.11.2011

Risk

“Risk” është kombinimi i balancuar i rrezikut dhe i probabilitetit të shkaktimit të dëmtimit. Risku përshkruan rrezikun dhe probabilitetin e dëmtimit në të njëjtën kohë.

UDHËZIM

Nr. 177, datë 26.12.2013

Risk serioz

“Risk serioz” është rreziku, i cili kërkon ndërhyrjen e shpejtë të organeve publike edhe nëse efektet e tij nuk janë të menjëhershme.

LIGJ Nr.10 480, date 17.11.2011

Rregull teknik

Rregull teknik përcakton kërkesat thelbësore të sigurisë për grupe produktesh apo instalimesh sidhe procedurat e vlerësimit të konformitetit që mund të zgjidhen nga prodhuesi.

 

Specifikim teknik

“Specifikim teknik” është dokumenti, ku përshkruhen kërkesat teknike që duhet të përmbushen nga një produkt, proces ose shërbim.

Ligji Nr. 10489 datë 15.12.2011

Standard i harmonizuar shqiptar

Standard i harmonizuar shqiptar” është një standard shqiptar, që transpozon një standard të harmonizuar europian, në mbështetje të këtij ligji dhe të rregullave teknike, sipas listës së përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit e ministrisë së linjës, në bashkërendim me ministritë përgjegjëse dhe/ose me autoritetet e tjera të administratës qendrore. Lista e standardeve të harmonizuara shqiptare ose çdo ndryshim i saj botohen në Fletoren Zyrtare.

LIGJ

Nr.10 480, date 17.11.2011

Vendosje në treg

“Vendosje në treg” është bërja e disponueshme për herë të parë e produktit në treg.

LIGJ Nr.10 489, datë 15.12.2011

Vlerësimi I riskut

“Vlerësimi i riskut” është procedura e identifikimit dhe e vlerësimit të rreziqeve që konsiston në tre hapa:

1) identifikimi i shkallës së rrezikut;

2) përcaktimi i probabilitetit që një konsumator të dëmtohet nga rreziku;

3) kombinimi i rrezikut me probabilitetin.

Nivelet e riskut mund të jenë: serioz, i lartë, mesatar dhe i ulët. Vlerësimi i riskut konsiderohet i përfunduar kur është identifikuar niveli më i lartë i riskut për një produkt të caktuar.

UDHËZIM

Nr. 177, datë 26.12.2013