Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë mbështet Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për ngritjen dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut. Mbështetja ka filluar në vitin 2013 dhe konsiston në asistence teknike të zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH.

Mbështetja është fokusuar në disa drejtime. Fillimisht është zhvilluar një analizë mbi rolet që duhet të kenë të gjithë institucionet shtetërore apo aktorë të tjerë në sistemin e mbikëqyrjes së tregut për produktet jo ushqimore për përdorim kryesisht nga konsumatorët. Kjo analizë është bazuar në praktikat më të mira të vendeve antare të Bashkimit Europian.

Bazuar në këtë analizë më tej janë zhvilluar aktet nënligjore për krijimin dhe organizimin e ISHMT-së, si dhe instrumentet dhe metodologjitë e punës për kryerjen inspektimit lidhur me sigurinë e produkteve joushqimore.

Një ndër synimet e mbështetjes në këtë kuadër është edhe institucionalizimi i bashkëpunimit midis autoritetit doganor dhe ISHMT-së nëpërmjet akteve nënligjore. Autoriteti doganor është një ndër hallkat më të rëndësishme në sistemin e mbikëyrjes se tregut, për t’u siguruar që në territorin shqiptar hyjnë vetëm mallra të sigurtë.

Fokusi i mbështetjes së zbatuar nga GIZ në të ardhmen do të jetë ngritja dhe forcimi i kapaciteteve të inspektorëve të mbikëqyrjes së produkteve dhe mbështetja e ISHMT-së për të përmbushur detyrimet ligjore për tre grupe produktesh si ashensorët, lodrat dhe pajisjet elektroshtëpiake.

Më shumë informacion për GIZ në Shqipëri dhe për projektin konkret “Support for the harmonization of economic and trade legislation with EU acquis” që po mbështet ISHMT, jepet në këtë faqe.

https://www.giz.de/en/worldwide/294.html