Misioni dhe Veprimtaria
Misioni i ISHMT-së është i) garantimi i sigurisë së produkteve për konsumatorët, ii) respektimi i të drejtave të pronësisë intelektuale. Ky mision realizohet nëpërmjet veprimtarisë mbikëqyrëse në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.
ISHMT-ja është përgjegjëse për inspektimin e zbatimit të kërkesave të detyrueshme ligjore në fushën e:
a) mbrojtjes së konsumatorëve, sipas përcaktimit të ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve;
b) mbrojtjes së pronësisë industriale, sipas përcaktimit të ligjislacionit për pronësinë industriale;
c) garantimit të mbrojtjes dhe të respektimit të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, sipas përcaktimit të legjislacionit respektiv;
d) inspektimit metrologjik, sipas legjislacionit për metrologjinë;
e) etiketimit për konsumimin e energjisë dhe burimeve të tjera të produkteve me ndikim në energji, sipas përcaktimit të legjislacionit për informacionin e konsumit të energjisë dhe burimeve të tjera të produkteve me ndikim në energji;
f) kontrollit të detergjentëve të vendosur në treg sipas dispozitave të ligjit për detergjentët;
ISHMT-ja ushtron veprimtarinë në përputhje me legjislacionin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë dhe legjislacionin e posaçëm të zbatueshëm në secilën nga fushat e inspektimit, si dhe çdo përgjegjësi tjetër të përcaktuar me ligj apo akt nënligjor.