Historiku
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) është krijuar me VKM nr. 36 , datë 20.01.2016 “Për krijimin , organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut”. ISHMT është institucion në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe është përgjegjës për inspektimin në fushën e sigurisë së produkteve jo ushqimore për përdorim nga konsumatorët dhe fushën e pronësisë intelektuale.
Ngritja e këtij inspektorati ishte nevojë e diktuar jo vetëm nga vetë zhvillimi ekonomik i vendit i parë në aspektin e rritjes së besimit të konsumatorit në treg e të konkurrencës së lirë, por edhe nga procesi integrimit të Shqipërisë në BE dhe përafrimin e legjislacionit të saj me acquis. Në dy raport progreset e Komisionit Europian të vitit 2015 dhe 2016 ngritja e ISHMT-së ka qenë një nga rekomandimet më të rëndësishme për Kapitullin 1 të lëvizjes së lirë të mallrave dhe një nga prioritetet për rregullimin dhe mbikëqyrjen e tregjeve në kapitullin Zhvillimi Ekonomik i Programit të Qeverisë Shqiptare 2013-2017.