Në 9 Gusht 2018 nga ISHMT me mbështetjen e Projektit GIZ “Harmonizimi i legjislacionit ekonomik dhe tregtar me acquis të BE-së”, u zhvillua Takimi informues për sigurinë e ashensorëve me përfaqësues të stafeve menaxhuese të Strukturave Akomoduese (hotele), Tiranë. Ky takim konsistonte në informimin e personave përgjegjës mbi detyrimet që i ngarkon legjislacioni në fuqi për sigurinë e ashensorëve në përdorim, për regjistrimin, mirëmbajtjen dhe kolaudimin periodik të tyre.