Më datë 15.01.2019- 18.01.2019 u zhvillua në Bruksel, Belgjikë një takim shpjegues mbi legjislacionin e kapitulli të parë “Lëvizja e Lirë e mallrave për Shqipërinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Gjatë këtyre ditëve u zhvilluan disa prezantime nga drejtuesit përkatës të sektorëve të  DG GROË. Gjatë ditës së parë u parashtruan fushat e mbulimit të Kapitullit 1 “Lëvizja e lirë e mallrave”të fokusuara në legjislacionin horizontal europian dhe atë kombëtar të dy vendeve. Kryesisht u diskutua mbi Rregulloren 765/2008, mbi të cilën është hartuar Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”. Përfaqësuesit e ISHMT parashtruan pyetjet që lindën gjatë prezantimeve, duke dhënë edhe një panoramë të zbatimit të direktivave të transpozuara nga Kap 1 në vend. Përsa i përket aktiviteteve specifike, lidhur me fokusin e punës së ISHMT-së, me shumë interes ishin prezantimet lidhur me NANDO dhe për produktet e ndërtimit. Dita e dytë vijoi me prezantimet mbi shpjegimin e legjislacionit për NAËI, MID e për parapaketimet. Ndër prezantimet e tjera vlejnë të përmenden dhe ato lidhur me Pajisjet e Mbrojtjes Personale (PMP), Pajisjet e Gazit (GAR), Markimin CE, Ashensorët, Makineritë dhe Pajisjet e Shpërthimeve Atmosferike (ATEX). Të gjithë këto prezantime u ndoqën me shumë interes dhe u ngritën si pyetje paqartësitë e lindura. Në ditën e tretë pati prezantime të shumta, por që lidheshin me fushat e institucioneve të tjera. Me mjaft interes për përfaqësuesit e ISHMT-së ishin dy prezantimet mbi: Praktikat e mira Laboratorike dhe ai mbi detergjentët. Dita e fundit ishte shumë e ngjeshur përsa i përket prezantimeve me interes për t’u ndjekur nga përfaqësuesit e ISHMT-së mbi fushat: Qelqi i kristaltë, Siguria e Lodrave, Eco-Design, Këpucë, Tekstil, Pajtueshmëria Elektromagnetike (EMC), Tensioni i Ulët (LVD) dhe Pajisjet Radio (RED). Në përfundim, u dhanë komentet përmbyllëse si për mbarëvajtjen e takimit ashtu dhe për situatën e secilit shtet në lidhje me transpozimin e legjislacioneve dhe zbatimin e tyre. Vlera e shtuar e këtij takimi mundësoi krijimin e një ure lidhëse për përfaqësimin e Shqipërisë në ADCO-Toys (Administrative Co-operation). Nisur nga diskutimet midis përfaqësuesve të ISHMT dhe ekspertëve të KE gjatë prezantimit mbi produktin lodra, si dhe mungesës së Shqipërisë në këtë organizatë, drejtuesi i takimit Z.Vogelgesang, paraqiti zyrtarisht ftesën për pjesmarrjen e ISHMT-së në konferencat e ardhshme të ADCO-s.