Instrumentat matese
Ky rregull teknik përcakton kërkesat që instrumentet matëse duhet të plotësojnë për të qenë të disponueshëm në treg dhe/ose vendosur në përdorim.
Ky rregull teknik zbatohet për instrumentet matëse, në lidhje me matësit e ujit, matësit e gazit dhe pajisjet e konvertimit të volumit, matësit e energjisë elektrike aktive, matësit e energjisë termike, sistemet e matjes për matjen e vazhdueshme dhe dinamike të sasive të lëngjeve, përveç ujit, instrumentet e peshimit automatik, taksimetrat, matësit materialë, instrumentet për matjen e përmasave dhe analizatorët e gazit të shkarkimit.
Struktura përgjegjëse e mbikqyrjes së tregut për metrologjinë (më poshtë ISHMT) në bashkëpunim me autoritetet doganore, siç parashikohet në legjislacionin për tregtimin dhe mbikqyrjen e tregut të produkteve joushqimore, garantojnë se instrumentet matëse bëhen të disponueshme në treg dhe/ose vihen në përdorim vetëm nëse plotësojnë kërkesat e këtij rregulli teknik.
Përveç detyrimeve të parashikuara në ligjin 10489/2011, operatorët ekonomikë kanë edhe detyrime si më poshtë:
- Prodhuesi mban dokumenatcionin teknik dhe deklaratën EU të konformitetit për 10 vjet mbasi instrumenti matës është vendosur në treg.
- Importuesi, për 10 vjet mbasi instrumenti matës është vendosur në treg, mban në dispozicion të ISHMT-së një kopje të deklaratës EU të konformitetit dhe siguron se dokumentacioni tenik mund të jetë në dispozicion të ISHMT-së, sipas një kërkesa të saj.
Një ndër detyrimet që kanë operatorër është gjurmueshmëria.
Përmes procedurës së vlerësimit të konformitetit, procedure e detajuar në këtë rregull teknik, realizohet vlerësimi i konformitetit të një instrumenti matës me kërkesat thelbësore. Pas realizimit të procedurës lëshohet një deklaratë, e cila njihet si Deklarata EU e konformitetit.
Gjithashtu në këtë rregull teknik gjendet informacioni mbi markimin e konformitetit si dhe parimet e pergjithshme, rregullat si dhe dhe kushtet për markimin CE dhe markimin metrologjik plotësues.