Më 25 Qershor në kuadrin e projektit “Technical assistance for carrying out efficient market surveillance” me pjesëmarrjen e inspektorëve të Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Produkteve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, u zhvillua trajnimi “Vlerësimi i riskut”. Ky trajnim kishte për qëllim trajtimin e bazës për vlerësimin e rrezikshmërisë së produkteve joushqimore, duke marrë parasysh konsumatorin për të cilën është i destinuar, dëmtimin që mund të sjellin dhe shkallën e probabilitetit të ndodhjes së lëndimeve.
Për të ilustruar mënyrën se si klasifikohen risqet, i ulët/mesatar/i lartë apo serioz në përputhje me guidat e RAPEX u morën shembuj konkret për produkte të kategorive të ndryshme si elektrike, mekanike, lodra, artikuj të fëmijëve etj. Gjithashtu u trajtuan shembuj të paraqitur nga eksperti i fushës duke përdorur edhe portalin “Risk Assesment Guideline” RAG të Komisionit Europian.