🟢 RAPORT JAVOR 26 – 30 Tetor 2020
ℹ Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), nëpërmjet grupeve të inspektimit, ka vijuar punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe monitorime si pjesë e Task Forcës Anti Covid.
👉 Përgjatë datave 26 – 30 Tetor 2020 janë realizuar:
✔ 213 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19. Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente.
✔ 11 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet,
✔ 5 inspektime për instrumentet matëse në përdorim,
✔ 15 inspektime për sigurinë e ashensorëve në përdorim,
✔ 5 inspektim per lodrat në parqe,
✔ 3 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to
📌 Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore.