🟢 RAPORT JAVOR 16 – 20 Nëntor 2020
ℹ Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), nëpërmjet grupeve të inspektimit, ka vijuar punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe monitorime si pjesë e Task Forcës Anti Covid.
👉 Përgjatë datave 16 – 20 Nëntor janë realizuar:
✔ 231 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë Covid-19. Çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente.
✔ 19 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to,
✔ 9 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për parapaketimet,
✔ 7 inspektime për instaluesit e ashensorëve,
✔ 5 inspektime për sigurinë e ashensorëve në përdorim,
✔ 4 inspektime për instrumentat matëse ligjërisht të kontrolluar,
✔ 8 inspektime për sigurinë e produkteve mekanike,
✔ 7 inspektime për detergjentët.
📌 Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore.