Me datë 23/10/2018, në ambientet e Hotel Tirana International, Inspektorati Shtetëror I Mbikëqyrjes së Tregut me mbështetjen teknike të GIZ Albania, zhvilloi një workshop, në kuadër të çështjeve për të drejtat e autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to. Në këtë workshop ishin pjesëmarrës gjithashtu përfaqësues nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, Drejtoria e të Drejtës së Autorit dhe nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Fjala e hapjes u mbajt nga Kryeinspektori I ISHMT-së  znj. Ejana Xhixha dhe u ndoq nga eksperti ligjor z. Thomas Dillon, Organizata Botërore për Pronësinë Industriale (WIPO). Gjatë këtij aktiviteti një ditor, eksperi i WIPO diskutoi çështje të elementëve ligjorë të së drejtës së autorit, piratërisë online dhe krimit internacional në fushën e pronësisë intelektuale. Nga të pranishmit u ngritën pyetje dhe u trajtuan raste nga praktika lidhur me zbatimin e të drejtave të autorit në procesin inspektues në Shqipëri si dhe në vendet Evropiane.